“Janë 5 snajpera, nëse guxon…”, Berisha tregon mesazhin për Ramën në 21 janar

, “Janë 5 snajpera, nëse guxon…”, Berisha tregon mesazhin për Ramën në 21 janar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur për herë të parë një mesazh për ish-kreun e ozpozitës Edi Rama, sot kryeministër. Ky mesazh i është përcjellë Ramës nga një ish-zyrtar i lartë amerikan dhe bëhet fjalë për periudhën kur ndodhi demonstrata e 21 Janarit dhe protestat që pasuan.
Berisha pranoi se ishin vendosur 5 snajpera dhe nëse do të sulmohej kryeministria do të goditej Edi Rama.
Këtë deklaratë Berisha e dha teksa u pyet në studion e Real Story në Vizion Plus nëse “ka frikë”, referuar zhvillimeve të fundit në kaudër të reformës në drejtësi.
“Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshërom unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun. Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.
Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon ‘a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?’
I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha ‘s’bëhet nami se nuk je’.
I thashe “a te te jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”.
“Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë”.
Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës. Funksionoi. Pse kjo përballje e imja? Vjen nga fëmijëria më e hershme e imja, mund të jetë edhe kanunore. Porosia që na jipnin më të parët, mos i ik rrezikut, se rreziku të nxën. Une e pesoja sa here kisha frike, e shihja kur isha femije, qe po te humbisja, humbisja se kisha frike dhe i thosha vetes mire t’u be, se pate frike, deklaroi Berisha.
Viktimat e 21 Janarit, Berisha: Garda bëri detyrën edhe unë mund të shkrepja!
Ish-kryeministri deklaroi se ndjen keqardhje për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku në protestën e opozitës së asaj kohe mbetën në bulevard 4 të vrarë.
Berisha tha se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai pohoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha.
Bojkoti, Berisha zbardh ultimatumet e ndërkombëtarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në studion e Real Story edhe në lidhje me negociatat e zhvilluara nga i dërguari i BE McAllister dhe ai i SHBA Hoyt Brian Yee para zgjedhjeve të shkuara kur opozita kërcënonte me bojkot.
Teksa ka shprehur velrësimet për Yee, Berisha nuk ka ndarë të njëjtin mendim për të dërguarin e BE edhe pse ai ishte i dërguar i Partive Popullore. Berisha tpranoi se pati një farë ultimatumi nga ndëkormbëtarët për njohjen e zgjedhjeve dhe nëse opozita bojkotonte. Sipas Berishës ata deklaruan sen zgjedhjet do cilësoheshin të rregullta edhe pa opozitën.
“Erdhi McAllistër, që për mua ishte një politikan kunjak. Erdhi nga partitë popullore, mënyra se si e organizuan atë takim ishte dështim. Isha i interesuar për suksesin e tij si negociator, ai nuk e bëri dot. Erdhi Hoyt Yee, tha siç e dini ne nuk kemi bërë deklaratë, por ne do detyrohemi të bëjmë. Ky zgjeroi Mcallister, tha McAllister plus dhe e zgjeroi, ky ishte një mik dhe unë e quaja të arsyeshme që t’i jepnim suksesin e negociimit. Kishte një qëndrim të prerë, nëse nuk e bëni, ne detyrohemi të bëjmë deklaratën. U bënë përpjekje edhe aty, nuk u bë falë disa reagimeve. Dhe u bë marrëveshja, për marrëveshjen ka dy diskutime. Unë jam i bindur që ishte një fitore e padiskutueshme e PD dhe kryetarit, të tjerët thonë ishte një katastrofë. Dhe një javë pas marrëveshjes, tregon rritjen e PD, nga 32 apo 31 në 36-37 %, këtu është rezultati.
A ishte Turqia “fuqia e 3-të” që ndërhyri për Detin në 2009-ën? Përgjigjet Berisha
Berisha ka kritikuar edhe njëhërë ambasdorin amerikan Donald Lu. Ai theksoi se “Ambasadori Lu ka akuzuar tre here me shume opoziten sec ka akuzuar Saimir Tahirin dhe te tjere te Qeverise”.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se marrëveshja e Detit me Freqinë në vitin 2009 u rrëzua nga korrupsioni politik.
Sipas tij, aso kohe ndërhyri një fuqi e tretë, duke nënkuptuar këtu Turqinë.
I pyetur nga moderatori Sokol Balla nëse ishte Turqia, Berisha miratoi duke thënë “dihet ajo”.

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button