Mazower: 1779, viti kur vrasja e shqiptarëve nuk quhej krim

Nuk ishte thjesht një shtypje e një kryengritje të zakonshme: admirali Hasan Pasha nuk do të mjaftohej veç me terror, djegie e persekutime. Llahtari i vitit 1779 do të shkonte deri atje sa vrasja e shqiptarëve nuk quhej krim. Turq e grekë do vërsuleshin mbi çdo shqiptar, ku çdo kokë e prerë paguhej pesë sekuinë nga admirali Hasan Pasha

Studiuesi britanik i Perandorisë Osmane Mark Mazower, autor i publikimeve të shumta për Ballkanin, ka sjell një episod jo fort të njohur për shqiptarët e Selanikut.

Autori i librit ‘Selaniku, qytet i fantazmave: krishterët, myslimanët dhe hebrenjt 1430-1950’ ka dritësuar fakte tronditëse që nuk janë prekur asnjëherë nga historiografia shqiptare, shkruan Konica.al

Mazower, teksa përshkruan kryengritjet shqiptare në More kundër autoritetit të Portës së Lartë, thotë se admirali osman Hasan Pasha, më 1779, me një forcë prej më shumë se 30 mijë vetash do të ndërmerrte një mësymje të egër kundër shqiptarëve.

Hasan Pasha poashtu dha dritën e gjelbër për turqit dhe grekët që të ndërmerrnin çdo lloj veprimi që u pëlqente kundër secilit shqiptar që gjenin: t’i vrisje ata nuk ishte krim. Duke vazhduar marshimin e tij, ai ekzekutoi të gjithë shqiptarët që i dilnin përpara, dogji një manastir ku po fshiheshin të ikurit dhe ofroi pesë sekuinë për secilën kokë shqiptare që sillnin para tij”, shkruan Mazower.

Të njëjtat masa, sipas autorit, u morën edhe nga guvernatori i Selanikut që dëboi më shumë se 4 mijë shqiptarë brenda pesë ditësh.

Por të gjitha këto aksione të egra, sipas studiuesit britanik, nuk sollën paqtimin e shqiptarëve dhe as pajtimin e tyre me sundimin osman.


Mazower vëren se ‘shumica e tyre ishin myslimanë, por feja e tyre e përbashkët nuk e fashiste dot përbuzjen që ndjenin për turqit’.

“Shqiptarët nuk njohin tanimë autoritetin e Zotëriut të Madh’, do të shkruante një vëzhgues i huaj disa vita më vonë, ‘madje edhe pashën e Selanikut e konsideronin si armik të urryer”.

Pasi Bushatllinjtë e Shkodrës mposhtën rëndë ushtrinë osmane, më 1793, shqiptarët e Selanikut nisën të shkaktonin trazira të reja. Kur pasha i qytetit u orvat të arresonte një nxitës trazirash, i njohur si Alizoti, në shtëpinë e tij u gjetën më shumë se 150 burra me armë dhe ushqime.

“Pasha, pasi kishte thirrur të gjithë ‘myslimanët e vërtetë’ për t’i ardhur në ndihmë, përdori edhe topat për t’i vënë zjarrin shtëpisë së Alizotit, por kundërshtari i tij u tërhoq nga qyteti duke marrë pengje për sigurinë e tij, dhe duke kërcënuar se do të kthehej me 2 mijë burra nëse nuk do të lëshohej një firman për faljen e tij”, njofton Matzower.

Një dekadë më vonë do të lëshohej një urdhër perandorak që i detyronte zyrtarët lokalë që të pastronin qytetin ‘nga një numër i panjohur shqiptarësh dhe të tjerësh nga e njëjta kategori që nuk kryejnë farë shërbimi…’.
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mazower: 1779, viti kur vrasja e shqiptarëve nuk quhej krim
Mazower: 1779, viti kur vrasja e shqiptarëve nuk quhej krim
https://4.bp.blogspot.com/-9LV0qFAQq3s/WrVjhuFgC3I/AAAAAAAAVWk/B4q8g3uYkcIhNfWiMTXV4s06-2Drq9gCQCLcBGAs/s640/mazower.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-9LV0qFAQq3s/WrVjhuFgC3I/AAAAAAAAVWk/B4q8g3uYkcIhNfWiMTXV4s06-2Drq9gCQCLcBGAs/s72-c/mazower.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mazower-1779-viti-kur-vrasja-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mazower-1779-viti-kur-vrasja-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy