Ligji për gjuhët fle në Presidencë/ Ivanov mban peng gjuhën shqipe

Kaluan 8 ditë nga miratimi i Ligjit për Gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë, por presidenti Ivanov edhe më tej refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare. Për të tretën herë me radhë, kabineti i presidentit Ivanov refuzon që të përgjigjet në pyetjet e Televizionit “Alsat”, në lidhje me nënshkrimin e dekretit të Ligjit për gjuhët, shkruan “Tetova Sot”.

Ndërkaq nga Gazeta Zyrtare mohojnë që në adresë të tyre të ketë arritur ndonjë dokument për shpalljen e Ligjit për Gjuhët. Duke mos dashur që të komentojnë shumë, nga Gazeta Zyrtare thanë se do të veprojnë në bazë të asaj që parashihet me ligj.

Kreu i ligjvënësit Talat Xhaferi kalkulon por nuk bën të ditur se a ka hapësira ligjore për shpalljen eventuale të Ligjit në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit.

Një vendim i tillë u kritikua dhe u dënua ashpër nga VMRO-DPMNE-ja ende pa ndodhur. Sipas tyre, rast se Ligji do të shpallet në Gazetën Zyrtare pa firmën e presidentit Ivanov, do të pasojnë padi penale për Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin dhe Drejtorin e Gazetës Zyrtare.

Talat Xhaferi edhe nëse e nënshkruan ligjin në vend të Presidentit, ajo nuk do të jetë e ligjshme pasi që ai nuk mund ta zëvendësojë presidentin Ivanov i cili denjësisht e kryen funksionin e tij presidencial. Për këtë arsye, drejtori i Gazetës Zyrtare nuk mund të lejojë të shpallet ky ligj.

Kushtetuta duhet të respektohet. Pa nënshkrimin e dekretit nga ana e Presidentit të RM-së nuk ka ligj, ndërsa nëse dikush tenton që ta shkelë Kushtetutën, do të mbajë përgjegjësi penale, deklaroi Orca Georgievski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër LSDM-ja i rikujtoi VMRO-DPMNE-së se Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë i pranueshëm për partinë e tyre, kur bisedohej për formimin e shumicës pas zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Socialdemokratët gjithashtu i bëjnë thirrje presidentit Ivanov që ta nënshkruaj dekretin e Ligjit që është përpiluar në suaza të Kushtetutës dhe që avancon të gjithë gjuhet e komuniteteve pakicë në vend./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ligji për gjuhët fle në Presidencë/ Ivanov mban peng gjuhën shqipe
Ligji për gjuhët fle në Presidencë/ Ivanov mban peng gjuhën shqipe
https://4.bp.blogspot.com/-SOvTyB-sMX0/WrRPn22XX_I/AAAAAAAAE7Y/dYF_Hi_xmh8dMgIVKBx0oDRxThu9Wc9MACLcBGAs/s640/ivanov-500.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SOvTyB-sMX0/WrRPn22XX_I/AAAAAAAAE7Y/dYF_Hi_xmh8dMgIVKBx0oDRxThu9Wc9MACLcBGAs/s72-c/ivanov-500.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ligji-per-gjuhet-fle-ne-presidence.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ligji-per-gjuhet-fle-ne-presidence.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy