Kjo është serbja që studion gjuhë shqipe në Beograd, ja çka thotë për shqiptarët

Sladjana Stojiljkoviç është studentja serbe nga qyteti i Leskovacit, e cila është në vitin e dytë të studimeve për Albanologji në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, e cila ka shpërfillur shikimin e vëngër të opinionit publik që është i mbushur plot stereotipe e paragjykime të vjetra për shqiptarët.

Përtej faktit që mësimi i gjuhës shqipe është i kërkuar dhe i dobishëm për komunitetet në Serbi dhe Kosovë, ai hap përmasa të reja të njohjes mes dy vendeve duke inkurajuar kulturën e dialogut dhe bashkekzistencës.

Jo më kot gjuhëtari dhe filozofi amerikan, Noam Chomsky, thotë se “gjuha nuk ka të bëjë thjesht me fjalët. Është një kulturë, një traditë, bashkimi i një komuniteti, një historie të tërë që i jep jetë vetë komunitetit”.

Sladjana e dëshmon më së miri këtë gjë, kur rrëfen se që në momentin që ka nisur të studiojë shqipen ka nisur të njohë kulturën shqiptare, të lexojë Ismail Kadarenë, e të dëgjojë muzikën Jazz të Elina Dunit kliko mbi reklam

Por, Sladjana nuk është e vetme në këtë rrugëtim, pasi janë afro 15 studentë serbë që ndjekin çdo vit akademik studimet për Albanologji, të cilët janë shpresëplotë se ardhmja do të vijë me një tjetër fytyrë, pa maskën e nacionalizmit që i ka penguar shpesh ballkanasit të njohin njëri-tjetrin.

Në fakt më duhet të pranoj se fillimisht nuk kisha asnjë njohuri mbi praninë e një Departamenti Albanologjie në Beograd. Qëllimi im i mëhershëm ishte të studioja një tjetër gjuhë, por ndërkohë që koha kalonte, dhe provimet e pranimit në universitet ishin në prag mora më shumë informacione dhe më joshi jashtëzakonisht ideja që të studioja Albanologji.

Prindërit e mi e pranuan dhe mbështetën që në fillim këtë vendim, çka do të thoshte shumë për mua. Kur vjen fjala te paragjykimet, po, jam përballur me shumë të tilla, dhe të jem e sinqertë vijoj ende të përballem, madje edhe nga kolegë të të njëjtit universitet me mua.

Ka nga ata që shprehin thjesht habi, si: “Mund të studiosh shqip në Beograd?!”, por edhe të tjerë që thonë: “Ke gabuar”, apo “Mund të zgjidhje një gjuhë tjetër, pse dreqin shqip?!” Megjithëse në momentin e parë e parë i përjetoj keq, nuk mendoj gjatë për të tilla komente, thjesht i anashkaloj dhe vazhdoj rrugën time.

Jam e lumtur me zgjedhjen time./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kjo është serbja që studion gjuhë shqipe në Beograd, ja çka thotë për shqiptarët
Kjo është serbja që studion gjuhë shqipe në Beograd, ja çka thotë për shqiptarët
Kjo është serbja që studion gjuhë shqipe në Beograd, ja çka thotë për shqiptarët
https://2.bp.blogspot.com/-5Z8xapyHvAg/Wq_kIBhBspI/AAAAAAAAVEA/P940uLf3YsYxAlCY8r5tEh-wB4MsGNcLACLcBGAs/s640/AAE59830-4D14-45F4-8B8F-61D38B40E026.jpeg
https://2.bp.blogspot.com/-5Z8xapyHvAg/Wq_kIBhBspI/AAAAAAAAVEA/P940uLf3YsYxAlCY8r5tEh-wB4MsGNcLACLcBGAs/s72-c/AAE59830-4D14-45F4-8B8F-61D38B40E026.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kjo-eshte-serbja-qe-studion-gjuhe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kjo-eshte-serbja-qe-studion-gjuhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy