Herdi Prenga: Kam zgjedhur vetë Shqipërinë me zemër

Një nga risitë e grumbullimit të Kombëtares është edhe mbrojtësi Herdi Prenga. Futbollisti i lindur dhe rritur në Kroaci, që luan me Inter Zapresiç, ka shpjeguar se për të, kjo ftesë është krenari e madhe dhe se do të bëjë maksimumin të tregojë veten, siç ka bërë me Shpresat.

“Janë emocione shumë të mëdha për mua, kam punuar shumë për këtë thirrje nga Kombëtaraj A e Shqipërisë dhe do jap maksimumin siç kam dhënë me Shpresat.

Jam këtu të jap maksimumin, të paraqes veten sa më mirë. Tani të shohim, do punoj në stërvitje, pastaj trajneri do të zgjedhë nëse do të më japë shans apo jo, Unë e pres dhe do të jem gati.

Ftesa është një gjë shumë e madhe, jam shumë krenar që jam këtu, janë shumë futbollistë të mirë që luajnë në kampionate të forta dhe të shohim se ku jam në krahasim me ata.

Nuk është gjë e vogël të luash me kombëtaren shqiptare. Konkurrenca është shumë e madhe se të gjithë janë lojtarë të mirë, luajnë në kampionate të forta, me ekipe të mira, por edhe unë jam në formë.

Panucci? Dje nuk kam folur shumë me të, të shohim, do të flasim dhe të shohim mendimet e tij. Këtu ka shumë të rinj, ka edhe që kanë luajtur para dy vitesh me Shpresat.

Ka lojtarë shumë të mirë dhe mendoj se ka cilësi të lartë për t’u kualifikuar në Europianin tjetër.

Refuzimi i të tjerëve? Unë erdha se ndihem shqiptar dhe kaq. Nuk kam pasur problem, kam zgjedhur vetë për kë do të luaj, as nuk kisha mendim tjetër, zgjodha menjëherë”,- ishin fjalët e mbrojtësit Herdi Prenga në konferencën e sotme për shtyp./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Herdi Prenga: Kam zgjedhur vetë Shqipërinë me zemër
Herdi Prenga: Kam zgjedhur vetë Shqipërinë me zemër
https://1.bp.blogspot.com/-hqli_A1rnLQ/WrG8y5rp9wI/AAAAAAAAEuU/m4okHehIqPoeOG7AUVkCuQXvobTD-_5PQCLcBGAs/s640/prenga-696x374.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-hqli_A1rnLQ/WrG8y5rp9wI/AAAAAAAAEuU/m4okHehIqPoeOG7AUVkCuQXvobTD-_5PQCLcBGAs/s72-c/prenga-696x374.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/herdi-prenga-kam-zgjedhur-vete.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/herdi-prenga-kam-zgjedhur-vete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy