Martesa e vajzave në moshë të re vijon të mbetet e lartë në Shqipëri

Gjatë vitit 2017, 3827 vajza u martuan pa mbushur moshën 19 vjeç. Kjo është e barabartë me 17 për qind të të gjitha martesave të shënuara vitin e kaluar. Shqipëria e ka të ndaluar martesën nën moshën 18 vjeç, sipas nenit 7 të Kodit të Familjes. Por grupi i vajzave që martohen “nën 19 vjeç” zë një pjesë të konsiderueshme në totalin e martesave. Pjesa e vajzave të martuara në këtë moshë është pakësuar disi gjatë viteve të fundit, duke rënë nga 25 apo 30% në 17%.

Në krahasim me kaq shumë vajza që martohen në moshë të hershme, INSTAT raporton se vetëm 120, ose 0.5% e dhëndurëve kishin këtë moshë.

Martesat në moshë të hershme janë vetëm një nga treguesit e pabarazisë gjinore që shfaqet te të dhënat demografike të vendit. Mosha mesatare e martesës dhe diferenca tipike meshkuj-femra është një tregues tjetër. Në vitin 2017, vajzat e martuara kishin moshë mesatare 26.5 vjeç ndërsa djemtë kishin moshën 31.5 vjeç, ku në mënyrë tipike, dhëndurët ishin 5 vjeç më të rritur se nuset.

Mosha mesatare e martesës është rritur me shpejtësi gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1991, vajzat martoheshin mesatarisht 22.8 vjeç ndërsa djemtë 27. Diferenca moshore u rrit gjatë këtyre dekadave nga 4.2 deri në 6 vjet ndërsa ka pësuar një rënie të lehtë përgjatë pesë viteve të fundit.

Martesat e grave në moshë të mitur konsiderohen si pengesa të konsiderueshme për zhvillimin e tyre shoqëror ndërkohë që hendeku gjinor në martesë me meshkuj dukshëm më të moshuar se sa femrat përforcon tiparet tradicionale të një shoqërie ku gratë janë nën kontrollin e burrave.

Numri i grave të martuara nën 19 vjeç duhet të shihet ngushtë e lidhur me numrin e lindjeve nga nëna në këtë moshë. Në vitin 2017 pati 1700 lindje nga nëna nën moshën 19 vjeç. Afërsisht 45% e të gjitha grave të martuara nën 19 vjeç patën fëmijë brenda vitit të parë të martesës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Martesa e vajzave në moshë të re vijon të mbetet e lartë në Shqipëri
Martesa e vajzave në moshë të re vijon të mbetet e lartë në Shqipëri
https://1.bp.blogspot.com/-XT9AjZXRbCU/WqHW_e22D4I/AAAAAAAADag/4er-fovVq7UnAAApaec_RzATgOEBoKFlQCLcBGAs/s640/auto_mar_1487160905-82337921491473867-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-XT9AjZXRbCU/WqHW_e22D4I/AAAAAAAADag/4er-fovVq7UnAAApaec_RzATgOEBoKFlQCLcBGAs/s72-c/auto_mar_1487160905-82337921491473867-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/martesa-e-vajzave-ne-moshe-te-re-vijon.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/martesa-e-vajzave-ne-moshe-te-re-vijon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy