FOTO: Enigma e një objekti të rrallë të zhdukur në ’89

Me një moshë më shumë se 15 shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë.

Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën.

Ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës që është një degë e lumit Drino, në të djathtë të qytetit të vogël të Libohovës.

Nga periudha bizantine deri më sot quhet Labova e Kryqit dhe emri lidhet me kryqin e kishës në fjalë.

Historia e Kryqit të Laboves zë fill në vitin 326 Pas Krishtit.

Shën Elena, nëna e Kostandinit të Madh të Bizantit, gjeti në Jeruzalem kryqin ku ishte kryqëzuar Krishti.

Ky kryq u nda në dy pjesë, një pjesë mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë.

Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë. Një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e kishës së Labovës.

Një nga studiuesit shqiptarë që pjesën më të madhe të jetës së tij ja kushtoi Kishës së Labovës së Kryqit, Gazmend Muka(1964-2012), ka shkruar se ky kryq u soll në Labovë në prill të vitit 559 nga Kostandin Shpatari.

Mukaj shkruan se brenda kryqit ndodhej një kuti druri e punuar hollë.

Brenda kësaj kutie të vogël konservohej një copë druri rreth 152 gram.

Llogjika të thotë se Kostandini, duke qenë shpatar i Perandorit Justinian si njeri me influencë, ashkëlën për Kryqin e Kishës së fshatit të tij duhet ta ketë marrë nga Kryqi origjinal që gjeti Elena.

Për banorët e fshatit Labove dhe fshatrave për rreth, ky kryq për 1430 vjet ka qenë kryq i mrekullive, çudibërës dhe qetësues.

Kur në vitin 1967 u shkatërruan të gjitha kultet fetare, ky kryq u fsheh dhe u ruajt.

Ai u vodh në vitin 1989 dhe asnjëherë nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve private nga banorët apo apeleve të shumta për rikthimin e tij në kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit.

Megjithëse për këtë ngjarje u gjykuan dhe u dënuan tre persona asnjëherë nuk u mor vesh se ku përfundoi ai./ditaZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTO: Enigma e një objekti të rrallë të zhdukur në ’89
FOTO: Enigma e një objekti të rrallë të zhdukur në ’89
https://1.bp.blogspot.com/-fjD2VRkpIwc/Wrb6jARP9OI/AAAAAAAAFFg/gTsYP2pamdIrw4jsbcRyrk42u8324af0QCLcBGAs/s640/labov-3-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-fjD2VRkpIwc/Wrb6jARP9OI/AAAAAAAAFFg/gTsYP2pamdIrw4jsbcRyrk42u8324af0QCLcBGAs/s72-c/labov-3-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/foto-enigma-e-nje-objekti-te-rralle-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/foto-enigma-e-nje-objekti-te-rralle-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy