Mediat belge: Skandali shpërtheu pasi Kosova zbuloi mishin e prishur (VIDEO)

Çështja e mishit të prishur belg është bërë temë në të gjithë Evropën. Ka qenë një punëtor i kompanisë eksportuese belge të mishit, VEVIBA, që ka treguar se kanë eksportuar mish të prishur në të gjithë Evropë Juglindore dhe në Afrikë, por ai ka pranuar të flas vetëm për Kosovën.

Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht autoritetet kosovare që të parat e kanë zbuluar mishin e prishur nga Belgjika në vitin 2016 dhe i kanë njoftuar autoritetet belge.

Pas njoftimit që autoritetet belge kanë marrë nga Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, në këtë shtet kanë nisur hetimet dhe është zbuluar skandali me mishin e prishur, shkruan lajmi.net.
Është dëshmitari i mbrojtur me emrin e koduar “Bruno” që ka folur mbrëmë për televizionin belg RTBF i cili ka thënë se mishi nuk ishte i destinuar për tregun belg.

“Një vend është kthyer si dëshmi. Kosova. Atje është zbuluar mashtrimi me mishin e prishur belg dhe më pas kanë nisur hetimet këtu (në Belgjikë)”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur i cili e ka pranuar se vet ka bërë mashtrime dhe e ka paketuar mish që ishte menduar të dërgohej në Kosovë.

Në intervistë ky dëshmitar tregon se mishi që dërgohej në shtetin e Kosovës ishte i dëmshëm dhe nuk duhej të konsumohej.

Ai madje shpjegoi se nga mishi i freskët rrjedhë gjak i zakonshëm, por në mishin që ishte i destinuar për Kosovë rridhte gjak i gjelbër. “Bruno” po ashtu ka pranuar se ai personalisht ka ndryshuar etiketat e mishit, afati i të cilit tashmë kishte skaduar.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, Lamir Thaçi ka sqaruar se ngarkesa e parë e këtij mishi që kishte si destinacion Kosovën, nuk kishte arritur. Kjo pasi ata mish ishte ndaluar në kufi dhe ishte asgjësuar.

“Shumica prej këtyre që kanë ndodhur janë spekulime për shkak se krejt ky zhvillim ka ndodhur prej autoriteteve kosovare dhe ne i kemi njoftu Belgjikën që kjo kompani ka bërë falsifikim. Asgjësimi i atij mishi dhe ngarkesën e parë të mishit nga kjo kompani ne e kemi ndaluar në kufi dhe e kemi asgjësu. Kjo ka ndodhë në vitin 2016”, ka thënë Thaçi për lajmi.net.

Ky i fundit ka theksuar se Belgjika kishte dërguar një inspektor në Kosovë, me të cilin i kishin bërë bashkërisht verifikimet.

“Ne kemi njoftuar autoritetet belge që e kanë dërgu një inspektor në Kosovë, ne e kemi pritur inspektorin dhe në koordinim me neve e kemi bërë verifikimin bashkërisht. Por ndalimin dhe gjetjen e falsifikimit e kemi bërë ne, dhe kemi njoftuar Belgjikën. Pas njoftimit tonë, ata kanë marrë informatat dhe mishi është asgjësuar edhe pastaj ata kanë bërë hulumtime tjera të mishit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës./ZgjohuShqiptar.info

Video: https://www.rtbf.be/info/belgique/detail_scandale-veviba-denis-ducarme-se-constitue-partie-civile?id=9862551

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mediat belge: Skandali shpërtheu pasi Kosova zbuloi mishin e prishur (VIDEO)
Mediat belge: Skandali shpërtheu pasi Kosova zbuloi mishin e prishur (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-0FTVbyVIdF8/WqSKtS-1gZI/AAAAAAAADoI/iqjG3Bbtt7QKewt24i7O8mH8oXiCLLfqQCLcBGAs/s640/8681953-1200x630.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-0FTVbyVIdF8/WqSKtS-1gZI/AAAAAAAADoI/iqjG3Bbtt7QKewt24i7O8mH8oXiCLLfqQCLcBGAs/s72-c/8681953-1200x630.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mediat-belge-skandali-shpertheu-pasi.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mediat-belge-skandali-shpertheu-pasi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy