Mosdekretimi i Ligjit të gjuhëve/ Ekspertët: Hyn në fuqi edhe pa firmën e Presidentit

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të mund të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov.

Ekspertët vlerësojnë se me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit dhe shpalljen e tij në Gazeta Zyrtare, Presidenti do të gjendej ligjërisht para aktit të kryer. Nikolla Dujovski thekson se praktika të tilla ka pasur edhe më herët.

“Do të ishte mirë që Presidenti ta nënshkruante ligjin sepse për atë është i obliguar dhe nuk ka të drejtë të mos e bëj. Nuk është detyrë e tij të vlerësojë procedurën. Por përderisa e dimë se me cilin kemi punë, pres që të përsëritet ajo që ka ndodhur edhe më herët. Kur presidentet nuk kanë dekretuar ligje, mjafton që të kalojnë gjashtë ditë dhe me nënshkrimin e Kryetarit të Kuvendit ligji i cili është votuar për herë të dytë të adresohet në Gazeta Zyrtare dhe me këtë të hy në fuqi. Pas kësaj mund të pasojnë iniciativat për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së ligjit”, thotë analisti Nikolla Dujovski.

Nga ana tjetër analistët politik vlerësojnë se vendimi i Ivanovit për mosdekretimin e ligjit është veprim i motivuar politik. Sipas analistit Sefer Tahiri vendimi i Presidentit motivohet nga politika e pandryshueshme nacionaliste e VMRO-DPMNE-së.

“Kjo parti e ka shumë të vështirë ta ndryshojë kursin e saj politik-etnonacionalist dhe ideologjinë e saj se në këtë shtet maqedonasit duhet të jenë bartës të sovranitetit dhe jo qytetarët pra jo edhe shqiptarët. Kjo qasje mendoj se ja vështirëson rikthimin e saj në pushtet. Mendoj se nuk pritej ndonjë veprim tjetër nga ky President i cili në fakt nuk është President por është vetëm një figurë dhe marionetë politike e VMRO-DPMNE-së. Presidenti i Maqedonisë është më i mirë kur nuk flet se sa kur deklaron diçka”, vlerëson analisti tjetër Sefer Tahiri.

Derisa shumica parlamentare nuk bëjnë të ditur nëse kanë plan B në rast se Ivanov përfundimisht nuk nënshkruan ligjin, ekspertët këmbëngulin se shkeljet procedurale dhe jo kushtetutshmërinë e ligjit mund ta vlerësojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Aktin e mosfirmosjes së Ligjit nga Ivanov specialistët e quajtën qyqar, ndërsa ish kryeministri Nikolla Gruevski veprimet e tij në miratimin e ligjit i arsyetoi me tentativa për ta penguar procedurën, siç e quajti ai, jo-kushtetuese… /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mosdekretimi i Ligjit të gjuhëve/ Ekspertët: Hyn në fuqi edhe pa firmën e Presidentit
Mosdekretimi i Ligjit të gjuhëve/ Ekspertët: Hyn në fuqi edhe pa firmën e Presidentit
https://4.bp.blogspot.com/-xwqtclMcf3E/Wq3OteZEYrI/AAAAAAAAEYQ/HcHuVkSZE4Qb22tgj0Zj62K01k-IOiTmQCLcBGAs/s640/ivanov.png-500.png
https://4.bp.blogspot.com/-xwqtclMcf3E/Wq3OteZEYrI/AAAAAAAAEYQ/HcHuVkSZE4Qb22tgj0Zj62K01k-IOiTmQCLcBGAs/s72-c/ivanov.png-500.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mosdekretimi-i-ligjit-te-gjuheve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mosdekretimi-i-ligjit-te-gjuheve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy