Më shumë pasuri për frymë se gjermanët e italianët, të fundit për të ardhurat

Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pak kilometra katrorë sa do t’ia kishte zili gjithkush. Por, më pas duket se është penduar, që i ka dhënë kaq shumë dhe i ka “dhuruar” një klasë politike, që në vite nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka gërryer pa mëshirë këto bukuri.

Shqiptaret gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend i Rajonit, madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese të tilla si Gjermania, Franca dhe Zvicra, Italia etj, por dobësitë njerëzore në menaxhimin e tyre e kanë bërë vlerën e pasurive të pashfrytëzueshme.

Banka Botërore mati pasurinë e kombeve më 2018 gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit. Madje shqiptarët kanë gëzojnë më shumë pasuri të natyrës edhe se grekët (12,546 USD) dhe turqit (12,854USD). Edhe italianët kanë me pak pasuri natyrire për frymë se shqiptarët, me vetëm 8,619 USD, dhe gjermanët gjithashtu, me vetëm 7071 USD.

Tek kapitali natyror Banka Botërore ka klasifikuar energjinë me (naftë, gaz, qymyri i fortë dhe i butë), mineralet (10 kategori), toka bujqësore (toka bujqësore dhe kullota), pyjet (druri dhe disa produkte pyjore jo të zeza), dhe zonat e mbrojtura tokësore. Aktualisht nuk janë përfshirë zonat e mbrojtura nga zonat detare.

Burimet natyre janë një mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë edhe më të varfrat. Ndërkohë që Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasurive natyrore për frymë ka të ardhurat disafish më të ulëta për banorë se vendet në fjalë.

Por gjithsesi niveli i zhvillimit ekonomik të një vendi është i lidhur fort me përbërjen e pasurisë së saj kombëtare. Kapitali natyror është komponenti më i madh i pasurisë në vendet me të ardhura të ulëta (47 për qind në 2014).

Të pasuruarit nuk ka të bëjë me likuidimin e kapitalit natyror për të ndërtuar pasuri të tjera. Rritja vjen nga përdorimi efikas i kapitalit natyror dhe investimi i të ardhurave nga burimet natyrore të kapitalit, si mineralet, në infrastrukturë dhe arsim. Ky investim pastaj rezulton në rritjen e pasurisë totale, referon me tej Banka Botërore.

Burimet e ripërtëritshme, toka bujqësore, pyjet dhe zonat e mbrojtura mund të sjellin përfitime në përjetësi nëse menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vlera monetare e aseteve të ripërtëritshme gati është dyfishuar në një dekadë, duke mbajtur konstant numrin e popullsisë.

Në kontrast me burimet e ripërtëritshme, kapitali natyror siç janë lëndët djegëse fosile dhe mineralet ofrojnë shanse të fragmentuara dhe të shtrira në një periudhe kohore.

Gati dy të tretat e vendeve që kanë mbetur të ardhura të ulëta që nga viti 1995 klasifikohen si shtete të pasura me burime natyrore, të cilat janë plot me konflikte dhe demokraci të pazhvilluar dhe nivel të ulët jetese. Kjo tregon se vetëm burimet nuk mund të garantojnë zhvillimin. Banka Botërore këshillon se nevojiten institucione të forta dhe qeverisje të mirë për të siguruar që përfitime të larta nga pasuritë natyrore./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Më shumë pasuri për frymë se gjermanët e italianët, të fundit për të ardhurat
Më shumë pasuri për frymë se gjermanët e italianët, të fundit për të ardhurat
https://3.bp.blogspot.com/-WZO-j5pk_Ew/WqB5Xa3CmHI/AAAAAAAADTs/LirgU-WdTioQ9BmtKVqGAvX-0PSuK_yPACLcBGAs/s640/miniera-e-kalimashit.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-WZO-j5pk_Ew/WqB5Xa3CmHI/AAAAAAAADTs/LirgU-WdTioQ9BmtKVqGAvX-0PSuK_yPACLcBGAs/s72-c/miniera-e-kalimashit.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/me-shume-pasuri-per-fryme-se-gjermanet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/me-shume-pasuri-per-fryme-se-gjermanet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy