Kurti ndërhyn në konfliktin e Haradinajt me Selimin: As ti nuk u vrave në luftë Ramush

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar polemikën në rrjetin social Facebook, pas asaj kur sot në seancën plenare, Ramush Haradinaj e quajti “rrenc”, deputetin e Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Kurti, ka thënë se gjaknxehtësinë që e shfaqi sot Haradinaj, nuk e kishte me Rexhën por me veten e tij që u largua prej Rexhës. Ka theksuar se Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia kishte ratifikuar demarkacionin, por sipas tij, tash janë ndërruar rolet dhe Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn.

" Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj". 

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Më drejtohej mua e fliste për Rexhep Selimin. Nuk e kuptova pse. Rexha doli nga salla e seancës plenare, e kryeministri Haradinaj mori fjalën dhe fliste kundër tij. Pasi që ju përgjigj Rexha, m’u bë e qartë shumëçka nga reagimi i dytë i kryeministrit. 

Ai kishte humbur toruan dhe gjaknxehtë shfrynte kundër Rexhës. Çka i kishte bërë Rexha? Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj. Ndoshta kryeministri s’kishte çka t’i bënte Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Xhavit Halitit me të cilët u bashkua dhe po i sulej Rexhep Selimit? Ç’ishte ky siklet i papërmbajtur i kryeministrit?

Ramush Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia ratifikoi ‘demarkacionin’ pardje. Tash janë ndërruar rolet: Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn. Duket që Haradinaj ka besuar se është bërë kryeministër për shkak të ideve të tija zhvillimore në fushën socio-ekonomike dhe edukativo-arsimore. Ai ka harruar se me 10 deputetë nuk bëhesh dot kryeministër, se kryeministër ai është bërë pikërisht për ta kaluar ‘demarkacionin’ në Kuvend. 

Thaçi e Veseli e Haliti që kanë shpëtuar pa asnjë therrë nga lufta e paslufta nuk ia kanë më nevojën Haradinajt si para 21 marsit. Haradinaj dikur i kishte rënë gjarpërit në kokë porse tash e kapi për bishti. Dihet pjesa e mbetur e fabulës…

Me fjalë të tjera, Haradinaj nuk e ka me Rexhën, e ka me vetveten e tij. Nuk e ka me Rexhën që e kishte afër në luftë e protesta, por me vetveten e tij që u largua prej Rexhës.

/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kurti ndërhyn në konfliktin e Haradinajt me Selimin: As ti nuk u vrave në luftë Ramush
Kurti ndërhyn në konfliktin e Haradinajt me Selimin: As ti nuk u vrave në luftë Ramush
https://3.bp.blogspot.com/-H4mLYOTdgYc/WrYemZcKghI/AAAAAAAAVX4/y_MdYVnucB4KSYtwrFDNPx5qRxBLxb6qQCLcBGAs/s640/bini-1511443742-3407259_1511445450-1752590.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-H4mLYOTdgYc/WrYemZcKghI/AAAAAAAAVX4/y_MdYVnucB4KSYtwrFDNPx5qRxBLxb6qQCLcBGAs/s72-c/bini-1511443742-3407259_1511445450-1752590.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kurti-nderhyn-ne-konfliktin-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kurti-nderhyn-ne-konfliktin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy