Izraelitët befasohen në Theth: Natyra magjike shqiptare

Një grup gazetarësh izraelitë kanë realizuar së fundmi një reportazh në fshatin turistik të Thethit. Duke e cilësuar një vend magjik, në reportazh përshkruhet mënyra e jetesës në Theth, kultura e trashëguar, gojëdhënat, eposi, por mbi të gjitha kulinaria vendase. Gazetarët kanë bujtur në kullat e malësorëve, kanë ndjekur nga afër amviset vendase teksa përgatisnin ushqimet tradicionale të kësaj zone.

Gazetarët janë befasuar nga disa virtyte të veçanta të zonës që janë ruajtur ende në këtë zonë të largët të Shqipërisë. Vetë zona e Thethit gjendet në qendër të vendbanimeve të hershme të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha. Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim, u hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa Lindore për 35 vjet rresht.

Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet «Park Kombëtar». Sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj. Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. (ATSH)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Izraelitët befasohen në Theth: Natyra magjike shqiptare
Izraelitët befasohen në Theth: Natyra magjike shqiptare
Izraelitët befasohen në Theth: Natyra magjike shqiptare
https://2.bp.blogspot.com/-OmSnpQiQrrw/Wp8GBKoTIBI/AAAAAAAAUFo/z6SVAYfRzAQAkbOedPtJ3aMsp4dqU0sygCLcBGAs/s640/shutterstock_759721420.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-OmSnpQiQrrw/Wp8GBKoTIBI/AAAAAAAAUFo/z6SVAYfRzAQAkbOedPtJ3aMsp4dqU0sygCLcBGAs/s72-c/shutterstock_759721420.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/izraelitet-befasohen-ne-theth-natyra.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/izraelitet-befasohen-ne-theth-natyra.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy