Kufijtë e BE janë të pasigurtë. Shengen drejt fundit?

Fund i Shengenit? Horst Seehofer, ministri i ri i Punëve të Brendshme në Gjermani me idetë ka nxitur debate.

Ai kërkon tani kontrolle të vazhdueshme kufitare për sa kohë kufijtë e jashtëm të BE janë të pasigurtë.

Nga Richard Fuchs/

Ministri i ri i Brendshëm dhe i Atdheut, Horst Seehofer (CSU) ka gati një javë që sapo ka marrë detyrën, por brenda kësaj jave ai me sa duket do të marrë për vete debatin publik në Gjermani.

Dhe me sa duket ia ka dalë. Pas një interviste që ndezi debatin për islamin në Gjermani, ai shton tani edhe një ide tjetër në një intervistë tjetër për “Welt am Sonntag”. “Kontrollet e brendshme kufitare duhet të vazhdojnë për aq kohë, sa BE nuk arrin të mbrojë e kontrollojë me efektivitet kufijtë e jashtëm të saj.” Sipas Seehofer “nuk shoh për një kohë të caktuar, që ajo do t’ia dalë kësaj”.

Pa Shengen pa Europë

Me sulmin kundër lirisë së udhëtimit në Europë, Seehofer tregon se ka nuhatje të mirë për momentin. Debati për refugjatët i filluar që në vitin 2015, sulmet terroriste të Parisit, Brukselit, Berlinit kanë dhënë efektin e tyre -pra që sot kemi vetëm një “hapësirë Shengen të formës së lehtë“. Duke iu referuar terrorit Suedia, Danimarka, Austria e Gjermania justifikuan rivendosjen e kontrolleve kufitare. Komisioni i BE e miratoi, por me shtojcën që ato të mos marrin karakter të përhershëm.

Nga viti 1995 marrëveshja e Shengenit garanton lirinë e lëvizjes mes 26 vendeve, mes tyre 22 vende të BE dhe jo anëtarëve si Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lichtenshtajni. Heqja e kufijve të brendshëm duhej të zëvendësohej nga kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm.

Komisioneri i BE për punët e brendshme, Dimitri Avrampopulos nuk u lodh së përsërituri se “nëse vdes Shengen, vdes Europa”. Bullgaria që mban presidencën e radhës kërkon që nga maji të reduktohen kontrollet e përkohshme kufitare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva u shpreh se kufijtë e zonës Shengen duhet të jenë të hapur, që ekonomia të mos dëmtohet.

Zgjedhjet në Bavari dhe idetë e Seehoferit

Për Seehofer kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai madje foli për median gjermane për zgjerim të ndjeshëm të kontrolleve kufitare. Nëse Seehofer del e kërkon i vetëm zgjerimin e kontrolleve kufitare Komisioni Europian mund të reagojë duke e parë veprimin gjerman si shkelje të marrëveshjes.

Një rirregullim i marrëveshjes kërkon miratimin e të gjithave vendeve anëtare. Por Seehofer rrezikon grindje jo vetëm me BE, por edhe brenda koalicionit me CDU e SPD. Marrëveshja e koalicionit e nënshkruar edhe nga Seehofer përmban edhe fjalinë: “Ne jemi të një ujdie lidhur me refuzimin ndaj proteksionizmit, izolacionizmit dhe nacionalizmit. Kemi nevojë për më shumë e jo më pak bashkëpunim në botë.”

Shumë vetë në rrjetet sociale shprehen se Horst Seehofer ndjek me debatin për kontrollet kufitare qëllime të tjera.

Duke pasur parasysh zgjedhjet e landit në Bavari, ai mund të dëshirojë të nxjerrë në pararojë CSU-n si forca nxitëse e sigurisë dhe ruajtjes së kufijve. Nga kampi i majtë ai duhet të dëgjojë kritika, se ai synon të rifitojë votuesit konservatorë që kanë shkuar tek partia populiste e djathtë, AfD./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kufijtë e BE janë të pasigurtë. Shengen drejt fundit?
Kufijtë e BE janë të pasigurtë. Shengen drejt fundit?
https://2.bp.blogspot.com/-PJW-Q532WZU/WrGzRcIY5LI/AAAAAAAAErE/388FUj-k6ycUBIOnbJnisjJXa8pNOEX-ACLcBGAs/s640/europe-union-europe%25CC%2581enne-commission-drapeau-%25C2%25A9-nyul-Fotolia.com_-1024x641.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-PJW-Q532WZU/WrGzRcIY5LI/AAAAAAAAErE/388FUj-k6ycUBIOnbJnisjJXa8pNOEX-ACLcBGAs/s72-c/europe-union-europe%25CC%2581enne-commission-drapeau-%25C2%25A9-nyul-Fotolia.com_-1024x641.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kufijte-e-be-jane-te-pasigurte-shengen.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kufijte-e-be-jane-te-pasigurte-shengen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy