Krusheva ose shpati i shqiptarëve

Në rrafshin e Pellagonisë, përtej fushave të zhuritura nga dielli mesdhetar, ndodhet qyteti i Krushevës. I vendosur mes dy sukave, ky qytet me mbi 5 mijë banorë ka një histori të veçantë.

Si pjesë e Vilajetit të Manastirit, qyteti i Krushevës bashkë me fshatrat përreth u bë pjesë e ngjarjeve të stuhishme që shoqëruan fillimshekullin e njëzetë, shkruan Konica.al

Sipas Nikolla Kirov-Majskit, popullata e Krushevës në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë numëronte 12.500 frymë, e përbërë nga “bullgarë (bërsjac dhe mijac), vllehë dhe shqiptarë”.

Sipas këtij aktivisti të VMRO-së bullgare, në qytet ishin vetëm dy familje greke. Për të, ‘grekomanët’ e vetëm në qytet ishin ‘vllehët, shqiptarët dhe bullgarët, të ndikuar rëndshëm nga propaganda greke’.

Republika ditëshkurtër e Krushevës, që erdhi në jetë pas kryengritjes së vitit 1903, zgjodhi një qeveri të përkohshme. Kuvendi që u themelua në republikën që zgjati 10 ditë kishte 60 përfaqësues, 20 bullgarë, 20 shqiptarë dhe 20 vllehë.

Shqiptarët ortodoksë të Krushevës me kohë u asimiluan në vllehë. Por gjurma shqiptare qëndron e fortë në qytet. Një nga lagjet kryesore të qytetit njihet në të folmen arumune ‘Ohtul Arbineshului’ (Shpati i shqiptarëve).

Pjesa më e madhe e shqiptarëve sot jetojnë në fshatrat jashtë qytetit. Nëse regjistrimi i vitit 2002 është i besueshëm, në këtë komunë jetonin 2,089 shqiptarë ose 21.5% e popullatës së gjithëmbarshme.

Nga të dhënat që zotëron Konica.al del që shqiptarët përbëjnë shumicën në fshatrat Presill, Alldançe, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë, Bellushinë dhe Nerovë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Krusheva ose shpati i shqiptarëve
Krusheva ose shpati i shqiptarëve
https://3.bp.blogspot.com/-PHFtBGJ6UbE/WpxAjSjwMCI/AAAAAAAAT7o/POx7PeYwSF0uCBWZ7xKcQJCcx6490BVOwCLcBGAs/s640/krushev-640x398.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-PHFtBGJ6UbE/WpxAjSjwMCI/AAAAAAAAT7o/POx7PeYwSF0uCBWZ7xKcQJCcx6490BVOwCLcBGAs/s72-c/krushev-640x398.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/krusheva-ose-shpati-i-shqiptareve_23.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/krusheva-ose-shpati-i-shqiptareve_23.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy