Marrëveshje me Kroacinë për ndotjen detare, Klosi: Sezon më i pastër turistik

Pas takimit të tre ministrave të mjedisit pak javë më parë atij; shqiptar, kroat dhe malazez në Dubrovnik, vjen hapi i parë që konkretizon bisedimet për shmangien e ndotjes së detit Adriatik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga zv.kryeministrja dhe Ministrja e Europës e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Maria Pejcinovic Buric dhe koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian Williams në ambientet e MEPJ në Tiranë. Marrëveshja parashikon menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe porte.

Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria kroate dhe organizata e Kombeve të Bashkuara.

”Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det duke i pastruar ato dhe për të pasur mundësinë që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë “Clean and Green 2020” pasi është shumë e nevojshme që në hapjen e sezonit turistik këtë vit të kemi një situatë shumë më të pastër”, tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit.

Koordinatori i UNDP-së në Tiranë, Brajan vlerësoi marrëveshjen si një shembull të përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare.

Projekti i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga UNDP, ka për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar por edhe menaxhimin e emergjencave si edhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve në Shqipëri për t’iu përgjigjur rreziqeve mjedisore dhe teknologjike të shkaktuara nga incidentet detare që rezultojnë ose mund të rezultojnë në derdhje të naftës ose substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme.

Në mbyllje të takimit koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian Williams tha se “ky është një shembull i përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare, një vend europian- që ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe në qendër të Integrimit Europian”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshje me Kroacinë për ndotjen detare, Klosi: Sezon më i pastër turistik
Marrëveshje me Kroacinë për ndotjen detare, Klosi: Sezon më i pastër turistik
https://3.bp.blogspot.com/-Y2oaFirvDSQ/WqxqAciQLpI/AAAAAAAAEM8/3DNdWBobTMA-wcbRpgsTxA2OrW9C2NwwACLcBGAs/s640/vlora-c1200x600.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Y2oaFirvDSQ/WqxqAciQLpI/AAAAAAAAEM8/3DNdWBobTMA-wcbRpgsTxA2OrW9C2NwwACLcBGAs/s72-c/vlora-c1200x600.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshje-me-kroacine-per-ndotjen.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshje-me-kroacine-per-ndotjen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy