FOTO/ Gravura e rrallë e botuar në vitin 1937, kur Skënderbeu hynte në Krujë

Nga Armand Plaka/

Në vitin 1937, në një numër të veçantë kushtuar 25-vjetorit të Pavarësisë, Revista LEKA, e cila botohej në Shkodër, botonte edhe këtë gravurë të rrallë (dhuruar me ç’duket nga shqiptarët e Izmirit) ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Gravura, siç citohet në diçiturë, është shkëputur si njësi ilustrative për dramën historike me katër akte “Skënderbeu, ose Heroi i Krishterë”, e cila u shkrua në vitin 1862 nga A.C. Guenot e që u vu në skenat e Parisit disa herë gjatë fundit të shekullit IX.

Është interesant fakti se gravura në fjalë nuk gjendet në botimin origjinal të tekstit të dramës së përpunuar në vitin 1891, nga Rogatien Faurrès, dhe duket se përbën një material të rrallë edhe sot e kësaj dite, pasi nuk gjendet në asnjë nga botimet e studimet mëvonshme që janë bërë për Skënderbeun e Shqipërinë, e as në prurjet e reja të viteve të fundit, falë dixhitalizimit të shumë fondeve të bibliotekave publike e private.

Kurse vetë botimi i autorit origjinal i vitit 1862, ndonëse përmendet në bibliografitë kushtuar autorëve francezë që kanë shkruar për Shqipërinë ( shih: Vepra të autorëve e studiuesve francezë për shqiptarët, Shek. XVI-XX, nga Etleva Domi dhe Aferdita Harxhi, 2001), nuk ka lënë thuajse asnjë gjurmë në biblioteka e projekte të tjera, duke mbetur thjesht një referencë, pa arritur të studiohet e t’u nxirren si pasojë në pah as këto elmentë në dukje të parëndësishëm, por shumë interesantë e të qenësishëm./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTO/ Gravura e rrallë e botuar në vitin 1937, kur Skënderbeu hynte në Krujë
FOTO/ Gravura e rrallë e botuar në vitin 1937, kur Skënderbeu hynte në Krujë
https://4.bp.blogspot.com/-Ho8oU9T-9q0/WrMgw4qEdSI/AAAAAAAAExg/_g7Gqg5Q8vgsvauDUnXwQqt7ibkaZFxwACLcBGAs/s640/29433161_10155722297221028_6320800533657936647_n.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Ho8oU9T-9q0/WrMgw4qEdSI/AAAAAAAAExg/_g7Gqg5Q8vgsvauDUnXwQqt7ibkaZFxwACLcBGAs/s72-c/29433161_10155722297221028_6320800533657936647_n.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/foto-gravura-e-rralle-e-botuar-ne-vitin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/foto-gravura-e-rralle-e-botuar-ne-vitin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy