Leja e prindërimit në botë/ Shqipëria me më shumë ditë, por jo 100% të paguara

Politikat e lejeve prindërore ndryshojnë shumë në mbarë botën – nga zero leje të paguara në SHBA deri te 87 javë të paguar në Estoni. Po në Shqipëri? Ligji parashikon deri në 365 ditë lejë prindërore, por sa i përket pagesës, nuk është paga e plotë. Në këtë drejtim, të tjera shtete konkurrojnë fort sa i përket kësaj politike. Për shembull, Kroacia paguan 208 ditë pune të plota si leje lindje, me 100 % të pagës së punonjësit. Në një nga nënkategoritë e marra në konsideratë gjatë përpilimit të Doing Business 2018, nga Banka Botërore, është ajo e disponueshmërisë së lejes së lindjes, si pjesë e rregullimit të tregut të punës, nga ku janë marrë këto të dhëna.

Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi shtet në Ballkan që ka të njëjtën politikë si ne, sa i përket lejes së lindjes, me disponueshmëri 365 ditë kalendarike, por jo më pagë të plotë. Politika është e tillë, 80 % e pagës neto për gjashtë muajt e parë (e përllogaritur nga paga e marrë gjatë 12 muajve të fundit) dhe 50 % e pagës neto për 6 muajt e dytë (n.q.s. e marrin).

Një ndër shtetet në Ballkan që ka politikën e ofrimit të pagës së plotë në lejen e lindjes është Kroacia, mirëpo ditët e disponueshme janë më pak, përkatësisht 208. Kosova ofron 270 ditë kalendarike leje, por jo 100 % të paguara. Nga ana tjetër, Maqedonia ofron 270 ditë kalendarike, por me 100 % të paguara, sipas pagës së punonjësit. Mali i Zi është shteti në Ballkan që ofron më pak ditë leje lindje, veçse 45 ditë kalendarike, mirëpo me 100 % të pagës. Serbia ofron leje 135 ditë kalendarike, sipas ligjit, por me 100 % të pagës.

Vetëm katër shtete nuk kanë të mandatuar lejen e lindjes: Liberia, Papua, Guinea e Re dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas statistikave, vetëm 11 % e amerikanëve përfitojnë leje lindje pjesërisht të paguar, sipas një marrëveshje direkte me punëmarrësin. Pjesa tjetër mund të marrin maksimumi 12 javë leje, por të papaguar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Leja e prindërimit në botë/ Shqipëria me më shumë ditë, por jo 100% të paguara
Leja e prindërimit në botë/ Shqipëria me më shumë ditë, por jo 100% të paguara
https://4.bp.blogspot.com/-TiRdtyQZKh4/WqOey8ioJ5I/AAAAAAAADgg/J_abmIHTMrMFJICAav20I5E0wNMqygRTgCLcBGAs/s640/lejet-e-prinderimit.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-TiRdtyQZKh4/WqOey8ioJ5I/AAAAAAAADgg/J_abmIHTMrMFJICAav20I5E0wNMqygRTgCLcBGAs/s72-c/lejet-e-prinderimit.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/leja-e-prinderimit-ne-bote-shqiperia-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/leja-e-prinderimit-ne-bote-shqiperia-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy