Gravura e rrallë, ja si ishte flamuri shqiptar 540 vjet më parë/FOTO

Nga Aurel Plasari - “Marrja e Krujës nga Mehmeti II” është njëra prej gravurave të punuara nga Jost Amman (1539-1591) që shoqërojnë veprën e Marin Barletit në vëllimin III të përmbledhjes “Kronika të turqve” (Chronicorvm Tvrcicorvm) (1578) nga Philippo Leonicero. Bën përshtypje se si në qytetin që po digjet dhe ndërsa banorët po masakrohen, në njërën nga kullat e tij dallohet ende tek valëvitet flamuri me shënjesën heraldike të Kastriotëve, shqiponjën e zezë me dy krerë, sado që e skicuar “kalimthi”. E zmadhuar shënjesa nuk lë vend për dyshim.

flamuri
(Me rreth flamuri shqiptar i vitit 1478)

Mbas vdekjes së Skënderbeut, në përfundim të një qëndrese prej më se një viti të garnizonit të Krujës, nën komandën e një venedikasi (një Jacopo da Mosto, simbas Romaninit ose një Piero Vettori, simbas Kronikës së Benedetto Deit), ndaj një rrethimi të egër, Kruja dorëzohej më 15 qershor 1478 e shtrënguar urie. Gjatë dorëzimit të qytetit, me gjithë premtimin e pushtuesit për t’i lënë banorët të delnin të lirë së toku me pasuritë e tyre, me urdhër të sulltanit u veprua ndryshe: meshkujt u therën, kurse femrat dhe fëmijët u morën skllevër për t’u përdorur nëpër haremet.

Bënë përjashtim vetëm disapak pasunarë, të cilët e blenë jetën e tyre duke paguar (Romanin, Storia documentata, IV, 379, ASV). Tursun-beu, kronikan i Mehmetit II, ka “argumentuar” kështu këtë “ndëshkim” të mbrojtësve të kryekështjellës së Arbërisë, Akça-Hisarit, nga ana e sulltanit: “Ati i Pushtimeve e kishte marrë dhe nënshtruar mbarë territorin e asaj fortese, si dhe kishte prerë rrugët nëpërmes të cilave i mbërrin asaj nga toka e nga deti nozullimet dhe ndihmat.

Deri aty u detyruan të pafetë e mallkuar sa të hanin padallim qen, mace dhe krimba. Ngase rruga e përshkuar në rastin e ekspeditës kundër fortesës së Shkodrës kalonte pranë, të tmerruar nga mundësia e një sulmi prej ushtrisë osmane, të pafetë pranuan të dorëzoheshin. Por kur ishte e qartë se ata qenë dorëzuar ngaqë nuk kishin ç’të hanin, sulltan Mehmeti u shpreh i mendimit se mëshira nuk do të hynte aspak në punë. Ndaj dhe, si shpërblim për kokëfortësinë e tyre, mbështetur në fjalën që thotë se “fara është shkak për shtim”, të pafetë besëpakë vajtën t’i bënin shoqëri shpatës ndëshkimore dhe, për mrekulli të një aso shoqërie, skeletet e trupave të tyre u dyfishuan në numër” (Turgun-Beg, Târih-i ebül’feth, 169).

Për venedikasin Navagero komandanti i qytetit së toku me familjen u çuan skllevër në Kostandinopojë (Navagero, Storia, 1153). Ndërsa, simbas gjenovezit Benedetto Dei: “U mor kështjella [e Krujës] më 5 të shtatorit dhe brenda ishte komandant dhe guvernator Piero Vettori, të cilit me urdhër të Turkut të Madh ia prenë të dyja duart...” (La Cronica dall anno 1400 all’ anno 1500, 87 verso). Në “Shpalljen për pushtimin e Krujës”, lëshuar nga Mehmeti II fill mbas pushtimit të qytetit, ai nuk harronte të njoftonte: “Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pabesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm...” (“Fetih-name-i Akçehisar”, nga “Burime osmane”, 382). Në qytetin e zbrazur u vendosën kolonë turq, ndërsa vetë qytetit iu ndërrua emri; deri në shek. XIX të krishterët do ta kishin të ndaluar, me ndëshkim vdekjeje, hyrjen natën në qytezë (Jireček, Albanien, 83)./Shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gravura e rrallë, ja si ishte flamuri shqiptar 540 vjet më parë/FOTO
Gravura e rrallë, ja si ishte flamuri shqiptar 540 vjet më parë/FOTO
https://1.bp.blogspot.com/-PJloKCS_TaU/WqQxY1EniLI/AAAAAAAAUfk/YwVE6JAe_QUvnCCWpdh2m7J72cKVoBU4ACLcBGAs/s640/328838_2.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-PJloKCS_TaU/WqQxY1EniLI/AAAAAAAAUfk/YwVE6JAe_QUvnCCWpdh2m7J72cKVoBU4ACLcBGAs/s72-c/328838_2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gravura-e-rralle-ja-si-ishte-flamuri.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gravura-e-rralle-ja-si-ishte-flamuri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy