“Mishi i skaduar belg mbërriti edhe në Shqipëri”, alarm nga mediat e Brukselit

Mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare.

 

Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel.

I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor.

“Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen, raporton “tvklan”.


Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. Përmes një deklarate të përbashkët, deputetët thanë se “hetimet duhet të jenë proaktive, të shpejta dhe të plota. Për më tepër, ka një nevojë urgjente për komunikim sa më të shpejtë mes autoriteteve të përfshira dhe konsumatorëve”.

Ky është rasti i dytë me mishin e skaduar që eksportohet nga Belgjika. Përpara disa kohësh, kompania Veviba u përfshi në një skandal të ngjashëm duke dërguar mish të skaduar në Kosovë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Mishi i skaduar belg mbërriti edhe në Shqipëri”, alarm nga mediat e Brukselit
“Mishi i skaduar belg mbërriti edhe në Shqipëri”, alarm nga mediat e Brukselit
“Mishi i skaduar belg mbërriti edhe në Shqipëri”, alarm nga mediat e Brukselit
https://2.bp.blogspot.com/-JyVmyshhKzc/Wq6XTQ8X_4I/AAAAAAAAVAg/6CZBFsvdvpMdwiACydWv-0VD3EERYLtTgCLcBGAs/s640/cow-meat-in-a-slaughter-house-380x233_1521380384-7304065.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-JyVmyshhKzc/Wq6XTQ8X_4I/AAAAAAAAVAg/6CZBFsvdvpMdwiACydWv-0VD3EERYLtTgCLcBGAs/s72-c/cow-meat-in-a-slaughter-house-380x233_1521380384-7304065.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mishi-i-skaduar-belg-mberriti-edhe-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mishi-i-skaduar-belg-mberriti-edhe-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy