Lutja e jashtëzakonshme e Papa Kristo Negovanit për shqiptarët

Çfarë shkruante Papa Kristo Negovani në fillim shekullin XX dhe cili ishte apeli që ai i drejtonte shqiptarëve? Përmes radhëve mund të kuptohet jo thjesht lidhja e tij me vendin amë, por edhe dashuria për t’i dhënë një të ardhme Shqipërisë e shqiptarëve. Papa Kristo la pas shumë pjesë në prozë, poezi, tekste të ndryshme me karakter laik apo fetar, ku përshkruhej gjendja dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fund pushtimit Osman në njërin krah por edhe presionit e ndikimit grek në tjetrin. Askush të mos mendojë se ne jemi aq larg atij realiteti, e për ta kuptuar këtë mjafton të shkëputësh disa rradhë të shkruara prej tij apo më mirë një lutje kaq kuptimplotë dhe e drejtpërdrejtë. Për fat të keq edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vite, ato duken kaq aktuale edhe sot.

Edhe të zemë udhën e mbarë me dashuri e vllazëri e dëshirë të vemi e të ndjekim gjuhën tonë, të mos bëhemi të përqeshurit e botës, të shpërndarë ndër degë të huaja, të mos punojmë më për të huajt por për shtëpinë tonë, ndë arrat tona, ndë kopshtet tona. Makar këto fjalë të mos bien poshtë e të hidhen tej e të pemëzojnë edhe të mbarojnë të gjitha sikundër dëshiroj unë dhe gjithë shqiptarët e thjeshtë. Edhe kombasit e mi të lidhen me dashuri e me bashkim, se dashuria edhe bashkimi bëjnë fuqinë. U bëftë o zot u beftë.”

Papa Kristo Negovani u masakrua në moshën 30 vjeçare në 12 shkurt të vitit 1905 pas një shërbese të mbajtur në gjuhën shqipe në kishën e fshatit Negovan, sot të mbetur në Greqi. Bashkë më të, bandat greke vranë edhe disa patriotë të tjerë të këtij fshati, mes të cilëve edhe vëllain e Papa Kristos. Sot eshtrat e tij qëndrojnë sërisht në fshatin Negovan jo larg Follorinës në një varr të shkatërruar, të mbytur nga ferrat e pa emër mbi të. Askush nuk është kujtuar të paktën t’i japë një vendprehje të denjë këtij patrioti të madh që jetën ja dha çështjes shqiptare./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lutja e jashtëzakonshme e Papa Kristo Negovanit për shqiptarët
Lutja e jashtëzakonshme e Papa Kristo Negovanit për shqiptarët
Lutja e jashtëzakonshme e Papa Kristo Negovanit për shqiptarët
https://2.bp.blogspot.com/-8v5EnxfppU4/WrlQyyUdKrI/AAAAAAAAVm4/zVZYUV8iyfEbzNGpLoY-TGEyoeYUQLkigCLcBGAs/s640/PAPA-KRISTO-NEGOVANI.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-8v5EnxfppU4/WrlQyyUdKrI/AAAAAAAAVm4/zVZYUV8iyfEbzNGpLoY-TGEyoeYUQLkigCLcBGAs/s72-c/PAPA-KRISTO-NEGOVANI.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lutja-e-jashtezakonshme-e-papa-kristo.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lutja-e-jashtezakonshme-e-papa-kristo.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy