Kontradikta mes lobistit dhe PD për 500 mijë $, pikpyetjet për lidhjet ruse

Partia Demokratike ka qënë në qendër të akuzave jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga revista prestigjoze amerikane.

Ajo hodhi poshtë të mërkurën një shkrim të botuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet, që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

Dje: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dëshmuar dje në Prokurorinë e Tiranës për kontratat lobuese në SHBA. Ristani u thirr për të dëshmuar për lobimin me vlerë rreth një milion dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se hetimet për çështjen kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar, kryesisht mbi bazën e disa publikimeve në media. Gjithashtu, mësohet se Prokurori i çeshtjes është Gjergji Tako.

Çfarë shruante artikulli: Një shkrim investigativ me autorë David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, ka hedhur dritë mbi lidhjet e fshehta të Partisë Demokratike dhe kompanive të lobimit.

Në artikullin e gjatë, zbulohen fakte konkrete ku “selia blu” ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e liderit të saj Lulzim Basha, në SHBA.

Mësohet se kryedemokrati kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.

Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj.
Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente.

Çfarë deklaroi Partia Demokratike: Artikulli ngre dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike. Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike”, thuhet në deklaratën e PD-së, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë lidhje me individë apo kompani ruse.

Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, gazetarja e revistës amerikane u shpreh se një financim nga Rama është krejtësisht i pamundur dhe i panevojshëm pasi vetë revista ka 10 milion lexues në muaj.

Akuzat e Partisë Socialiste: “Biniatta” ka paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike si “kompensim shpenzimesh për Muzin”.

Në vijim janë paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh, në total 1 milion dollarë.

Por, kush është ky “bamirës” i fshehur i Lulzim Bashës? Provat tregojnë se Partia Demokratike është aleatja më besnike e Rusisë në vendin tonë, shkruante Taulant Balla në status.

Pas akuzave të njëpasnjëshme nga ana e tij, edhe kryeministri i vendit Edi Rama që shkruan: “Lulëzim boll me retë në pantallona, shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës se jorgani i kundërakuzave nuk të mbulon dot më!”, shkruan Rama.

Kjo kundërpergjigje e Ramës vjen si pasojë e akuzave të Bashës se është Rama ai që ka lidhje me Rusinë, duke permendur edhe emrin e biznesmenit rus.

Kujtojmë se Basha para dy ditësh tha se revisten amerikane, do ta hidhte në gjyq për shpifje.

Reagimi i dytë i revistës: Më tej “Mother Jones” tregon se si ra në gjurmët e skandalit dhe reagimin e ambasadës ruse në Tiranë. “Ne u përpoqëm t’i gjurmonim këto kompani të lidhura me Rusinë dhe përfaqësuesit e tyre. Media jonë shqyrtoi të dhënat e korporatave ruse duke dërguar një gazetar në disa adresa në Moskë dhe duke dërguar kërkesa zyrtare përmes postës elektronike në Rusi, Ukrainë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy ditëve të fundit, disa media në Shqipëri ribotuan pjesë të historisë sonë, pasi politikanët shqiptarë dhe ambasada ruse në Tiranë denoncuan artikullin”, nënvizohet në artikull.

Ndërkohë, reagimin e PD-së e kundërshton me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane. “Partia Demokratike e Shqipërisë lëshoi ​​një deklaratë duke pretenduar se Partia Socialiste në pushtet pagoi “Mother Jones”, të cilën e quajti “media të dorës së dytë”.

Deklarata e PD-së mohoi lidhjet me kompanitë e lidhura me Rusinë. “Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë ose kompani ruse”, tha partia. Megjithatë, të dhënat e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, thonë se Biniatta Trade i ka paguar Muzin, një shumë të madhe parash që të bëjë punë në emër të PDSH-së,” thotë prestigjiozja amerikane.

Ku qëndron paqartësia: PD ka deklaruar në KQZ 100 mijë dollarë për firmën “Barnes&Thornburg”, Basha ka pranuar edhe 25 mijë dollarë pagesë për firmën Muzin, ndërkohë që mungojnë nga deklarimet në KQZ 150 mijë të bëra për PD-në nga Biniatta dhe 500 mijë, që Muzin thotë i ka bërë PD, ndërsa PD pretendon se i ka paguar komuniteti shqiptaro-amerikan.

Në fund të nëntorit, kur çështja u bë publike, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se kishte nisur verifikimet dhe se kishte kërkuar dokumentacionet përkatëse si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deklarimet e PD-së, ashtu dhe nga vetë Partia Demokratike për të marrë kontratat e e lidhura me kompanitë amerikane. Por për rezultatet e këtyre verifikimeve nuk ka patur deri më tani asnjë njoftim zyrtar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kontradikta mes lobistit dhe PD për 500 mijë $, pikpyetjet për lidhjet ruse
Kontradikta mes lobistit dhe PD për 500 mijë $, pikpyetjet për lidhjet ruse
https://2.bp.blogspot.com/-3GEqAat5jZo/WqOpEB1NghI/AAAAAAAADi8/IjioqkQEmhwjbqeOsxSC7_zqY_zE5sa9ACLcBGAs/s640/basha-2-691x470.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3GEqAat5jZo/WqOpEB1NghI/AAAAAAAADi8/IjioqkQEmhwjbqeOsxSC7_zqY_zE5sa9ACLcBGAs/s72-c/basha-2-691x470.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kontradikta-mes-lobistit-dhe-pd-per-500.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kontradikta-mes-lobistit-dhe-pd-per-500.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy