Frika e munguar e Berishes dhe frika e shqiptarëve

Nga Skënder Minxhozi/

Një jetë e tërë në politikë, madje në majë të saj, duket se nuk i ka mësuar Sali Berishës se politikani, ashtu si njerëzit e thjeshtë, duhet të mësohet të ketë frikë. Frikë nga ligji, nga shkelja e sinoreve të detyrës që mban, nga humbja e mbështëtetjes së popullit apo edhe nga urrejtja e tij. Në studion e Sokol Ballës pamë një ish-kryeministër që refuzon edhe pas shumë vitesh, t’i heqë ndonjë “cifël” çfarëdo listës së atyre që ka bërë gjatë rrugës plot ulje-ngritje të karrierës së tij të gjatë politike.

Me Kanunin në njërën dorë dhe armën e snajperit në dorën tjetër (për të vrarë Edi Ramën, siç e tha vetë), Berisha u shfaq shumë i shqetësuar se mos për dreq, për një fraksion sekonde, shqiptarët perceptojnë sadopak ndonjë shenjë thyerje, zbutjeje apo tërheqje nga ato që ka thënë apo bërë, kur kishte në dorë të gjithë shtetin (helbete, kohët s’janë të mira dhe më marrin për të dobët)! Me një ego që vetëm ai di ta shpalosë publikisht sa herë që ka përpara një kamera televizive, ish-kryeministri na tregoi se refuzon akoma edhe sot e kësaj dite, të pranojë qoftë edhe për një çast të vetëm, se mungesa e frikës, e jo e kundërta e saj, ka qenë një ndër problemet dhe fatalitetet më të mëdha që ka hasur ky vend në historinë e tij pluraliste.

Mungesa e frikës së Sali Berishës është njër problemet madhore të historisë tonë politike. Kemi pasur një prijës idhnak dhe autoritarist, në vend që të kishim një politikan liberal të zgjedhur me votë, që i frikej ligjit dhe abuzimit me pushtetin. Mosfrika e Sali Berishë i ka prodhuar drama kombëtare Shqipërisë. I ka prodhuar ashpërsinë e skajshme të qëndrimeve në mars 1997 kur u rizgjodh nga parlamenti i kallashnikovëve, vullnetin për konflikt civil një vit më pas, cinizmin ndaj të vrarëve dhe teoritë qesharake të puçit në 21 janar, apo të tjera bëma që sot kanë hyrë në historinë traumatike të këtij vendi. Me të vetmen kulturë politike që ka njohur dhe ndjekur nga pas verbërisht, atë të urrejtjes politike dhe të tensioneve të përhershme me kundërshtarët, Berisha ka qenë dhe pjesërisht ende mbetet gjeneratori kryesor i teorisë së konfliktit, e cila ka rrezatuar rregullisht valët e saj sizmike në të gjithë shoqërinë shqiptare të tranzicionit.

Një lider politik që kumton hapur dhe me forcë, edhe shtatë vjet pas një ngjarjeje ku u vranë brutalisht katër njerëz të paarmatosur në mes të bulevardit, se kishte bërë gati snajperat nëpër çatitë e shtetit, nëse turma rikthehej te godina e qeverisë, tregon se nuk ka as më të voglën empati dhe përgjegjshmëri për jetët njerëzore që ka përpara. Ka vetëm frikë se mos humbasë pushtetin. Frika nuk korrupton, thotë shkrimtari i madh amerikan Shtajnbek, ajo që korrupton është frika e humbjes së pushtetit.

Berisha i përgjigjet pikërisht paradigmës së Shtajnbekut. Ka pasur gjithmonë trimëri për të ruajtur pushtetin e vet, duke frikësuar në të njëjtën kohë qindra mijë të tjerë që vuajtën pasojat e mungesës së tij të frikës. Madje më saktë, të frikës së tij nga të pasurit frikë. Viti ’97 është kryeprova e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, e cila vendosi në epiqendër pushtetin dhe obsesionet që rrjedhin prej tij, duke shpërfillur fatet e vendit dhe jetët njerëzore që zuri nën vete makineria brutale e pushtetit. Eshtë dëshpëruese që Berisha i vitit 2018 vazhdon të duartrokasë pikë për pikë “avatarin” e tij autoritarist të viteve ’90. Kësaj i thonë të refuzosh të mësosh nga gabimet.

Teksa thotë se s’ka frikë, Berisha nuk harron të përkujdeset për të qenë “në rregull me letrat”. E provoi edhe në Real Story këtë insistim për të mos pranuar asgjë. I ftuar në studion e një “puçisti”, Sali Berisha mohoi çdo lidhje me dramën dhe bishtat antiligjorë që prodhoi 21 janari, por edhe me të tjera momente delikate të karrierës së tij të gjatë. E parë kështu, mungesa e frikës së ish-kryeministrit relativizohet e mpaket ndjeshëm. Një tjetër lider merr formë, nën petkun e fjalëve prej të forti që artikulon. Një lider syhapur dhe i kujdesshëm, që i ndodhur sot në stacionin e fundit të karrierës së tij, nuk e shmang dot, megjithëse përpiqet me të gjitha forcat, tundimin për të lënë një bilanc sadopak normal pas vetes. Por siç e dimë, koha fiton gjithmonë. Betejën me të s’e ka fituar askush. As Sali Berisha./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6995,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2066,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,407,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Frika e munguar e Berishes dhe frika e shqiptarëve
Frika e munguar e Berishes dhe frika e shqiptarëve
https://2.bp.blogspot.com/-XZ7ae_5FJgQ/WqHbPQxBbTI/AAAAAAAADcQ/KWhAW0tvGhgdI6JrbgpJGioAIHeQ5kIaACLcBGAs/s640/skender-minxhozi.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-XZ7ae_5FJgQ/WqHbPQxBbTI/AAAAAAAADcQ/KWhAW0tvGhgdI6JrbgpJGioAIHeQ5kIaACLcBGAs/s72-c/skender-minxhozi.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/frika-e-munguar-e-berishes-dhe-frika-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/frika-e-munguar-e-berishes-dhe-frika-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy