LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, është jo mirënjohëse ndaj “aleatëve” të vet shqiptarë

LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, definitivisht është jo mirënjohëse ndaj “aleatëve” të vet shqiptarë, që e sollën këtë parti në pushtet, kështu thonë për Zhurnal njohës të zhvillimeve politike në MAqedoni, duke komentuar mbi tktizimet politike të LSDM-së rreth miratimit të ligjit për gjuhët, në këtë rast ligjit që avancon gjuhën shqipe.

“LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, definitivisht është jo mirënjohëse ndaj “aleatëve” të vet shqiptarë, që e sollën këtë parti në pushtet. Së pari, shkelmoi Zijadin Selën, i cili u sakrifikua për të marrë pushtetin kjo parti maqedonase, bëri lojëra politike rreth Lëvizjes Besa, që sollën deri te përçarja e saj dhe është duke injoruar BDI-në, partnerin kryesor në qeveri, e cila, ndonëse këtë nuk e pranon publikisht, po kërkon alternativa të tjera”, thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist.

Sipas tij, kjo parti maqedonase shumë shpejt harroi se shqiptarët i dhanë asaj 70-80 mijë vota dhe në radhët e saj ka shumë anëtarë shqiptarë, madje edhe në udhëheqësi, andaj për çdo tradhti ndaj shqiptarëve, siç po ndodh kohëve të fundit, do ta paguajë faturën.

“Mund të ndodh durimi i shqiptarëve të marrë fund dhe ata t’i japin një goditje kësaj partie. Shihet qartë se LSDM-ja në pushtet po jep shumë premtime, pra edhe shqiptarëve, por, pavarësisht nga vullneti i shprehur, nuk ka kapacitet që këto premtime t’i zbatojë në jetë, ndaj dhe, si po kalon koha, ajo po e humb kredibilitetin dhe dobëson pozicionin e vet në pushtet”, nënvizoi Arsllani.

Nga ana tjetër, analisti politik Faik Krasniqi thekson se ata shqiptarë që kanë garuar nën siglën e LSDM-së, një parti sllavomaqedonase, nuk kanë shkuar në atë parti që të punojnë për interesa të shqiptarëve.

“Ata shqiptarë që kanë garuar nën siglën e LSDM-së, një parti sllavomaqedonase, nuk kanë shkuar në atë parti që të punojnë për interesa të shqiptarëve. Kanë shkuar aty për interesat e tyre personale. Tek e fundit nuk i llogaris edhe si shqiptarë. Sidoqoftë, ata janë përgjegjësit kryesorë që mbi 80 mijë vota të shqiptarëve ose 9 deputetë i shkuan LSDM-së”, theksoi për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, është jo mirënjohëse ndaj “aleatëve” të vet shqiptarë
LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, është jo mirënjohëse ndaj “aleatëve” të vet shqiptarë
https://1.bp.blogspot.com/-EMDIrOSfXFw/WqMRQ4-o9NI/AAAAAAAADdo/j6a0R-F7roY4ppBcyOePjanw-8y7LP-lgCLcBGAs/s640/zaev.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-EMDIrOSfXFw/WqMRQ4-o9NI/AAAAAAAADdo/j6a0R-F7roY4ppBcyOePjanw-8y7LP-lgCLcBGAs/s72-c/zaev.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lsdm-ja-e-kryeministrit-zoran-zaev.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lsdm-ja-e-kryeministrit-zoran-zaev.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy