Ja si dukej Tetova kur ishte Shqipëri!

, Ja si dukej Tetova kur ishte Shqipëri!

Tetova, që gjatë historisë ka luftuar kundër pan-turqizmës dhe pan-sllavizmës, ndaj dhe është vizituar nga shumë udhëpërshkrues të huaj, ishte një qytet i vërtetë me djalërinë dhe organizatën “Besa”Mbase festave të fund-vitit më mirë do të shkonte ndonjë temë që lidhet me të tashmen që përmban tone optimiste e relaksimi. Që flet për të arriturat, sukseset, apo ngjashëm. Që të ishte më e këndshme për tu lexuar! Por, kujtoj se edhe rrëfimi në vijim, i cili flet për një të kaluar të pa diskutuar sa duhet deri më tani, mbase do të zgjoi interesin e lexuesit. Meqenëse, shënimi lidhet me periudhën kontroverse të Luftës së Dytë Botërore, besoi se do të shtonte kureshtjen mbi atë se si kanë jetuar shqiptarët e këtyre viseve atyre viteve. Pra, është koha e vendosjes së administratës së shtetit shqiptar nëpër viset shqiptare në Maqedoni të njohura si “tokat e lirueme” u bë edhe organizimi i ri administrativ, u formua Prefektura e Dibrës, nën juridiksionin e saj bëni pjesë gjashtë nënprefektura, siç ishin: Struga, Kërçova, Gostivari, Reka, Tetova, me pesë bashkësi dhe me dyzetenëntë komuna.Për të qenë deri në fund i sinqertë, dua të shtoj edhe atë se, shkas u bë një informacioni që u aktualizua këtyre ditëve, nga i cili mësohet se, Tafil Boletini, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tetovës, kishte marrë nën mbrojtje institucionale hebrenjtë që ndodheshin apo kërkonin strehim gjatë luftës në Tetovë. Por, kjo është një temë në vete, për të cilën nevojiten informacionet e duhura, do të sjellim pamje se si frymonte Tetova gjatë atyre viteve.Qytetit i vërtetë“Por, neve kalimtarë të rastit, na intereson kryesisht Tetova e sotme. Dhe Tetova e sotme është qyteti më i madh dhe më i bukur i që ka Prefektura e Dibrës, dhe mund të vihet në radhën e Shkodrës dhe Korçës”, ka theksuar autori i reportazhit. “Kemi një shkallëzim ndështypjesh: Struga katund, – Kërçova gjysmë qytet, Tetova na del përpara qytet i vërtet. Tetova qytet Xhevahir i Dibrës”, thuhet ndër tjera në një reportazh të titulluar: “Tetova, një nga qendrat më aktive kundër pan-turqizmës dhe pan-sllavizmës” i huazuar nga gazeta “Tomori” me autor Vangjel Koça, të muajit tetor të vitit 1941 e cila botohej në Tiranë. Emocionet e shumta gazetareske të përcjella nëpërmjet një gjuhe pak më ndryshe se gjuha e normative shqipe, fjalive të drejta dhe të zhdrejta, të shfrytëzuara si citate, apo të përfolura, padyshim që nxitën edhe inspirimin interpretues.“Brenda qytetit të Tetovës ka pasur 21.000 banorë. Qarku i Tetovës përbëhej nga 8 komuna me mbi 40 katunde. Më herët kjo nënprefekturë ka pasur 84.000 frymë. Por një pjesë i ka shfarosur ushtria serbe, kurse pjesa tjetër ka qenë e detyruar të shpërngulet nëpër vise të huaja. Kështu mbeti me 62.000 banorë, nga të cilët 50.000 janë shqiptar kurse 12.000 sllavë”.“Rrugët në qytet janë shumë të mira. (—) Ujët shumë të mirë”. Tetova ka shtëpi dhe dyqane shumë të pashme. Hotele shumë të mira, të cilat mund të barazohen edhe me disa hotele të mira të Tiranës. Drita elektrike nuk mungon, bile, Tetova ka një Central Elektrik të madh e të fortë, i cili i jepte dritë edhe Shkupit. Tetova ka edhe rëndësi turistike, sidomos për ski. (—) Këtu vinin në dimër nga Jugosllavia shumë sportist për ski.Nëse reporterit Vangjel Koça i ka interesuar Tetova e atëhershme, sigurtit që ne na intereson Tetova sot. Ndaj dhe përmbajtja e këtij reportazhi u bë shkak që t’ia bashkëngjis këtij evokimi një pyetje që shumë kohë më ka preokupuar, por, sigurisht jo vetëm mua. Si do ti bëhet puna me rrugën që çon deri te Fakulteti i Arteve të USHT-së në Reçicë të Vogël dhe me ujin e pijshëm të qytetit të Tetovës? Po bëhen njëmbëdhjetë (11) vite prej se puna më lidh me Tetovën, dhe sot e kësaj dite kurrsesi të zgjidhen këto dy nevoja imediate për qytetin. Sa premtime, sa vota, dhe sa zhgënjime kanë përjetuar qytetarët qendrës më universitare në vend, nga gjitha partitë shqiptar që kanë garuar dhe kanë qeverisur Tetovën. Për tu habitur!Sidoqoftë, duke ruajtur edhe më tutje të drejtën e anterfilesë gazetareske, do ti kthehem temës së këtij shënimi duke shkoqitur dromca nga përmbajtja e reportazhit të vjetër, i cili në mënyrë të gjithanshme dhe objektive e përshkruan qytetin rrëzë shpeteve të Sharrit. Rrëfime e udhëpërshkruesShumë udhëpërshkrues dhe studiues të huaj e kanë vizituar Tetovën, thuhet në reportazhin e . Udhëpërshkruesi më i vjetër që ka vizituar Tetovën ka qenë arabi Idris që në shekullin XI. Evlia Çelebiu nuk e zë në gojë, se nuk ka kaluar këndej. Ndër studiuesit evropian që kanë shkruar për Tetovën janë: Pouqevilje-i, Ami Bue, Dr. Prof. Gisebach, Gabriel Luis – Jery dhe Max Choubiler (ky i fundit është marrë gjerë e gjatë me Teqenë e Bektashinjve të Tetovës).Në bibliografinë shqiptare Tetova është shfaqur e para nga të gjitha në “Ditërrfenjësin Kombiar” në vitin 1900 të Lumo Skendos. Ky “Ditërrëfenjës…” përmban një përshkrim gjeografik të Tetovës e të Gostivarit shkruar nga një Shefe Petriti. Ndërkaq, nga një studim që ka bërë intelektuali i ri tetovar, Shaip Kamberi, me profesion avokat dhe Sekretar politik i Partisë Fashiste në Tetovë, del se ky është një qytet ilir shumë i lashtë.Në librin e tij “Shqiptarë e Sllavë” autori Lumo Skendo shkruan se , “qyteti i Tetovës dhe tërë kazaja e saj përgjithësisht kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës nacionaliste shqiptare, ku u shfaq shumë shpejt vullneti për të luftuar kundër tendencave pan-turke dhe pan-sllave”. Këtë me rastin e festës së flamurit do ta konfirmonte edhe krye-bashkiaku Dr. Xhaferr Sulejmani, i cili në mes tjerash do të deklaroi: “(…) jemi tubuar t’ua bëjmë me dije të gjithë pushtuesve të huaj se s’kanë çka të kërkojnë në Tetovë, se ky qytet ka qenë dhe do të jetë i Shqipërisë”. Djalëria dhe “Besa”Me të vërtetë këtu ka një ndjenjë kombëtare më të gjallë e më të zhvilluar, me gjithë terrorismën tridhjetëvjeçare jugosllave. Këtë patriotismë shqiptare të pashuar e gjejmë te Djalëria e Tetovës. Nuk është shumë e madhe në numër kjo djalëri, vetëm 20 – 30 veta, por ato kishin themeluar shoqërinë e fshehtë “Besa”, të cilët ndonëse të paarsimuar, më shumë zanatçinj e tregtarë, ata nuk u kursyen për t’iu kundërvu përpjekjeve për ti dhënë karakter sllav, duke provuar se Tetova ka qenë dhe është shqiptare.Organizata “Besa”, kishte formuar një çetë të armatosur të udhëhequr nga komandanti i tyre Kasam Polaku. Me iniciativën e organizatës “Besa” hapet shtëpia e rinisë. Kjo me kryetarin e parë të saj, Hysein Xhaferi, vunë në skenë dramën “Lulja e kujtimit” të Foqion Postolit, premiera e së cilës u dha më 28 Nëntor 1943 në Shtëpinë e Rinisë–Dita e Flamurit në Tetovë. “Djalëria e Tetovës” na shfaqi dëshirën për të botuar një gazetë shqip në këtë qytet. Këtu ka tri shtypshkronja. Gjatë sundimit serb dilnin dy gazeta serbisht të përjavshme: “Glas Pologa” dhe (“Zeri i Pollogës”) dhe “Tetovska Novina” (Gazeta e Tetovës”. Pra, meriton të dalë edhe këtu një gazetë shqipe, qoftë edhe e vogël, e përjavshme. Kjo gazetë shqipe do të ndihmojë në zgjimin mendor dhe patriotik të këtyre viseve të Dibrës. Fjala është për gazetën “Zani i Sharrit” që dha një kontribut të madh në zgjimin mendor dhe patriotik të shqiptarëve të “tokave të lirueme”.Qyteti ka katër shkolla fillore dhe një gjimnaz. Në këto shkolla dominonin serbët, kurse shqiptarët kanë qenë shumë pak. Nga 1000 nxënëse sa duhej ta ndiqnin shkollimin, nga shkaku i pengimeve jugosllave, prej tyre vetë 200 shkonin në shkollë. Vajzat shqiptare venin në shkollë akoma më pak, vetëm nja 5 apo 6 femra mësonin në shkollë. Në gjimnaz e Tetovës venin vetëm nja njëzet nxënës shqiptar, kurse, një vit më parë kishte hyrë vajza e parë shqiptare, dhe ajo një 12 vjeçare nga Gostivari. Sipas një statistike të përdorur në reportazh, analfabetizmi asokohe në nënprefekturën e Tetovës i kalonte mbi 85%, tek popullata sllave nuk i kalonte më shumë se 20%.Arma në UashingtonNdërsa në Strugë kemi bakallin e vogël, në Kërçovë bakallin e madh, këtu në Tetovë arrijmë të kemi edhe tregtarin shqiptar. Në këtë qytet tregtarët shqiptarë kanë kolonialin, tregtarët sllav kanë manifakturën. Burimet kryesore ekonomike të këtij qyteti janë në radhë të parë duhani, në radhë të dytë fasulet dhe misri. Qarku i Tetovës nxjerr edhe fruta shumë të mira. Janë të dëgjuara mollët e saj. Edhe gështenjat janë shumë të mira. Fusha e Tetovës është shumë pjellore. Kështu shënon edhe një udhëtar i huaj, që e vizitoi këtë vend këtu e një shekull më parë, Dr. Grisembach, Profesor i Botanikës në Universitetin e Gotingenit, që e gjen fushën e Tetovës fort pjellore, me drithë dhe oriz, me shumë pemë, gjë e cila tregon se klima e Tetovës është si ajo e Lombardisë.Vendi prodhon edhe qiri e sapun, që dërgoheshin veçanërisht në Turqi. Në qytet punohen edhe sende të holla prej sermi (argjendi). Janë të njohura armët e Tetovës. Një armë e Tetovës e bërë në shekullin e shkuar (shek. XIX) sot ruhet në Muzeun e Uashingtonit, ka përkujtuar kronisti.Por sot?E këtillë ka qenë Tetova kur ishte Shqipni. Por sot…? Sot, nga kronika në fjalë shumëçka mungon. Dhe, para se gjithash qytetit të dy universiteteve i mungon një muze dhe një bibliotekë për së mbari./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button