Mediat turke: Shqiptarët në Turqi po zgjohen

Zëvëndës presidenti CESRAN (Qendrës Strategjike për Kërkime dhe Analiza)Hüsrev Tabak, në një analizë botuar në gazetën më të madhe turke Today’s Zaman i kushton vëmendje deklaratës së ish futbollistit të famshëm Hakan Şükür, i cili deklaroi që ishte shqiptar.Sipas tij Turqia duhet t’i kushtojë shjumë rëndësi shqiptarëve, sepse sipas tij ata tashmë shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament

Sipas tij Turqia duhet t’i kushtojë shjumë rëndësi shqiptarëve, sepse sipas tij ata tashmë shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament, megjithëse përkatësia e tyre politike nuk ndjek një linjë etnike.

Zgjimi shqiptar: Krimbi është kthyer!

Deklaratat e artikuluara nga Hakan Şükür, një ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet në parlament, tërhoqi shumë vëmendje dhe i kujtoi publikut se në Turqi jetojnë shqiptarë etnikë. Şükür deklaroi: “Për hir të unitetit kombëtar, diskurset racore duhen lënë mënjanë. Nëse ne i perceptojmë dallimet që kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atëherë jemi ne ata që humbasim.

Për shembull, unë jam etnikisht shqiptar, dhe nga këndvështrimi i parë (nëse do të marrim etninë si faktorin primar që përcakton kombësinë), unë nuk jam turk. Por kjo gjë nuk na çon ne drejt së vërtetës. Duke bërë këtë, ne të gjithë do të jemi në kërkim të asaj çfarë është e drejtë. Në këtë pikë shteti duhet të jetë në kërkim të drejtësisë.”

Me sa duket ajo çfarë ai tha është në përputhje me vijën politike të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe debatet se deklarata e Hakan Şükür do të thoshte se ai po refuzon pjesën turke të identitetit të tij, është tërësisht një marrëzi e medias. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi është përpjekur gjatë për të lënë identitetin etnik jashtë vijës politike, për hir të unitetit kombëtar. Pas raportimeve mashtruese të mediave, Şükür doli për të konfirmuar qëndrimin e tij dhe vendosi theksin mbi “një komb, një atdhe, një flamur dhe një gjuhë” në fjalimin e tij shpjegues.

Konkluzioni që del nuk është njëanshmëria e medias kundër partisë që është në pushtet, ose qasja ndaj etnisë dhe diversitetit etnik. Përfundimi i vërtetë i këtij incidenti është se kjo ishte një thirrje për një zgjim të komunitetit shqiptar, identiteti etnik i të cilit ka mbetur nën sipërfaqen e shoqërisë për më shumë se gjashtë dekada në Turqi.

Rrënjët e multikulturalizmit në periudhën osmane

Prania e shqiptarëve etnikë në Turqi është një trashëgimi e mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane. Që nga fundi i shekullit të XIX-të, populli shqiptar në Ballkan emigroi për në zemër të Anatolisë, për shkak të luftërave dhe presioneve politike që kanë hasur vendet e tyre. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës republikane, lejoi emigrimin e shqiptarëve etnikë në vend.

Historia Osmane, veçanërisht e shkruar nga nacionalistë, mallkon shpesh përfshirjen e shqiptarëve muslimanë në rebelimet e shekullit të XIX-të që rezultuan në toka të ndryshme në Ballkan, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në të cilat ushtria Osmane humbi kontrollin.
Nga ana tjetër, historia shqiptare akuzon osmanët se kanë shfrytëzuar Shqipërinë për më shumë se katër shekuj. Përveç kësaj, që kur shqiptarët luftuan dhe u çliruan nga osmanët, ato historikisht i kanë parë osmanët si “të tjerë” dhe Turqinë si pasardhësit e vetëm të këtyre “të tjerëve”.

Ndërkohë që të dyja palët kanë ndërtuar mite dhe armiqësi kombëtare që kanë mbetur në retorika të qarqeve dhe politika nacionaliste kombëtare, njerëzit e zakonshëm kanë vazhduar një marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin. Lidhjet ndërpersonale dhe transnacionale, të ndërtuara pas emigrimit masiv të shqiptarëve, sidomos nga Jugosllavia në Turqi, kanë luajtur rol të madh në këtë gjë.

Për këtë qëllim, Turqia pothuajse asnjëherë nuk ka pasur problem me shqiptarët si minoritet. Për këtë kanë luajtur rol dy faktorë. Në rradhë të parë, emigracioni i shqiptarëve u pranua nga Turqia sepse këta shqiptarë kishin deklaruar, përmes vizave që kishin marrë nga trupi diplomatik turk në Jugosllavi, se ata ishin etnikisht turq.

Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, sepse ato mund të flisnin gjuhën turke; turqishtja ishte folur në vendin e tyre që në kohën kur ato kishin qenë të pushtuar nga osmanët. Përveç kësaj kultura e tyre ishte e përzier me kulturën turke, dhe kështu nuk kishte shumë dallime jeta urbane shqiptare nga jeta urbane turke, dallimet ishin të dukshme vetëm në jetën që bëhej në fshat. Në fakt situata mbetet pothuajse e njëjtë edhe sot në Kosovë: Afërsisht 200,000 njerëz mund të flasin turqisht edhe pse vetëm një e katërta e tyre e deklarojnë veten etnikisht si turq. Në fund të fundit, për shkak se vala e emigrantëve që erdhën në Turqi deklaruan se ishin turq, dhe për shkak se ato ishin mirënjohës ndaj Turqisë, se ajo u hapi dyert dhe u mundësoi një mënyrë për të fituar jetesën, ato nuk kanë insistuar në njohjen e identitetit të tyre etnik autentik.

Së dyti, Turqia kurrë nuk ka lejuar që pakicat të flasin në skenën politike në mbrojtje të të drejtave të tyre etnike dhe ka qenë gjithmonë për asimilimin e minoriteteve në kombin turk. Shqiptarët, kanë qenë gjithmonë bashkëpunues për lulëzimin e Turqisë, ishin të lumtur të ishin pjesë e një kombi, himni i të cilit ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoj.

Ndikimi i shqiptarëve në punët e jashtme

Në jetën e përditshme, ne rrallë dëgjojmë për prezencën etnike shqiptare në Turqi. Ato të cilët e identifikojnë veten vullnetarisht si shqiptarë, sillen si një urë konstruktive mes Shqipërisë dhe Turqisë, apo Kosovës dhe Turqisë. Ashtu siç sugjeron edhe literatura ndërkombëtare në çlirimin e Kosovës nga sundimi serb, shqiptarët e Kosovës në Turqi kanë kontribuar shumë në marrëdhëniet Kosovë-Turqi gjatë vitit 1990, kur shqiptarët në Kosovë u tërhoqën nga institucionet shtetërore dhe sistemi arsimor, dhe filluan të angazhohen në sulmet rebele kundër Serbisë. Roli i tyre në ndërtimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Kosovës gjatë kohës të bombardimit të Serbisë nga NATO, ishte përsëri konstruktiv. Kjo gjë gjithashtu vazhdoi edhe pas pavarësisë së Kosovës.

Pamja e mësipërme tregon se shqiptarët kanë qenë njerëz besnikë të shtetit dhe kombit turk dhe se kjo besnikëri është krijuar nga shqiptarët duke lënë jashtë politikës përkatësinë dhe identitetin e tyre etnik. Deklaratat e Hakan Şükür verifikojnë pikërisht këtë gjë.

Megjithatë, duke parë anën tjetër të medaljes, ne do të marrim një ide më konkrete të vendit që zënë shqiptarët në trekëndëshin përkatësi etnike, besnikëri dhe kombësi. Gjatë kohës kur deklarata e Hakan Şükür u përfol shumë në mediat shqiptare, një figurë kyçe e komunitetit shqiptar në Turqi, presidenti i marrëdhënieve ndër parlamentare Turqi-Shqipëri dhe deputeti i Izmirit i partisë AK, Rıfat Sait, duke miratuar identitetin shqiptar të Hakan Şükür, deklaroi: “Unë jam shqiptar. Sot janë rreth 50 deputetë shqiptarë nga parti të ndryshme në Parlament.”

Në të vërtetë, kjo është diçka për të cilën publiku në Turqi nuk di gjë dhe nuk e ka dëgjuar më parë.Shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament, megjithëse përkatësia e tyre politike nuk ndjek një linjë etnike.

Kur kemi parasysh se besimtarët e identitetit etno-politik përpiqen për të përcaktuar kufijtë e grupit të tyre, pohimet e Rifat Sait marrin më shumë kuptim. Turqia është një vend multietnik, dhe grupet historikisht të shtypura (ose që kanë heshtur vullnetarisht) kanë mësuar shumë nga lufta etnike kurde për njohje ligjore.

Ata janë shumë të kujdesshëm për të mos qëndruar jashtë me pretendimet e hapura etnike, edhe pse në të kundërt, ato sillen në mënyrë bashkëpunuese dhe përpiqen që të perceptohen si një komunitet farefisnor, vëllezër që ndajnë një histori, kulturë dhe fe të përbashkët. Më saktësisht, ata përdorin pozitën e tyre si një urë mes vendit të tyre të origjinës dhe vendit pritës për të afirmuar përkatësinë e tyre etnike.

Shqiptarët në Turqi, dhe veçanërisht Rafat Sait, duke ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Kosovën dhe Shqipërinë, kanë futur një formë romani për njohjen e luftës etnike, nga e cila grupet e tjera etnike në Turqi mund të mësojnë më shumë.

Deklaratat e fundit në lidhje me praninë shqiptare në Turqi janë me të vërtetë një shenjë e një zgjimi politik që është mbështetur nga marrëdhëniet ndërshtetërore të Turqisë. Prandaj ky është një veprim në një kohë të përshtatshme që ndoshta mund të reflektojë në draftin e Kushtetutës së re./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7958,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2371,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mediat turke: Shqiptarët në Turqi po zgjohen
Mediat turke: Shqiptarët në Turqi po zgjohen
https://4.bp.blogspot.com/-DSf9NEfIZzc/WqgPssNeerI/AAAAAAAAUu8/zs9JN1jfVzQiFNXuiz7J9cm8Ti5pAmDiACLcBGAs/s640/trashegimi-shqiptar-ne-turqi-640x360.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-DSf9NEfIZzc/WqgPssNeerI/AAAAAAAAUu8/zs9JN1jfVzQiFNXuiz7J9cm8Ti5pAmDiACLcBGAs/s72-c/trashegimi-shqiptar-ne-turqi-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mediat-turke-shqiptaret-ne-turqi-po.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mediat-turke-shqiptaret-ne-turqi-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy