INSTAT/Papunësia bie sërish, niveli më i ulët pas viteve ‘90

Norma e papunësisë ka shënuar sërish rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Në tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë si për meshkujt dhe për femrat ka rënë me 0,8 pikë përqindje. Edhe në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia ka rënë me 0.2 pikë përqindje. Ky është niveli më i ulët rekord i papunësisë, që është regjistruar pas viteve 1990.

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 13,7% dhe për femrat është 12,9%. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,8 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 24,6%. Në terma vjetorë, shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e tretë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar rënie prej 1,4 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 10,5%. Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rritje të lehtë prej 0,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje.

Rritet punësimi, kryesisht nga industria

Shkalla e punësimit për meshkujt është 65,6%, ndërsa për femrat 50,8%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 2,8 pikë përqindje dhe për femrat me 1,2 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 34,9%. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2017, shkalla e punësimit është 69,4%.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2016 në tremujorin e katërt të vitit 2017, është 4,3%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 8,4% në sektorin e shërbimeve dhe 7,3% në sektorin e industrisë. Në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,5%.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt 2017, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shënoi një rritje prej 0,9%. Punësimi u rrit në sektorin e industrisë me 4,5%, ndërsa në sektorët shërbimeve dhe bujqësi është në thuajse të njëjtin nivel./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: INSTAT/Papunësia bie sërish, niveli më i ulët pas viteve ‘90
INSTAT/Papunësia bie sërish, niveli më i ulët pas viteve ‘90
https://1.bp.blogspot.com/-X5YHd5qTrvY/WqcSVFMxb0I/AAAAAAAADu4/4PCJVaRkqFAd3Qtmp_pkPqIa-sRKVGGpQCLcBGAs/s640/papunesi-korrupsion-696x383.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-X5YHd5qTrvY/WqcSVFMxb0I/AAAAAAAADu4/4PCJVaRkqFAd3Qtmp_pkPqIa-sRKVGGpQCLcBGAs/s72-c/papunesi-korrupsion-696x383.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/instatpapunesia-bie-serish-niveli-me-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/instatpapunesia-bie-serish-niveli-me-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy