Flasin ekspertët/ Çfarë duhet që ligji për gjuhët të gjej zbatim të plotë

Ekspertët vlerësojnë se pa mbikëqyrje dhe sanksione, ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të gjente zbatim të plotë.

Një ditë pas deklaratës së kreut të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë Taki Fiti, se maqedonishtja duhet të ketë funksion integrues kurse inspektoratet dhe kontrollet e parashikuara me ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk u shërbejnë shoqërive multietnike, albanologia Ajtene Qamili vlerëson të kundërtën. Sipas saj, përveç nevojës për vëzhgim të drejtë dhe sanksione, për shkelësit, është e rëndësishme që këto organe të mos politizohen.

“Besoj dhe jam në qëndrimin se duhet patjetër të ketë sanksione sepse atë e vërejtëm edhe nga ligji i deritanishëm që ishte në zbatim, për shkak se nuk e kishte pjesën e sanksionimit, prandaj edhe nuk zbatohej, apo zbatohej në mënyrë selektive. Në këtë inspektorat dhe në këtë Agjenci për zbatimin e ligjit të gjuhëve, u bëj apel institucioneve shtetërore që të mos i politizojnë këto dy organe, por të fusin njerëz të kualifikuar, njerëz kompetent”, deklaroi albanologia Ajtene Qamili.

Në të njëjtën mendim është edhe analisti Alajdin Demiri.

“Në esencë unë mendoj se nuk duhet të ekzistojnë sanksionet, për mos-përdorimin ose përdorimin e nuancave të ndryshme. Këto sanksione ma merr mendja janë në ligj sepse në praktikë ka një kohë të gjatë që shprehet një vrerë, një urrejtje ndaj gjuhëve të ndryshme edhe atë me fshirjen e emrave ose emërtime në gjuhën shqipe, me mbsihkrime, me mjete të ndryshime. Sanksioni pikërisht këtu e ka kuptimin e vet”, tha analisti Alajdin Demiri.

Qamili dhe Demiri vlerësojnë se do të ishte e padrejtë që sanksione të ketë vetëm për ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase. Ligji për përdorimin e maqedonishtes parashikon gjobë prej 10 deri 200 mijë denarësh për personin juridik që do të publikojë tekst të pa lekturuar, 1 deri 35 mijë denarë gjobë për personin përgjegjës dhe tërheqje të materialeve të publikuara…

Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase. Neni 13.

Me gjobë në vlerë prej 10 mijë deri në 200 mijë denarësh do të dënohet për shkelje personi juridik i cili do të publikojë tekst të pa lekturuar.

Me gjobë në vlerë prej 1 mijë deri në 35 mijë denarësh do të dënohet personi përgjegjës në personin juridik, kur deri te shkelja e paragrafit të parë të këtij neni ka ardhur me veprimet e tij ose me lëshimet e tij pas vëzhgimit të detyruar.

Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij ligji mund të caktohet masë e sigurisë për marrjen e materialeve me të cilat është bërë shkelja.

Ligji për përdorimin e gjuhëve i miratuar së fundmi, parashikon gjobë prej 4 deri 5 mijë eurosh për organet që nuk e zbatojnë atë kurse me vlerë prej 30% të kësaj shume, gjobitet personi përgjegjës.

Ligji për përdorimin e gjuhëve. Neni 22 (1)

Gjobë me vlerë prej 4 mijë deri në 5 mijë euro të kthyera në denarë për shkelje do të caktohet për organet si dhe të gjithë institucionet tjera për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.

Gjobë në vlerë prej 30% nga vlera e llogaritur e gjobës do t’i caktohet personit zyrtar dhe përgjegjës në organet nga neni 1 i këtij ligji.

Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka lëvizur nga qëndrimi I tij për mos-dekretimin e këtij ligji. Nga Gazeta Zyrtare së fundmi thanë se në momentin kur ligji i miratuar për përdorimin e gjuhëve do të arrijë tek ato, do të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Flasin ekspertët/ Çfarë duhet që ligji për gjuhët të gjej zbatim të plotë
Flasin ekspertët/ Çfarë duhet që ligji për gjuhët të gjej zbatim të plotë
Flasin ekspertët/ Çfarë duhet që ligji për gjuhët të gjej zbatim të plotë
https://1.bp.blogspot.com/-wAAardyCMMI/WrPkZcAJQwI/AAAAAAAAVOw/88NqlkHm81wYC7XVHtfriZUgM7hapexVACLcBGAs/s640/talat-xhaferi-620x330-696x370.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-wAAardyCMMI/WrPkZcAJQwI/AAAAAAAAVOw/88NqlkHm81wYC7XVHtfriZUgM7hapexVACLcBGAs/s72-c/talat-xhaferi-620x330-696x370.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/flasin-ekspertet-cfare-duhet-qe-ligji_22.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/flasin-ekspertet-cfare-duhet-qe-ligji_22.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy