Juncker: Në Shqipëri s’më kuptuan. Rekomandimet i japim në prill

Ideja e një kalendari të mundshëm negociatash dhe anëtarësimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk e ngroh Jean-Claude Junckerin.

“Gjatë të gjitha stacioneve të turit në Ballkan nuk premtova data anëtarësimi dhe nuk do ta bëj as në ditët e ardhshme”, thotë kreu i Komisionit Europian për “Deutsche Welle”-n.

“E gjitha varet nga substanca dhe jo nga përfytyrimet kalendarike, – shton ai. – Mua më interesojnë afatet, por jo që prej tyre të harrohet thelbësorja. Këtë e kuptuan në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri disi më pak, sepse Shqipëria ende nuk i ka nisur negociatat”.

“Lidhur me këtë do t’i japim rekomandimet tona në prill, – vazhdon Juncker. – Unë nuk mund ta parashikoj nga këndvështrimi i sotëm sesi do të jenë këto rekomandime, sepse duhen bërë përparime thelbësore. Do të na duhet të verifikojmë që tani deri në prill, nëse do të ketë përparime të mjaftueshme e substanciale”.

Po ku konsiston dallimi mes vendeve më të avancuara dhe atyre që presin “dritën jeshile” për hapjen e negociatave?

“Serbët – përgjigjet zyrtari i lartë i BE-së, – negociojnë prej disa kohësh, ndaj dhe kanë më shumë përparime për të komunikuar në krahasim për shembull me shqiptarët, që ende nuk kanë hyrë në procesin e negociatave”.

Lidhur me çështjen e shtetit ligjor, lirinë e shtypit, reformat në gjyqësor, lufta kundër pastrimit të parave, në të gjitha këto drejtime duhet të arrihet një progres i qenësishëm.

“Në Shqipëri duhet të arrijmë shumë përparime, sepse hasim intensivisht probleme me kriminalitetin e organizuar brenda vendit, por dhe si një artikull eksporti jashtë kufijve. E kisha të qartë, – shton Juncker, – se gjatë këtij turi nuk do të isha i dëshiruar, sepse nuk premtoja asnjë datë”. (Burimi: gazeta Dita)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Juncker: Në Shqipëri s’më kuptuan. Rekomandimet i japim në prill
Juncker: Në Shqipëri s’më kuptuan. Rekomandimet i japim në prill
https://3.bp.blogspot.com/-hvqCttHb_Us/WpliVTQNndI/AAAAAAAATwU/ZYWIqEGoMoM6k_62Js1okpGJc498cuRIQCLcBGAs/s640/juncker-jean-claude-120217-905x395.jpeg
https://3.bp.blogspot.com/-hvqCttHb_Us/WpliVTQNndI/AAAAAAAATwU/ZYWIqEGoMoM6k_62Js1okpGJc498cuRIQCLcBGAs/s72-c/juncker-jean-claude-120217-905x395.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/juncker-ne-shqiperi-sme-kuptuan.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/juncker-ne-shqiperi-sme-kuptuan.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy