Më në fund thellohet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, ka pritur sot në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, i cili po shoqërohej nga zyrtarë të lartë policor të shtetit.

Drejtori Maxhuni i njoftoi mysafirët për angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës si dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Ai tha se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Maxhuni tha se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyer me autoritet policore të Shqipërisë, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta policore.

Ndërsa drejtori i Policisë së Shqipërisë Veliu vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës, në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore të Shqipërisë.

Drejtori Veliu konfirmoi se do t’i kushtojë rëndësi vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët policor, duke përfshirë edhe lehtësimin e kalimit kufitar.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave policore përmes zyrtarëve policor, trajnimeve në fusha të ndryshme me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy policive, e që kanë synime të përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke përfshirë atë trans kufitar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7000,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Më në fund thellohet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë
Më në fund thellohet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë
Më në fund thellohet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë
https://3.bp.blogspot.com/-Q26zBkOokzE/WqcdNjHCHuI/AAAAAAAAD0o/q5fH7m5uq1YimaSXq1WnWYRA2TCRRuX1gCLcBGAs/s640/policia-780x439-640x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Q26zBkOokzE/WqcdNjHCHuI/AAAAAAAAD0o/q5fH7m5uq1YimaSXq1WnWYRA2TCRRuX1gCLcBGAs/s72-c/policia-780x439-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/me-ne-fund-thellohet-bashkepunimi-mes.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/me-ne-fund-thellohet-bashkepunimi-mes.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy