Ministrat Majko dhe Nikolla me shqiptarët në Modena: Të ruani shqipen!

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko po zhvillon një vizitë pune së bashku me Ministren e Arsimit znj. Lindita Nikolla në Modena të Italisë ku po trajton si çështje emigracionin dhe hapat e ndërmarra ndaj saj. Ministri Majko foli për rëndësinë e konsolidimit të lidhjeve mes shqiptarëve në Itali dhe shtetit. Ai përmendi se nuk ka statistika lidhur me numrin total të shqiptarëve, përfshi atyre edhe ata të Kosovës e Maqedonisë, megjithatë ai foli për marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës, me qëllim që shqiptarët e saj të mos trajtohen më si të ndarët e diasporës. Ai tha se brenda një kohe të shkurtër ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm si: ngritja e një Nënkomisioni Parlamentar, krijimi i Komitetit Shtetëror për Diasporën, kalimi i ligjit për Agjencinë e Diasporës, votimi në parim i Projektligjit për Diasporën, Projektligji për Fondin e Zhvillimit si dhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me organizatën “Germin”.

“Ne jemi fokusuar që të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me diasporën të kalojnë me ligj të veçantë, pasi duam të garantojmë jetëgjatësinë e tyre pavarësisht ndërrimit të qeverive”, u shpreh Majko. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar i drejtuan pyetje z. Majko, lidhur me të drejtën e votës dhe projektet sa i përket arsimit. Ministri iu përgjigj duke thënë se të gjitha palët politike janë shprehur pro këtij projekti.

Ai tha se kanë në tryezë disa modele që do të shqyrtohen me shumë kujdes, dhe sa i përket arsimit, ministri përmendi si arritje përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shtetëror në një zonë të Gjermanisë, në një rajon të Kanadasë dhe New York.

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit theksoi rëndësinë që për herë të parë po realizohet një regjistër i të dhënave në bashkëpunim më Ministrin e Shtetit për Diasporën, sidomos për numrin e studentëve jashtë vendit.

Në përfundim, z. Majko pohoi se nevojitet një organizim më i madh në nivel rajonal dhe shtetëror, dhe në këtë kontekst, Majko kujtoi mbajtjen e samitit të dytë për diasporën, ku do të flitet për gjërat që duhen bërë. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ministrat Majko dhe Nikolla me shqiptarët në Modena: Të ruani shqipen!
Ministrat Majko dhe Nikolla me shqiptarët në Modena: Të ruani shqipen!
https://3.bp.blogspot.com/-chiOvJSZvPg/WrhS3-Km0rI/AAAAAAAAFTE/C-hDHJeoKK0CK8hIwvV9QDH6_8Yzyfe3gCLcBGAs/s640/29632957_1595288920566914_1645092651_o-1-480x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-chiOvJSZvPg/WrhS3-Km0rI/AAAAAAAAFTE/C-hDHJeoKK0CK8hIwvV9QDH6_8Yzyfe3gCLcBGAs/s72-c/29632957_1595288920566914_1645092651_o-1-480x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ministrat-majko-dhe-nikolla-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ministrat-majko-dhe-nikolla-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy