Kosova nga 24 Marsi 1999 i sulmeve ajrore, deri te 10 vjetori i Pavarësisë së saj

WASHINGTON D.C: Mbas festimeve të 17 Shkurtit, në Kosovë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, në mënyrë të pashmangshme na vjen në mend 24 Marsi 1999, dita e madhe e nisjes së sulmeve ajrore të Natos që çuan deri te liria, çlirimi dhe largimi një her e përgjithmonë të Serbisë nga Kosova.

Në këto sulme ajrore që zgjatën 78 ditë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, Nato luajtën një rol vendimtar në çlirimin e Kosovës së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ën.

Më 24 mars 1999, aleanca ushtarake e Perëndimit, NATO, filloi një fushatë sulmesh ajrore, për të ndalur ofensivën masive të Serbisë kundër popullsisë së pambrojtur të Kosovës.

Presidenti i Serbisë ishte Sllobodan Millosheviq, forcat e të cilit vetëm dy muaj më parë kishin masakruar 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak, ia mësyen Kosovës, në mënyrën më barabare, duke përzënë me forcë afro një milion shqiptar, dhe djegur e palçkitur shtëpitë e shqiptareve.

Mirëpo, mbrëmjen e 24 marsit 1999, në televizionet amerikane u shfaq Presidenti Bill Clinton me një fjalim drejtuar vendit nga Shtëpia e Bardhë, fjalim ky që lajmëroi botën se SHBA, ishin në krahun dhe mbrojtjen e shqiptarve, në krahun e së drejtës.
“Ne po veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake në rritje”. “Duke vepruar tani, ne mbrojmë vlerat tona, mbrojmë interesat tona dhe çojmë përpara çështjen e paqes”, tha Presidenti Clinton.
24 Mars 1999, është ditë e shënuar për popullin shqiptar, për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë, kur, populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri e pavarësi.
Është dita, kur nisën sulmet ajrore të SHBA-së e NATO-s, kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë.
Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendime e sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin më pas në Ballkan e rajon me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj.
Është, dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e diktatorit komunist të Millosheviqit, nga të gjitha skenat dhe dërgimin e tij në Hagë – ku edhe vdiq në një nga dhomat e burgimit . Kosova, çlirimi dhe liria e saj shënojnë edhe rënjen e shkërmoqjen e perandorisë sunduese sllavo – komuniste në rajon.
Më 24 mars 1999, është dita për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Të cilën sot e njohin 108 shtet përfshirë edhe shtetet më të fuqishme të botës, Gjermania, Anglia, Japonia, Franca, Italia dhe Miku i Madh dhe i Përjetshëm si ka thënë Presidenti historik Rugova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtu, pra, qëndron vlera historike e magjike e kësa dite e quajtur 24 marsi 1999, dita sulmeve ajrore, dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Presidentit të saj William Jeferson Clinton – Bill Klintonit, dita e fjalimit të tij adresuar kombit amerikan sot gjashtëmbëdhjet vjet më parë.
24 marsi 1999: Kosova nga Liria deri te Pavarësia
Më 24 mars 1999, pasdite, në orën 4:20 pm me orën e Uashingtonit dhe 10;20 e natës me kohën e Kosovës, Presidenti i 42-të i SHBA-ve, William Jeferson Clinton – Bill Klintoni në momentin historik, të fillimit të fushatës së sulmeve ajrore, kur fluturakët e natos po fluturonin duke bombarduar Beogradin, iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë, gjithë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje duke thënë :
“Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet, civile dhe po djegin shtëpit. Ne po shohim njërëz të pafajshëm të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njërëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba.
Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht janë gjuajtur me një herë me armë zjarri. Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale dhe kodet të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm, që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe.
Pra, bashkëkombas të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale.”
“Misioni (bombardimet) ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne edhe NATO e kemi seriozishtë, që t’u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në Sërbi sot(24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndrrojnë rrugën, të ndalojnë këtë lloj ofensive të ndërrmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve të Kosovës, ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e dëmtur seriozishtë ushtrinë Serbe që është kundër njerëzve të pafajëshëm në Kosovë. Dhe në se presidenti Millosheviq – nuk i bindet paqes at’here na takon neve që duke përdorur forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t’i shpallim luftën.
Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Millosheviqi – nuk i kanë pranuar bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës. Millosheviqi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me spastrimin etnik të Kosovës…
“Bashkëkombas: unë jamë i bindur se rreziku për të hapur luftë dhe bërë diçka nga SHBA-s, nuk është aq i madh sa çështë rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njërëzit që nuk mund të mbrohen dhe tek ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur, ne sot, së bashku me aleatët(NATO) tonë, ta lëmë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, athere, preisdenti Millosheviq, do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e qujatur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njërzit në Kosovë.
Kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra, dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijra refugjatve të cilët presin vetëm mbrojtejen tonë. Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë, është e vetmja shprese e popullit të Kosovës. Populli i saj megjithse Kosovën kanë vendin e tyre nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet ne t’i sigurojmë jetën e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetën”
Bombardimet e NATO-s u pritën me reagimin e ashpër, tipik për Millosheviqin. Shqiptarë të panumërt u masakruan dhe u hodhën nëpër varre masive. Ndërkaq, grupet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sulmonin forcat serbe në terren dhe të ndihmonin NATO-n.
Atyre u ishin bashkuar edhe vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, dhe Europa e kudo ku ishin shqiptarët.
Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës vazhduan të linin shtëpitë e të zhvendoseshin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinje, pamje që të kujtonin Luftën e Dytë Botërore.
Përballë asaj që po ndodhte, Amerika dhe aleatët e saj nuk u tërhoqën.
Pas një fushate ajrore të NATO-s që zgjati 78 ditë, forcat serbe kapitulluan. Më 12 qershor 1999, një forcë masive e NATO-s filloi të hyjë në Kosovë, e pritur me gëzim nga popullata.
Ardhja e 50 mijë paqeruajtësve shënoi një kthesë vendimtare për fatet e popullit të Kosovës.
Në fillim, Kosova e lirë administrohej nga një mision i Kombeve të Bashkuara, UNMIK. Vetëm pak muaj pas mbarimit të luftës popullata shqiptare ishte kthyer thuajse e gjitha dhe kishte nisur përpjekjet e rindërtimit.
Shtetet e Bashkuara ishin të parat që ndihmuan këto përpjekje.
Në fillim të vitit 2001, në Uashington kishte ardhur një administratë e re dhe më 24 korrik të atij viti Presidenti George W. Bush vizitoi Kosovën.
Ai shprehu mbështetje për idenë që kosovarëve t’u jepeshin më shumë përgjegjësi për t’i marrë vetë në dorë punët e tyre.

Çështja e statusit të Kosovës ndonëse ishte objekt diskutimesh dukej ende e largët. “Standardet përpara statusit” ishte formula me të cilën doli UNMIK-u në vitin 2002, por këto standarde nuk ishin të formuluara qartë dhe u pritën me reagime negative në Kosovë.

Përpjekjet e vërteta për zgjidhjen përfundimtare të statusit u ndërmorën nga administrata Bush në vitin 2005.
Në pranverë të vitit 2005, Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice vendosën që Shtetet e Bashkuara të merrnin rolin drejtues për të çuar deri në fund punën e bërë nga administrata e mëparshme Clinton për vendosjen e paqes në Ballkan.
Nëpërmjet disa personaliteteve me rëndësi, administrata ndërmori përpjekje për të bindur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit për të filluar procesin e statusit të Kosovës.
Ndërkaq, në Kongresin amerikan, me nxitjen e ish-Kongresmenit Joe DioGuardi, qysh më parë kishin filluar përpjekjet për të paraqitur një rezolutë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.
Rezoluta u paraqit në vjeshtë 2004 nga ligjvënësi Tom Lantosh dhe u paraqit përsëri në janar 2005.
Në Kongresin amerikan, për Kosovën kishte gjithnjë konsensus megjithë mosmarrëveshjet mes dy partive politike për çështje të tjera.
Më 18 maj, 2005, Nënsekretari i shtetit Nicholas Burns paraqiti përpara Kongresit një nismë të re politike amerikane për Kosovën në bashkërendim me Kombet e Bashkuara dhe Grupin e Kontaktit të fuqive botërore. Ai deklaroi se viti 2005 ishte viti i vendimit për Kosovën, pra se SHBA synonin fillimin e një procesi që do të përcaktonte statusin e Kosovës.
Ndonëse në atë kohë ishte ende e paqartë se cili do të ishte statusi përfundimtar, SHBA dhe Grupi i Kontaktit kishin deklaruar se e përjashtonin një kthim të Kosovës nën kontrollin serb. Ato përjashtonin gjithashtu çdo ndryshim kufijsh dhe çdo ndarje të Kosovës.
Edhe udhëheqësit e Kosovës kishin deklaruar se për ta pavarësia ishte e panegociueshme.
Qeveria serbe, nga ana e saj, ngulte këmbë se Kosova nuk duhej të bëhej kurrë e pavarur.
Partnerët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për përcaktimin e statusit të Kosovës ishin Britania, Franca dhe Gjermania.
Vështirësia më e madhe ishin qëndrimet penguese të qeverisë ruse.
Në 26 janar 2007, kur i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari, paraqiti propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës, u bë e qartë se pavarësia ishte tashmë e pashmangshme.
Rekomandimet e Ahtissarit e linin në dorë të Kosovës të shpallte pavarësinë nga Serbia. Por ato kërkonin gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare mbi Kosovën.
Plani Ahtisaari për pavarësinë iu nënshtrua shqyrtimit në Këshillin e Sigurimit. Por Rusia ishte kundër.

Më 10 qershor 2007, Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë, ku iu bë një pritje prej heroi.

Dhe jo më kot. Vizita zgjati vetëm 8 orë, por deklarata që ai bëri në Shqipëri do të mbahej mend dhe ndikimi i saj nuk do të vononte të dukej.
“Në një moment në kohë, më mirë herët sesa vonë, detyrohesh të thuash: durimi arriti aty ku nuk mban më. Kosova është e pavarur,” deklaroi Presidenti amerikan. Ai tha se çdo plan për t’i zgjatur më tej bisedimet duhet të përfundonte me pavarësinë e sigurt.
Rreth nëntë muaj pas kësaj deklarate, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, duke u bërë shteti më i ri në botë.
Dhjetëra mijëra njerëz në Kosovë mbushën rrugët për të festuar ditën që e kishin dëshiruar prej dekadash.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kryesorë perëndimorë e njohën menjëherë pavarësinë e Kosovës.
Shpallja e pavarësisë erdhi pas një konflikti të përgjakshëm që la pas 14 mijë të vrarë dhe pas një periudhe mbikëqyrjeje nga Kombet e Bashkuara që e la Kosovën me një status të papërcaktuar dhe pa drejtim.
Më në fund, Kosova mund të shpresonte të konsolidonte shtetin dhe institucionet me një siguri për të ardhmen.
Duke folur përpara parlamentit, ish Kryeministri Hashim Thaçi tha: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.
Atë ditë, njerëzit shprehnin nderimin për SHBA, arkitekte e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe. Prishtina dhe qytetet e tjera ishin të mbushura me flamurë amerikanë dhe njerëzit thërrisnin: “Faleminderit USA” dhe “Zoti e bekoftë Amerikën”.
Që nga 17 shkurti 2008 kur u shpall e pavarur, Kosova ka kaluar nëpër sfida të brendshme dhe të jashtme. Shtetet e Bashkuara janë treguar të gatshme për të ndihmuar.

Në nëntor 2009, gjatë një vizite në Kosovë, ku përuroi një statujë të ngritur për nder të tij, ish-Presidenti Bill Clinton u bëri thirrje qytetarëve për të ndërtuar një shoqëri shumetnike me pakicën serbe dhe pakicat e tjera. “Shtetet e Bashkuara gjithnjë do ta ndihmojnë Kosovën,” tha ai.

Në fushën diplomatike, Kosovës iu desh të ndeshej me kundërshtimet e Serbisë.

Serbia protestoi ndaj pavarësisë dhe përmes Këshillit të Sigurimit kërkoi opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Më 22 korrik 2010, Gjykata shpalli vlefshmërinë e deklaratës së pavarësisë, duke thënë se ajo nuk binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Gjatë administratës së Presidentit Obama, mbështetja amerikane për Kosovën vazhdoi.

Megjithë fushatën e gjerë të Serbisë për të bindur vendet e ndryshme të mos e njohin shtetin e ri, Kosova ka siguruar deri tani rreth 116 njohje dhe është pranuar në dhjetra organizata ndërkombëtare.

Administrata e Presidentit Trump ka shprehur mbështetje të fortë për Kosovën.
Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, ndihmësi kryesor i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, H.R. McMaster, e bëri të qartë këtë mbështetje:
“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit.”
Sot, 19 vjet nga çlirimi dhe 10 vjet pas pavarësisë, Kosova i ka hedhur sytë drejt një të ardhmeje që synon anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe në NATO./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova nga 24 Marsi 1999 i sulmeve ajrore, deri te 10 vjetori i Pavarësisë së saj
Kosova nga 24 Marsi 1999 i sulmeve ajrore, deri te 10 vjetori i Pavarësisë së saj
Kosova nga 24 Marsi 1999 i sulmeve ajrore, deri te 10 vjetori i Pavarësisë së saj
https://3.bp.blogspot.com/-SBngIGGJpXQ/WrZ8j8a2-5I/AAAAAAAAVaw/WJBVBQ_8wsYeBaRsQH_PYzpaR4UA4cAYQCLcBGAs/s640/auto_a11521872902.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-SBngIGGJpXQ/WrZ8j8a2-5I/AAAAAAAAVaw/WJBVBQ_8wsYeBaRsQH_PYzpaR4UA4cAYQCLcBGAs/s72-c/auto_a11521872902.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kosova-nga-24-marsi-1999-i-sulmeve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kosova-nga-24-marsi-1999-i-sulmeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy