Komandot shqiptarë “rrëmbyen” avionin e NATO-s që rrëzuan serbët

Dy divizione me armatim dhe teknologji kineze në mbrojtje të kufirit shtetëror shqiptar

Komandot “rrëmbejnë” avionin spiun

Misioni sekret i batalionit special që mori pjesët e avionit të NATO-s, i cili u rrëzua nga artileria serbe

Kolonel Sulejman Abazi, tregon mbi interesin e atasheve të huaj për ushtrinë shqiptare, gjatë qitjes së zjarrit që u zhvillua në kufi

Divizioni i Kukësit nuk do të ishte i vetëm në përballje me çdo mundësi sulmi agresiv nga ushtarë a paramilitarë serbë. Në mbështetje të mbrojtjes së kufirit, me trupa e armatim të rëndë, përgjatë vijës së frontit u instaluan dhe disa njësi të Divizionit të Tiranës, në krye të të cilave ishte kolonel, Sulejman Abazi.

Cilat ishin masat që u morën në kufirin verior, u dërguan përforcime?

Në vitin 1998 në institucionet e shtetit shqiptar ra kambana e alarmit. Është koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Serbinë.

Pra, në një farë mënyre, midis dy vendeve ishte situatë lufte. Në kufirin verior u morën masa përforcuese. U thirrën pjesërisht strukturat rezerviste vendore. U planifikua dhe filloi lëvizja graduale e njësive të tjera të ushtrisë.

Në kushte, në kohë dhe hapësirë, u urdhëruan njësitë dhe repartet e vartësisë së drejtpërdrejtë të Komandës së Përgjithshme, respektivisht Divizioni i Tiranës dhe disa njësi të specializuara, Brigada “Komando”, BRK së Mekanizuar në Laç, batalione të forcave speciale, Regjimenti i Policisë Ushtarake, reparte të Brigadës Xheniere, të Regjimentit të MADM-së, Brigadës së Ndërlidhjes, Brigadës së Transportit Ushtarak dhe elementë të tjerë logjistike, të cilat u integruan brenda elementeve të rendimit, të luftimit, të Divizionit të Kukësit, pa folur për një sasi të konsiderueshme të trupave të UÇK-së, të dislokuara në 4 qendra stërvitore brenda zonës së Mbrojtjes së Divizionit, e po kështu në Burrel, në Feken, në Durrës, Mamurras, etj.

Përveç trupave do të përforcohej kufiri me mjete të mekanizuara, topa e tanke?

Në manovrën taktiko-operative të Divizionit të Tiranës u dislokuan në Kukës reparte të tankeve, të artilerisë së rëndë, top obuz 152 mm, të artilerisë reaktive 189 mm, (katjusha), mjete të tjera të mekanizuara, të cilët së bashku me repartet e Kukësit, duke llogaritur kapacitetet e grykave dhe drejtimeve të mësymjes së mundshme të ushtrisë serbe, gjykoj se ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi kundër kufirit shqiptar.

Në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit funksiononin 4 qendra të bazimit dhe përgatitjes së kontingjenteve të UÇK-së.

Prej këtej bëheshin manovrat taktike me lëvizje të organizuara me mjete, natën dhe ditën dhe shfrytëzoheshin korridoret e kalimit në territorin e Kosovës për t’u bërë pjesë aktive e UÇK-së, që luftonte direkt në terren. Së bashku me këto struktura, ushtria shqiptare ndonjëherë nuk kishte dallim me atë kosovare.

Cila ishte gjendja morale e trupave përballë një lufte reale tanimë?

Ka raste kur vlera e ditëve të tilla nuk matet me sasinë fjalëve që mund të thuhen në një intervistë, por me mbresat që lë në kujtesë dhe në memorien historike të ditëve të vështira të Kukësit, ngjarjet më kulmore, të cilat vunë në provë të vështirë strukturat e ushtrisë shqiptare në këtë luftë. Kishim marrë përsipër në atë kohë një përgjegjësi dhe këtë e ndienim të gjithë.

Kështu na ndodhi ditën e manovrës së madhe të zjarrit dhe të trupave që u zhvillua në grykën e Morinit, vetëm dy kilometra pranë kufirit shtetëror. Në orën 08.00 nga të gjithë komandat u raportua gatishmëria në pozicionet e zjarrit. Matanë kufirit ishte një qetësi e rreme.

U takova përzemërsisht me kolonel Arbenin, në atë kohë komandant i Gardës së Republikës. Kishim kohë pa u parë. Atashetë ushtarakë kishin ardhur më parë, gazetarë, fotoreporterë, forcat e Gardës, një gjë e pazakontë në vijën e kufirit.

Në një çast, nënkolonel Beshiri, shefi i Qendrës Kulturore të Ushtrisë, më pozicionoi para pikës së drejtimit të shtabit të Divizionit të Tiranës në një qendër zjarri të madhe artilerie dhe pa shumë ceremoni më thotë; “fol”. Operatori, Sokoli një djalë me sy bojëqielli, ngriti kamerën duke thënë “gati”.

Fola i qetë dhe theksova mbi qëllimin e prezencës së strukturave të Divizionit të Tiranës në Kukës, misionin dhe detyrat kryesore, bashkërendimin e veprimeve operacionale me forcat e tjera, duke e lidhur situatën me gjendjen matanë kufirit.

Sikundër mora vesh më vonë, dikush ishte thirrur nga Ministri në zyrë pas dhënies së kronikës në TVSH dhe ishte kërcënuar deri në shkarkim nga detyra. Padyshim hakmarrje politikanësh burokratë dhe mediokër.

Ndërkohë ishte një situatë e tensionuar, kudo dëgjoheshin komandat dhe porositë e fundit. Presidenti i Republikës na takoi të gjithëve dhe në orën 11.00 filloi qitja luftarake. Forcat vepruan në mënyrë të shkëlqyer.

Zjarr artilerie i përpiktë, manovër e mrekullueshme e tankeve, vlera dhe nivel profesional. “Katjushat” fishkëllenin, artileria e rëndë gjëmonte, të gjitha llojet e armëve zukatnin me tërsëllëm dhe tërë gryka e Morinit atë paradite maji gjëmonte. Oshtima e armëve u dëgjua shumë larg, matanë në Kosovë. Koloneli italian Alessandro, donte të dinte më shumë për forcat e Divizionit të Tiranës.

I dhashë informacion. Edhe atasheu kinez, kolonel Huei, me fjalë e superlativa i lavdëroi artiljerët për saktësinë e zjarrit, por kuptova që tjetërkund e kishte qëllimin.

Donte që me çdo kusht t’i thosha “po, është e vërtetë, sepse kjo është teknologji kineze”.

Nuk ia thashë. Kjo qitje luftarake më bindi përfundimisht, se repartet tona në rendim luftimi ishin në gjendje të realizonin detyra delikate me përpikëri dhe efektivitet të plotë. E dija se nënkolonel Thomai, Budjoni, Tomorri, Kastrioti, Haxhiu, Bilbili, Enveri dhe shumë të tjerë, oficerë të mrekullueshëm të shtabit dhe komandantë të Brigadave nuk “flinin”.

Ata përherë ishin në punë. Në sistemin e drejtimit të zjarrit të artilerisë sonë kishim shumë të dhëna të siguruara nga zbulimi i Divizionit të Kukësit për “këpushat” që ishin mbjellë matanë kufirit.

Komandot serbe sulm në territorin shqiptar

“Dihet se, në datën 16 prill 1999, qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Shqipërisë. Veprimtaritë agresive ushtarake të paramenduara u shoqëruan atëherë me qëndrime ekstreme politiko – diplomatike.

Kush mund ta bënte këtë përveç se një shteti agresor? Ka pasur shumë raste të penetrimit të trupave serbe në territorin e kufirit shqiptar – shqiptar.

Goditjet e ushtrisë serbe brenda territorit të shtetit shqiptar u realizuan përgjithësisht me forca të pakta, deri në kompani, me trupa speciale, kryesisht komando, në goditjet me snaiper dhe me artileri të kalibrave 82, 120, 160, 155 mm, nga distanca, por dhe me qitje të drejtpërdrejtë.

Këto goditje u bënë kryesisht mbi objektet civile dhe rrallë mbi objektet ushtarake. Në veçanti, në rrezen e këtyre goditjeve synoheshin bazat e UÇK-së, që ishin në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit.

Reagimi nga trupat e ushtrisë shqiptare ishte i reduktuar, por në disa raste, i ashpër dhe mjaft i vendosur me përdorimin e armëve automatike dhe të artilerisë, e në disa raste edhe të tankeve.

Reagimi i ashpër i forcave të Brigadës së Këmbësorisë në Tropojë u imponoi shtabeve serbe idenë se, nuk ishte e lehtë të depërtonin në territorin shqiptar.

Kjo situatë në teatrin e veprimeve luftarake shmangu me gjakftohtësi konfrontimin e përgjithshëm. Synimi i ushtrisë serbe në vijën kufitare ishte shkëputja e ushtrisë shqiptare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Objektivi i tyre dështoi, pasi rrugëkalimet e lidhjes në të dy anët e kufirit, asnjëherë nuk u mbyllën”, rrëfen kolonel Sulejman Abazi.

Përballja e dy ushtrive

Duke folur për luftimet mes palëve, kolonel Sulejman Abazi tregon: “Ka pasur përplasje midis ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe, po të kemi parasysh betejën e Koshares, ku nuk pati asnjë dallim midis forcave të ushtrisë shqiptare të UÇK-së e të FARK-ut.

Të gjithë luftuan si shqiptarë dhe i dhanë një mësim të mirë Brigadës së Reagimit të Shpejtë të ushtrisë serbe, e cila sot e riorganizuar vringëllin, armët në Luginën e Preshevës.

Në datën 26/04/99 një grup prej 35-40 ushtarësh serbë hyn në thellësi dhe u vunë zjarrin shtëpive të braktisura të fshatit Stoberdë. Disa orë përpara ata kishin kryer zbulimin me helikopter. Në të njëjtën kohë, në fshatin Lajthizë filluan të godisnin me mortaja të rënda, të vendosura në malin e Padinës.

Në datën 29/04/99, në malin e Pëllumbit u diktua vendosja e mortajave serbe dhe në orën 16.00 serbët hynë në fshatin e boshatisur, Mëhalla e Sipërme. Me veprime të shpejta e të specializuara batalioni special kreu afrimin dhe rrethimin e grupit të ushtarëve serb në fshatin Xhuxh. Ata nuk kishin llogaritur në kohë tërheqjen e tyre.

Tashmë të rrethuar ata prisnin se çdo të bëhej me ta. Ishin të gjitha mundësitë e asgjësimit të tyre, apo dhe zënies rob. Por, një arsye tjetër më e fortë bëri që të veprohej ndryshe.

Fshati Xhuxh ishte i paevakuar dhe në çdo çati jetonin 10-15 frymë. Zjarri nga të dy palët do të sillte fatkeqësi të rënda në njerëzit e pafajshëm. Forcat serbe nxorën 6 mortaja 200-300 metra mbi fshatin, në vijën e kufirit.

U zbatua një marrëveshje pa fjalë, por me veprime konkrete. U krye një manovër e shpejtë me tërheqje. Kjo bëri që serbët me shpejtësi e lebeti të dilnin nga kurthi, ku kishin rënë dhe të largoheshin matanë kufirit. Goditjet e vazhdueshme të artilerisë serbe kishin shkatërruar pothuajse godinat e postave kufitare të Zherkës, Zogajt dhe të Qafës së Prushit.

Forcat e Divizionit të Kukësit të tërhequra më në thellësi, atëherë u përforcuan me bateri të mortajave 82 mm dhe të topave KT 75 mm. Në këto kushte, arrihej të plotësohej misioni “i pengimit” të forcave serbe deri në mbërritjen e forcave kryesore të ushtrisë tonë.

Përballimi i eksodeve dhe evakuimi i civilëve

Kolonel Sulejman Abazi tregon për masat që u morën për të përballuar eksodin e dyfishtë, jashtë e brenda kufirit shqiptar: “Qeveria shqiptare e kohës vepronte me shumë tkurrje në raport me zhvillimin e situatave të luftës. Ne e kuptonim, se forcat ndërkombëtare e monitoronin saktë situatën dhe gjithçka veprohej brenda koordinimit të strukturave të NATO-s.

Është folur shumë për eksodin e përmasave biblike të popullsisë shqiptare në Kosovë, nën presionin e zhvendosjes së dhunshme prej ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare të saj, por rrallë herë është përmendur një eksod “i brendshëm”, që ndodhi pa një plan evakuimi, por në mënyrë të vullnetshme të popullsisë shqiptare, në thellësinë 15-20 km përtej kufirit.

Fshatrat shqiptare në të buzë kufirit, por dhe në thellësi i zbrazën nga popullsia civile. Brenda tyre qëndronin vetëm burrat e armatosur, që pa dashje u bënë pjesë e forcave të sigurisë së vendit, së bashku me efektivat e ushtrisë.

Batalioni special shokoi amerikanët

“Në datën 30/05/99, ndodhi një “çudi” për amerikanët, të cilët ishin shumë të interesuar për avionin pa pilot, të rrëzuar në vijën e kufirit, midis forcave tona dhe forcave serbe. Grupet e zbulimit të batalionit special në orën 15.30 u dorëzuan specialistëve amerikanë shtatë pjesë kryesore të avionit zbulues pa pilot të NATOs, prodhim i vitit 1996.

Se si janë çmontuar ato dhe se si u transportuan deri në bazë nga trupat e batalionit, këtë e dinë më mirë ata djem të zotë që e bënë.

Ky aeroplan iu rrëmbye serbëve pothuajse nga dora, pasi ata e mbulonin me zjarr objektin jo më larg nga 80- 100 metra, në pritje të urdhrit për të depërtuar e për ta tërhequr vetë aeroplanin.

Si specialist të njëjtat vlerësime do të bëja dhe për trupat e Brigadës Komando. Kjo njësi u përhap në të gjithë zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit, në drejtimet kryesore dhe shpesh herë u bë objekt i goditjes së artilerisë serbe. Qëndrimi e veprimtaria e trupave “komando”, maturia, profesionalizmi dhe manovra e tyre në kushte të vështira, ishin për t’u marrë shembull”.

FARK-u bashkohet me UÇK-në

“Atëherë në Kukës më bënte përshtypje dislokimi i një batalioni të fuqishëm të FARK-ut në zonën e Kolshit. Një repart i armatosur mirë, i mirëpaguar rrogëtarë, që rrinin tërë ditën të kapardisur nën beretat e kuqe dhe pretendonin se, “akoma nuk kishte ardhur koha për të luftuar në Kosovë”, kur vendi matanë digjej e shkretohej përditë dhe popullsia po spastrohej nga territori i Kosovës.

Nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi me këtë repart. Rregullat e luftës na mësonin ndryshe. Ndërhyra fuqishëm në shtabin e Kukësit, në Shtabin e Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u bëmë shkak që ai batalion t’i dorëzonte armatimin strukturave të UÇK-së në Kukës dhe të largohej nga zona e luftimit.

Shumë prej ushtarëve rrogëtare të “beretave të kuqe” iu bashkuan në atë kohë strukturave të UÇK-së. Në lidhje me këto veprime, sigurisht që kemi parë shumë në një kohë të vështirë dhe kuptonim, se këto reparte politikisht vareshin nga një tjetër komandë dhe kishin të tjera synime”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Komandot shqiptarë “rrëmbyen” avionin e NATO-s që rrëzuan serbët
Komandot shqiptarë “rrëmbyen” avionin e NATO-s që rrëzuan serbët
https://1.bp.blogspot.com/-66Ej5O8Flvg/WqCCF4t9ZlI/AAAAAAAADWY/QtZhMmibKigwSjr44A-wcRFlHJgXVQZ8QCLcBGAs/s640/sulejman-abazi-uck-7-1024x646-640x404-640x404.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-66Ej5O8Flvg/WqCCF4t9ZlI/AAAAAAAADWY/QtZhMmibKigwSjr44A-wcRFlHJgXVQZ8QCLcBGAs/s72-c/sulejman-abazi-uck-7-1024x646-640x404-640x404.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/komandot-shqiptare-rrembyen-avionin-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/komandot-shqiptare-rrembyen-avionin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy