FOTO/ Përgjigja skandaloze e FSHF për fushën ku rrezikohet jeta: Deri tani nuk ka pasur probleme…

Thellohet skandali i licencimit të fushës së Yrshekut nga ana e FSHF-së. Fusha sportive në fjalë gjendet përkrah shtyllave të tensionit të lartë dhe përmbi të kalojnë kabllot e korrentit që rrezikojnë jetën e atyre që luajnë poshtë tyre.

Klubi i Luzit i ka bërë kërkesë FSHF-së që të luhet në një terren tjetër ndeshja ndaj Vorës e cila zhvillon në këtë impiant ndeshjet e saj, pasi fusha në fjalë ishte e rrezikshme për jetën e lojtarëve.

Për më tepër, klubi argumentonte se kompleksi ishte i papërshtatshëm dhe nuk plotësonte standartet as me ambientet e brendshme, as me cilësinë e terrenit me bar artificial dhe as sa u përket shkallarëve të tifozëve, të cilat janë të amortizuara e shumë mirë mund të bëhen problem qoftë edhe për hedhjen e sendeve në fushë.

Përgjigja që institucioni i futbollit i ka kthyer klubit, është sa qesharake, aq edhe tragjike sa i përket argumentimit me të cilin injorohet rreziku ndaj jetës që u kanoset klubeve dhe lojtarëve të ndryshëm që zbresin në këtë terren sportiv.

“Përshëndetje. Në përgjigje të shkresës tuaj të datës 16.03.2018, ju informojmë se Komisioni i Licensimit të Klubeve e ka Licencuar Kompleksin Olimpik në Yrshek për zhvillimin e të gjitha ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Kampionatin e të rinjve dhe të Femrave për sezonin 2017-2018.

Për sa më sipër ju njoftojmë se në këtë Kompleks janë zhvilluar deri tani të gjitha ndeshjet e Kampionateve Kombëtare të sipërcituara dhe gjatë zhvillimit të këtyre ndeshjeve nuk janë hasur probleme, si në shëndetin e lojtarëve ashtu edhe në mbarëvajtjen e ndeshjes për tifozët”, shkruihet në përgjigjen që FSHF u ka kthyer drejtuesve të Luzit.

E thënë më thjeshtë, këndvështrimi i papërgjegjshëm i zyrtarëve të FSHF-së ështe se meqë deri tani në këtë terren nuk ka ndodhur asgjë, do të vazhdohet të luhet aty. Me sa duket në pritje të tragjedisë…/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTO/ Përgjigja skandaloze e FSHF për fushën ku rrezikohet jeta: Deri tani nuk ka pasur probleme…
FOTO/ Përgjigja skandaloze e FSHF për fushën ku rrezikohet jeta: Deri tani nuk ka pasur probleme…
https://1.bp.blogspot.com/-f5lUQs-aBCg/WrGxPFChnvI/AAAAAAAAEp8/G37TsrZu2y8V1zgTYjtYB7ijyCqTOTZuwCLcBGAs/s640/29496411_10216563867436083_6951423462137135104_n-e1521553572454.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-f5lUQs-aBCg/WrGxPFChnvI/AAAAAAAAEp8/G37TsrZu2y8V1zgTYjtYB7ijyCqTOTZuwCLcBGAs/s72-c/29496411_10216563867436083_6951423462137135104_n-e1521553572454.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/foto-pergjigja-skandaloze-e-fshf-per.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/foto-pergjigja-skandaloze-e-fshf-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy