Hodaj: Shumë shpejt rezultate konkrete nga vettingu në polici

Brenda disa javësh do të ketë rezultate konkrete të procesit të vettingut në Policinë e Shtetit.

Kështu deklaron zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj duke theksuar se mbështetja dhe vlerësimi i FBI-së për procesin e vettingut në polici janë një garanci e shtuar dhe inkurajim i vlefshëm për realizimin e një procesi cilësor, që do të ndihmojë organizatën e policisë të jetë efikase në betejën e saj të përditshme për goditjen e krimit dhe shtimin e sigurisë publike.

Hodaj nënvizon se ndihma e partnerëve ndërkombëtarë të Ministrisë së Brendshme për vettingun në polici ka qenë dhe mbetet e vyer për të siguruar rezultatet e pritshme drejt pastrimit dhe rritjes cilësore të organizatës.

Ai sjell në vëmendje takimet e zhvilluar në SHBA të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme e Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka marrë vlerësime pozitive e mbështetje edhe nga Zyra Federale e Hetimit (FBI) .

Zëvendësdrejtori i FBI-së, David L. Bowdich, gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në Uashington, ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për reformimin e policisë dhe veçanërisht procesin e vettingut.

Bowdich konstatoi se vlerat dhe standardet, mbi të cilat mbështeten këto reforma të qeverisë shqiptare, reflektojnë ato të ndjekura nga FBI. Zv/drejtori i FBI shpjegoi gjerësisht për delegacionin shqiptar si realizohet procesi i shqyrtimit të aplikimeve, hetimit të së shkuarës dhe aseteve, testimit dhe deri në fazën e nënshtrimit ndaj poligrafit. Ky proces zbatohet periodikisht nga FBI, çdo 5 vjet.

Duke marrë parasysh kohën, energjitë, burimet njerëzore dhe financiare që kërkon procesi i verifikimit të integritetit të çdo punonjësi, z.Bowdich vlerësoi nismën e Ministrit të Brendshëm për vettingun në polici, si një kontribut të çmuar për përmirësimin e kulturës së organizatës policore në Shqipëri./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hodaj: Shumë shpejt rezultate konkrete nga vettingu në polici
Hodaj: Shumë shpejt rezultate konkrete nga vettingu në polici
https://4.bp.blogspot.com/-LQxx3K9fvZU/Wrg_JKCbGrI/AAAAAAAAFKo/1wJZEY6lQR445937BST0cAIkacj537IvwCLcBGAs/s640/policia-tirane-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-LQxx3K9fvZU/Wrg_JKCbGrI/AAAAAAAAFKo/1wJZEY6lQR445937BST0cAIkacj537IvwCLcBGAs/s72-c/policia-tirane-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/hodaj-shume-shpejt-rezultate-konkrete.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/hodaj-shume-shpejt-rezultate-konkrete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy