Kalvari i shqiptarëve në Greqi, nga të padëshiruar në të integruar?

, Kalvari i shqiptarëve në Greqi, nga të padëshiruar në të integruar?

Shqiptarët janë duke u toleruar në Greqi dhe këtë nuk e thotë një bashkëatdhetar por studiuesit e huaj. Polaku Artur Adamczyk jep një këndvështrim krahasimtar të mënyrës sesi ka ndryshuar statusi i shqiptarëve në Greqi nga fillimi i viteve ’90 në ditët e sotme.
Studimi i tij, i cili është publikuar nga Instituti për Kërkime Evropiane tregon sesi politika, shoqëria dhe media greke në tërësi kanë ndryshuar perceptimin e tyre ndaj shqiptarëve të cilët sipas Adamczyk tashmë kanë nisur të shihen me pozitivitet për kontributin që ato japin në ekonominë greke kjo dhe diktuar nga efektet e krizes.
Studiuesi polak kthehet pas në kohë kur tregon sesi Greqia u gjend krejtësisht e papërgatitur në vitet ’90 përballë fluksit të madh tëemigrantëve që trokitën në dyert e saj, pasi që prej vitit 1949, Greqia kishte përjetuar vetëm largimin e grekëve dhe kurrë nuk kishte qenë një destinacion për emigrim.
Aq sa në vitin 1991, qeveria e partisë Demokracia e Re, iu desh të rishikonte ligjin për emigrantët pasi kuadri rregullator i takonte vitit 1929 të lidhur ngushtësisht vetëm me migracionin midis Greqisë dhe Turqisë pas luftës mes këtyre dy vendeve. Ligji i ri ishte shumë më strikt në lidhje me emigracionin ilegal me qëllimin e vetëm për të zmbrapsur fluksin në rritje të të huajve që vinin në Greqi. Të siguroje një leje qëndrimi në Greqinë e atyre viteve duhet të kishe një punë të rregullt ose të vazhdoje studimet.
Por qeveria greke nuk i trajtoi të gjithë emigrantët në të njëjtën mënyrë siç e parashikonte ligji. Në mes të fluksit të emigrantëve kishte nga ata që ishin të preferuar dhe që merrnin trajtim të privilegjuar. Kategoria e parë ishin regugjatët që vinin nga ish Bashkimi Sovjetik dhe që kishin një origjinë të hershme greke, të ashtuquajturit të riatdhesuarit Pontik.
Atyre u jepej shtetësia greke dhe futeshin ne procesin e integrimit në shoqërinë greke duke u dhënë banesë, punë dhe duke u ofruar shkollim. Grupi i dytë i të privilegjuarve ishin shqiptarët me origjië greke, banorë të Epirit të Veriut. Kombësia e tyre greke u njihej menjëherë edhe pse atyre nuk u jepej shteësia direkt por u garantoheshin disa përfitime financiare.
Triandafyllidou dhe Veikou shkruanin se “shqiptarët vorio-epiriotë trajtoheshin si refugjatë që kishin vuajtur persekutimin dhe diskriminimin për shkak të kombësisë greke dhe besimit të tyre ortodoks”. Ndaj dhe atyre u jepej rezidenca e përkohshme si dhe një asistencë sociale.
Kërkimet e kryera gjatë kësaj periudhe në Greqi dëshmojnë për një qasje negative ndaj shqiptarëve duke i renditur ata si kombi më i urryer në opinionin publik pas grekëve.
Natyrisht, duke analizuar sjelljen e shoqërisë greke ndaj emigrantëve shqiptarë nuk duhet anashkaluar fakti se një reagim i tillë vjen edhe si pasojë e tronditjes që pësoi një shoqëri krejtësisht homogjene si ajo e Greqisë teksa iu desh të përballej me një fluks shumë të madh emigrantësh brenda një periudhe të shkurtër. Fluksi më i madh i emigrantëve shqiptarë u rregjistrua nga viti 1991-1997 kur në Shqipëri lulëzuan piramidat të cilat prodhuan një krizë politike dhe ekonomike.
Megjithë qasjen negative në shoqëri, emigrantët shqiptarë po integroheshin ironikisht ne ekonomine greke. Ata u punësuan lnga grekët, ligjërisht ose joligjërisht, për punë që grëkët nuk i bënin dot vetë. Sektorët ku ata u punësuan si agrikultura, ndërtimi, peshkimi dhe turizmi konsideroheshin si të vështirë. Por ajo çka ndodhi me fillimin e krizës financiare që pati pikun e saj në vitin 2009-të përkoi me kulmimin e ndjesive ksenofove të grëkëve që akuzuan emigrantët e huaj për normën e papunësisë në rritje.
Kthesa e madhe sipas studiuesve nisi me nisjen e një tjetër vale migratore, ajo me origjinë nga Afrika dhe Azia. Ndaj dhe perceptimi ndaj shqiptarëve nisi të ndryshonte. Asimilimi i tyre në Greqi nisi të vlerësohej kjo dhe për faktin se shoqëria greke vërente rezultatet e kësaj përshtatje që kishte nisur të sillte benefite ekonomike për vendin. Grekët nisën të vlerësonin shqiptarët punëtorë dhe fleksibël duke nisur shpërndarjen ë nënshtetësive për ta. Megjithëse kjo nuk do të thotë se frika e grekëve ndaj nacionalizmit të Shqipërisë së Madhe është shuar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button