Marrëveshja e detit/ “Si ka ndikuar roli i Metës dhe kritika që kam për Bushatin”

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, foli për negociatat me Greqinë për detin dhe rolin e Presidentit Ilir Meta në këtë proces. Mustafaj shpjegoi se Presidenti ka ndihmuar në rritjen e transparencës në lidhje me kërkesën për autorizim për plotfuqishmëri për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Presidenti në negociata nuk ka rol ekzekutiv, ai jep vetëm autorizimin për një proces. Presidenti ndihmoi në rritjen e transparencës, në qetësimin ose dhe në acarimin e opozitës.

Nga deklarimet e të dy palëve, PD apo LSI, pashë se kishte një tendencë për një interpretim të ndryshëm, dhe kjo nuk i bën mirë procesit.

Ne pamë sot që opozita pretendon se nuk i janë dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme Presidentit që ai të japë autorizimin në përputhje me Kushtetutën. Pamë dhe Kodhelin që tha çdo gjë është në përputhje me Kushtetutën,” tha Mustafaj.

Ish-deputeti i PD, gjithashtu i bëri një kritikë në formë këshille ministrit Bushati për temperamentin e tij, duke thënë se duhet të tregohet më i duruar përballë të tjerëve.

“Kritikat e mia për Bushatin janë për temperamentin e tij. Ai tregon se është më i ri se sa duhet për detyrën që mban. Jep shpesh shenja padurimi. Jep shenja që nuk duhet t’i japë, besoj se i ka në temperament, se një ministri të Jashtëm nuk i lejohet kurrë të bëhet nervoz e të humbasë durimin.

Ministrat e jashtëm nuk duhet të bien në kurthin e padurimit përballë të tjerëve. Është e vetmja kritikë apo sugjerim që kam për të, pasi më duket një ministër i mirë i jashtëm”,- tha Mustafaj.

Sipas Mustafajt ky proces do të zgjasë shumë për 3 arsye: “Besoj se ky proces do të zgjasë për shumë arsye, se është çështje jashtëzakonisht delikate.

Ju po e shihni çfarë po i bëjnë ministrit të jashtëm grek dhe këtij tonit, se preket nacionaliteti. E dyta që e ndërlikon më shumë është se kjo marrëveshje bëhet për herë të dytë.

E treta kemi përballë një interlokutor që ka të njëjtat probleme si ne dhe nxit ndezjen e emocioneve. E rëndësishme është që gjërat të bëhen mirë”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja e detit/ “Si ka ndikuar roli i Metës dhe kritika që kam për Bushatin”
Marrëveshja e detit/ “Si ka ndikuar roli i Metës dhe kritika që kam për Bushatin”
https://3.bp.blogspot.com/-ss_xrswHHk0/WpoEgH3hp7I/AAAAAAAAC9U/bxwTiww1Az4neAcaX2zpo7IMlbOiXZuvQCLcBGAs/s640/shqiperi-greqi-300x300.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ss_xrswHHk0/WpoEgH3hp7I/AAAAAAAAC9U/bxwTiww1Az4neAcaX2zpo7IMlbOiXZuvQCLcBGAs/s72-c/shqiperi-greqi-300x300.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshja-e-detit-si-ka-ndikuar-roli.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshja-e-detit-si-ka-ndikuar-roli.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy