“Gërdeci” dhe “21 Janari”, Arta Marku paralajmëron rihapjen e dosjeve

Në 10-vjetorin e Gërdecit, Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se po shqyrtohen mundësitë për rihapjen e dosjes së shpërthimit tragjik ku humbën jetën 26 persona.

Një tjetër dosje e fortë është edhe 21 Janari, ku u vranë 4 protestues në demonstratën e opozitës socialiste asokohe. E njëjta përgjigje si për Gërdecin ishte edhe për 21 Janarin nga Arta Marku, që theksoi se po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike për të rihapur dosjen.

Sokol Balla: Zonja Marku, 10 vjet më parë, si sot në 15 marsin e vitit 2008, në një zonë nevralgjike jashtë Tiranës, midis rrugës nacionale dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar, ndodhi një tragjedi, tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën në total 28 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Një proces gjyqësor i cili u paragjykua shumë për mënyrën se si u zhvillua hetimi, për njerëzit që u thirrën në hetim dhe njerëzit që nuk u thirrën në hetim. Megjithëse një nga paraardhëset tuaja, zonja Ina Rama pati deklaruar në një intervistë më mua që për shembull do të thërriste edhe djalin e Kryeministrit, ajo donte por një gjë e tillë nuk ndodhi. A do të rihapen hetimet për dosje të tilla, po e filloj nga Gërdeci.

Arta Marku: Ka një numër dosjesh si kjo e Gërdecit, të cilat kanë dominuar opinionin publik që nga fillimi, që nga hapja e këtyre dosjeve. Dhe ky dominim ka pasur një amplitudë të ndryshueshme në varësi të zhvillimeve politiko-shoqërore që kanë ndodhur në vend. Shumë persona kanë dhënë opinione, gjykime, mendime në lidhje me ecurinë e këtyre dosjeve. Unë natyrisht që nuk mund të jap një mendim, një zgjidhje në këtë moment pasi në demokraci gjithçka ndodh, por drejtësia para se të jeta veprim është procedurë. Dhe pavarësisht vullnetit individual apo institucional, nëse ky nuk përkthehet në procedurë atëherë është i destinuar të dështojë. Këto çështje natyrisht që po shqyrtohen nëse ka mjete juridike të paezauruara, mjete të zakonshme ose jashtëzakonshme dhe a ka mundësi prokuroria që t’i përdorë këto mjete që mund të jenë të paezauruara në drejtim të rihapjes së këtyre dosjeve, megjithatë kjo çështje po shqyrtohet nga ana jonë, nga ana teknike-juridike.

Sokol Balla: Për shembull një çështje tjetër për të cilën diskutohet shumë, unë i kam kushtuar shpeshherë emisione, pasi është një çështje shumë sensitive, ngjarjet e 21 janarit. Dhe shpesh flitet, t’i rikthehemi procedurave, për mënyrën se si është zhvilluar procesi i 21 janarit, se deri diku procedurat nuk ta lejojnë një rihapje të tij. Por kjo, jo kur ka indice të reja. Për shembull rasti i Aleks Nikës natyrisht kjo është një çështje që nuk është ezauruar nga pikëpamja procedurale, pasi për vrasjen e Aleks Nikës sot nuk kemi një emër, e para. E dyta, kemi deklarime të reja, për shembull, pak ditë më parë ish-Kryeministri i vendit ishte në emision me mua dhe bëri deklarata të forta publike dhe prokuroria edhe kryesisht nisur nga këto ngacmime mediatike, mendojnë shumë veta, se duhet të rihapë hetimet, për 21 janarin po flasim në këtë rast.

Arta Marku: Unë nuk mund të them asgjë më tepër se ajo që thashë pak më parë në lidhje me këtë. Pra, pavarësisht vullnetit individual dhe institucional që nuk mungon, ne po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike të zakonshme apo të jashtëzakonshme të paezauruara. Dhe nëse do të ketë një hapësirë që këto mjete mund të përdoren atëherë vullneti është që të përdoren./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Gërdeci” dhe “21 Janari”, Arta Marku paralajmëron rihapjen e dosjeve
“Gërdeci” dhe “21 Janari”, Arta Marku paralajmëron rihapjen e dosjeve
https://3.bp.blogspot.com/-_UEevhLmQf8/Wqsd8fLN4tI/AAAAAAAAEJQ/9vv7Qd6dqwwzYnu7hqAJ4hj9yXmny78-ACLcBGAs/s640/ARTA-MARKU.png
https://3.bp.blogspot.com/-_UEevhLmQf8/Wqsd8fLN4tI/AAAAAAAAEJQ/9vv7Qd6dqwwzYnu7hqAJ4hj9yXmny78-ACLcBGAs/s72-c/ARTA-MARKU.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gerdeci-dhe-21-janari-arta-marku.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gerdeci-dhe-21-janari-arta-marku.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy