Izet Haxhia: Berisha i ngjan Karaxhiçit! Ja historia e partizanit serb me nënën e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar disa herë nga politikanë të ndryshëm si njëri i serbëve. Izet Haxhia ish-badigardi i Berishës, tregon një ngjarje që i kanë treguar të afërm të liderit historik të PD-së. Haxhia flet duke iu referuar të afërmve të Berishës për një partizan serb që kishte pasur lidhje me mamanë e Berishës.

Partizani i cili ka qenë në një lidhje të fshehtë më mamanë e Berishës, është babai i Radovan Karaxhiç. Berisha ka qenë gjithmonë si i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin.

Njerëz të fisit të Berishës i kanë treguar atij për një ngjarje që nuk dihet nëse është e vërtetë, apo jo, por që është shumë e silketshme, shkruan Tema.

Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë si i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. I ati i Radovanit ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori  për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës. Në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Madje, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…

Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët. Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë. Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua”, thoshte Haxhia.

Në librin e dy studiuesve të njohur britanikë, për çështjet ballkanike, Miranda Vickers dhe James Pettifer, me titull “Albania: from anarchy to a Balkan identity”, kur autorët portretizojnë Sali Berishën, thonë për të:

“In public meetings he has a very similar persona and technique to those of the Bosnian Serb lider Radovan Karadzic.”(Miranda Vickers & James Pettifer, “Albania: from anarchy to a Balkan identity”, New York University Press, Washington Square, New York 1997, p. 82)

Këtu praktikisht thuhet se Sali Berisha i ngjan Radovan Karaxhiçit sikur të jetë vëllai i tij binjak, biologjik. Kuptohet se siç ndodh në rastin e botimeve të tilla akademike, autorë janë kujdesur që të tregojnë vetëm minimumin e taktit dhe thonë se Berisha është “very similar persona” me Radovan Karaxhiçin. Veçanërisht në kohën kur Berisha i mbante flokët e gjatë dhe të ndarë në mes, kjo ngjashmëri binte tmerrësisht shumë në sy.

Në fakt, Berisha ka vuajtur jo pak nga ngjashmëria me Karaxhiçin. Kur Berisha humbi pushtetin në 1997, Karaxhiçi sapo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si kriminel lufte. Kur Berisha udhëtonte jashtë Shqipërisë, në Perëndim, e shikonin me dyshim në aeroplan dhe kur zbriste në aeroport. Shumë shpesh ndodhte që dikush të njoftonte Policinë se në aeroplanin me të cilin kishte udhëtuar ai gjendej edhe Radovan Karaxhiç. Policët shpesh e ndalonin Berishën ndalonin për një kontroll të imtësishëm. Deri kur u arrestua Karaxhiçi Berisha ka vuajtur për shkak të tij./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Izet Haxhia: Berisha i ngjan Karaxhiçit! Ja historia e partizanit serb me nënën e tij
Izet Haxhia: Berisha i ngjan Karaxhiçit! Ja historia e partizanit serb me nënën e tij
Izet Haxhia: Berisha i ngjan Karaxhiçit! Ja historia e partizanit serb me nënën e tij
https://2.bp.blogspot.com/-Z9QOI2dv3Bg/Wpz6Lkzk_jI/AAAAAAAAT9w/byH460IYEVMDMKsLhXDKKcmu2DhLheFbgCLcBGAs/s640/Berishaok-800x445.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-Z9QOI2dv3Bg/Wpz6Lkzk_jI/AAAAAAAAT9w/byH460IYEVMDMKsLhXDKKcmu2DhLheFbgCLcBGAs/s72-c/Berishaok-800x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/izet-haxhia-berisha-i-ngjan-karaxhicit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/izet-haxhia-berisha-i-ngjan-karaxhicit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy