“Gabimisht është vrarë Azem Hajdari – qëllimi ishte vrasja e Sali Berishës”

Ismet Haxhias vazhdon të ngulmojë fort se prita e asaj nate ku humbi jetën Azem Hajdari ishte për Sali Berishën.

“Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum.

Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin”- deklaron ai për panorama.

Ismet Haxhias vazhdon të ngulmojë fort se prita e asaj nate ku humbi jetën Azem Hajdari ishte për Sali Berishën.

“Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum.

Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin”- deklaron ai për panorama.

Sipas Haxhias, Sali Berisha i tha Hajdarit të dilte të shihte se kush ishin personat jashtë selisë së PD-së.

Rrëfimi i Ismet Haxhia:

“Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha. Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës”, ka thënë Hakaj.

Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë. Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku. Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë.

Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar. Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë.

Është plagosur edhe Zenel Neza. Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë.

Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë.

Që në fund të historisë të dilte që Azemin e vrau Berisha me njerëzit e vet”, ka thënë Haxhia./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Gabimisht është vrarë Azem Hajdari – qëllimi ishte vrasja e Sali Berishës”
“Gabimisht është vrarë Azem Hajdari – qëllimi ishte vrasja e Sali Berishës”
https://3.bp.blogspot.com/-TJUW-QrAmxM/Wp0a8pbD__I/AAAAAAAADHY/4MXsmw3og0w7sh3OUai7hE27yUYCZtxqgCLcBGAs/s640/et-510x358.png
https://3.bp.blogspot.com/-TJUW-QrAmxM/Wp0a8pbD__I/AAAAAAAADHY/4MXsmw3og0w7sh3OUai7hE27yUYCZtxqgCLcBGAs/s72-c/et-510x358.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gabimisht-eshte-vrare-azem-hajdari.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gabimisht-eshte-vrare-azem-hajdari.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy