Marrëveshja për detin/ Berisha: Po bëhet pazar

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen e detit me Greqinë dhe negociatat qëe po zhvillohen.

Berisha tha se veprimi i qeverisë Rama i muajve të fundit dhe në tërësi ndaj Greqisë ka qenë më dilentatesk dhe më i papranueshëm.

Berisha tha se me fqinjët duhet punuar për marrëdhëniet më të mira.

“Edi Rama është evidente, që 3-4 vite bëri anti-grekun dhe ishte absolutisht kundër interesit të shqiptarëve.

Sepse 4 vite nuk duhej të humbisnin, por të ndërtoheshin aq sa mund të ndërtoheshin dhe jo tëv mendonte se mund të fuste grekërit nën tavolinë. Shqipëria nuk e bën dot këtë, nuk i fut dot grekërit nën tavolinë.

Çfarë ndodhi në 3 muajt e fundit? Nisi një furi për ligjin e luftës për të bindur shqiptarët se po shpëtojnë nga ky ligj dhe këtë kopleks e kishte Enver Hoxha. Ligji i luftës ka ndekur me Konferencën e Parisit në rrafshin ndërkombëtar.

Efekti më pozitiv i luftës ka pasur të gjitha problemet, por i rreshtoi shqiptarët në krah të fituesve dhe jo humbësve. Të gjitha qeveritë aleate thonin që përshëndesim luftën e shqiptarëve, por kufinjtë e Shqipërisë do të zgjidheshin në konferencën e Paqes.

Prapa kësaj deklarate ishin demarshet e qeverisë greke, shumë të padrejta. Konferenca e Paqes u bë, kufinjtë ishin ato që ishin, por të drejtë Greqisë që të sulmonte Shqipërinë nuk i jep më.

Ligji ka vdekur, e turpshme për Greqinë që e mban, por kurrë si kam thënë ta heqin. Le ta mbajnë edhe 3 mijë vjet, por ëstë e turpshme sepse jemi vend i NATO-s.

Firmosa Traktatin e Miqësisë biletaral me Greqinë kur isha President i Republikës”, tha Berisha, duke shtuar se që nga momenti kur këta thanë se firmosëm marrëveshjen se hoqëm ligjin e luftës, kjo ishte tradhëti kombëtare.

Berisha tha se shqiptarët dhe grekët duhet të punojnë për një të ardhme tjetër, duket të hapim një kapitull të ri.

“E anulloi Gjykata marrëveshjen tonë dhe asnjë metër nuk është dhënë. Dhe na doli një sharlatan dhe na tha 353 km është dhënë.

Kam ekspertizën që e cilësoi marrëveshjen të pastër të negociuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Ua kam thënë Greqisë që pas vendimit të gjykatës, e vetmja rrugë ishte Gjykata Ndërkombëtare, e Hamburgut ose Hagës.

Rinegocimi ishte pazar dhe unë nuk e bëja dot. Këto çfarë bënë? Edi Rama hyri në rinegoçim, pra në pazar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka bërë asnjë koment, nuk ra preh e sharlatanëve.

Në të dy vendet kjo ngjall një mosbesim shumë të madh. Qeveria greke e pranoi zgjidhjen për të shkuar në Gjykatë, dhe Antonis Samaras e pranoi këtë rrugë, dhe Samaras ishte një shtetar shumë serioz”, tha Berisha.

I pyetur nëse marrëveshja me Greqinë e firmosur në 2010 në krahasim me këtë të sotmen, Berisha tha se marrëveshja e atëhershme ishte shumë më e mirë.

Ish-Kryeministri tha se po bëhet një marrëveshje për interesa politike qoftë nga Rama ashtu edhe Tsipras, duke shtuar se ata nuk mund tëv jenë më grekë se Samaras dhe Karamanlis.

“Nëse i fal Greqisë fushat më të mëdha të Jonit dhe nëse fut një spiun në grupin negociator atëherë ku është interesi i Shqipërisë?”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se “ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-kreu i SHIU-t kanë deklaruar me përgjegjësi lidhur me Artur Meçollarin”.

“Çertifikata e NATO-s është lëshuar nga qeveria shqiptare për të pasur akses në dokumentet e NATO-s. Dosja e tij është bazuar mbi përgjimet, fotografimet për Artur Meçollarin. Ushtarakët nuk mund të bëjnë takime të pautorizuara. Ky është i filmuar, përgjuar, fotografuar dhe ai nuk ka bërë asnjë ankesë kur i kanë paraqitur dosjen”, tha Berisha./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja për detin/ Berisha: Po bëhet pazar
Marrëveshja për detin/ Berisha: Po bëhet pazar
https://2.bp.blogspot.com/-p8lcJ7_dRzk/Wp3wmYKfIlI/AAAAAAAADMg/ibuFiSUCoTYjG6DWWQTg0a1B7V2sWuTLQCLcBGAs/s640/deti.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-p8lcJ7_dRzk/Wp3wmYKfIlI/AAAAAAAADMg/ibuFiSUCoTYjG6DWWQTg0a1B7V2sWuTLQCLcBGAs/s72-c/deti.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshja-per-detin-berisha-po-behet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshja-per-detin-berisha-po-behet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy