Kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë duke votuar pro Demarkacionit

Një nga marrëveshjet më të komentuara në Kosovë ka marr fund sot pas një dite maratonike. Kosovën e zhbllokoi një nga deputetët që e kishte kundërshtuar më së shumti marrëveshjen e Demarakcionit me Malin e Zi Donika Kadaj – Bujupi së bashku me deputetin e Listës Serbe, Adem Hodza. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Donika Kadaj – Bujupi ka votuar sot pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ajo këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar para tre vjetëve duke hedhur gaz lotsjellës.Gjatë kohës sa Kadaj – Bujupi ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-kolegët e saj të Vetëvendosjes ishin arrestuar për hedhje të gazit në Kuvend të Kosovës, shkruan Insajderi. Për të mos ia falur Malit të Zi, 8 mijë hektarë tokë ajo kishte qëndruar në burg së bashku me liderin e VV-së Albin Kurti. Por pas tre vjetëve, kohë kjo është kur edhe VV filloi të përçahej në mes vete, Kadaj Bujupi ndërroi qëndrim. Ajo u rikthye sërish në “folenë” e saj, në partin ku ajo kishte filluar karrierën e saj politike, në AAK.Ndërsa sot deputetja Kadaj – Bujupi në qetësi hodhi votën e saj pro kësaj marrëveshje dhe zhbllokoi Kosovën. Mirëpo nuk ishte vetëm deputetja e AAK-së që votoi pro Demarkacionit. Kosovën e zhbllokoi edhe njëri nga deputetët e Listës Serbe, Adem Hodza. Hodza ia kishte premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit. Adem Hodza, është anëtar i partisë së gorarëve (JGP), ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hodzës ka qenë vendimtare që marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të kalojë sonte.Kundërshtimi që kishte filluar para tri viteve nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ndaluar ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është dorëzuar sot pak para orës 19:00.
Gazi lotsjellës pas një kohe të gjatë u rikthye sot në kuvend. Deputetët e VV-së hodhën për katër herë gaz lotsjellës vetëm gjatë ditës së sotme. Nga insistimi i tyre që demarkacioni të mos ratifikohet u arrestuan shtatë deputetë për shkak se hidhen gaz lotsjellës. Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Galuk Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi. 91 deputet kishin qenë të pranishëm ku 80 prej tyre kanë votuar për, ndërsa 11 të tjerë votuan kundër./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë duke votuar pro Demarkacionit
Kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë duke votuar pro Demarkacionit
https://4.bp.blogspot.com/-3O5iu0YxiL4/WrMf6TV-7vI/AAAAAAAAExY/0ZQeTQtNBroQvzpwMLDLLOy8ut7lxF9VwCLcBGAs/s640/demarkacioni-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-3O5iu0YxiL4/WrMf6TV-7vI/AAAAAAAAExY/0ZQeTQtNBroQvzpwMLDLLOy8ut7lxF9VwCLcBGAs/s72-c/demarkacioni-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kush-jane-dy-deputetet-qe-zhbllokuan.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kush-jane-dy-deputetet-qe-zhbllokuan.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy