Gazeta kroate “The Dubrovnik Times” ka botuar më 15 mars 2018 një shkrim të Mark Thomas, ku flitet për mbeturinat plastike që vijnë nga Shqipëria, e që kanë ndotur Gadishullin e Peljesacit në rivierën dalmate.
Bëhet fjalë për një nga vendet e bregdetit kroat, i cili siç shihet nga fotot e botuara nga mediat vendase, është ndotur nga qese plastike, ambalazhe me mbishkrime shqiptare dhe mbeturina të tjera, shkruan Javanews.
Historia e plehrave “Made in Albania” nuk është e re. Ato emigrojnë nga bredgeti shqiptar, kryesisht nga grykëderdhja e lumenjve të Veriut të Shqipërisë, drejt brigjeve të Malit të Zi e Kroacisë. Edhe më përpara është shkruar e folur për shishet e birrës dhe kanoçet me mbishkrime shqiptare, të cilat pushtonin plazhet e fqinjëve veriorë, duke shqetësuar autoritetet për dëmtimin e sezoneve turistike të vendeve të prekura.
Shkrimi i gazetës kroate mbyllet duke thënë se imazhet e plehrave në bregdet janë shpërndarë kryesisht në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe llogarinë e një aktivisti shqiptar të mjedisit, i cili i ka postuar nën diçiturën “Kroaci, na fal”!/ZgjohuShqiptar.info
KOMENTONI