Mrekullitë e bektashizmit dhe dëshmitë e Ali Pashë Tepelenës e Naim Frashërit

Besimi në zot në vendin tonë zë një vend shumë të rëndësishëm për arsyen e vetme sepse bashkëjetesa fetare ka qenë e tillë aq sa mban mend historia. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ata mbesnin shqiptarë pavarësisht se për një arsye a për një tjetër kishin zgjedhur të përkrahnin një fè apo një tjetër. Një nga këto fe që është zhvilluar rrjedhimisht shumë në vendin tonë, është pikërisht feja bektashiane. Kush është historia e kësaj feje dhe cili është predikimi i tyre?

Si fillim duhet të themi se baza e bektashizmit thotë “Pa atdhe nuk ka fè” dhe historia nisjes shënohet relativisht vonë, por ndikimi ka qenë shumë i madh.

Për historinë e hershme të bektashinjve në Shqipëri dihet pak, ndonëse mund të hamendësohet se ata janë themeluar mirë këtu nga fundi i shekullit XVI deri në mesin e shekullit XVII. Bektashinjtë vetë hyrjen e tyre në Shqipëri e zbresin deri në figurën e dëgjuar legjendare të Sari Salltëkut. Udhëtari turk Evlija Çelebiu, i cili kreu një udhëtim nëpër Shqipërinë jugore në verën e vitit 1670, gjeti një teqe bektashinjsh në Kaninë, afër Vlorës, dhe atë vend e përshkruan si më poshtë:

“Këtu gjendet edhe një teqe e Haxhi Bektash Veliut, gjithashtu e themeluar nga Sinan Pasha. Kjo teqe është e dëgjuar në mbarë Turqinë, Arabinë dhe Persinë. Aty gjenden edhe shumë njerëz të dhënë pas dijeve mistike dhe pasjetës së përkorë prej dervishi. Ndër ta ka disa djelmosha të hijshëm.

Udhëtarëve që u bie rruga dhe atyre që vijnë për t’ufalur u nxirren nga kuzhina e qilari i teqes të ngrëna të mira, sepse të gjitha malet, vreshtat e kopshtet rreth e qark janë vakëfe të teqes. Pranë teqes, në një tyrbe madhështore, prehen themeluesi i saj, Gazi Sinan Pasha, bashkë me njerëzit e familjes e idhtarët e tij, që’ Perëndia i ndjeftë aty ku janë. shkurt, ajo është nje’ teqe e pasur dhe e dëgjuar dhe unë nuk gjej fjalë për ta përshkruar” (Seyahatname, VIII, 361a).

Tyrbja që përmend Evlija Çelebiu, e cila tashmë është zhdukur, ishte ende objekt adhurimi në kohën e vizitës së konsullit austriak Johann Georg von Hahn (1811-1869) në mesin e shekullit XIX Hahn-i shkruan: “[Pronarët e kalasë] janë pasardhës të pushtuesit të parë turk të kësaj zone, Sinan Pashait të dëgjuar të Konias, varri i të cilit mund të shihet në një teqe të vogël poshtë kalasë.

Këtu vijnë për pelegrinazh nga anë e anës, sepse turqit e konsiderojnë Sinanin shenjtor (1854).” Kur Portaurdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve të bektashinjve më 1826, teqeja bektashie e Kaninës i kaloi tarikatit Halveti. Tyrbja ku ndodhej teqeja u rrënua më 1971, por në “vendin e mirë” ka ende një gur të bardhë.

Ndër objektet e tjera të hershme bektashie ishte Teqeja e Tetovës në Maqedoni, e themeluar në fundin e shekullit XVI. Sipas gojëdhënës, Sersem Ali Dedei, vezir në kohën e Sulltan Sulejmanit (sund. më 1520-1566), pa në ëndërr Ballëm Sulltanin, pirin (nismëtarin, themeluesin) e dytë të tarikatit Bektashi, dhe e la detyrën e vezirit për të bërë jetën e një dervishi të thjeshtë në fshatin e Haxhi Bektashit, ku kishte lindur lëvizja e bektashinjve.

Para se të vdiste më 1569, ai e la amanet që gjithë pasuria e gjëja e tij të shiteshin dhe paratë të përdoreshin për të blerë tokë për një teqe në Tetovë. Teqeja u ndërtua ashtu si tha një Baba Harabati (Harabti), dhe ajo mori emrin e tij, Teqja e Baba Harabatit. Kjo teqe u zgjerua në fundin e shekullit XVIII e në fillimin e shekullit XIX me një numër ndërtesash dhe një kopsht të bukur, çka ekziston edhe sot si kompleks hotelesh. Që nga fillimi i shekullit XVIII e këndej, Teqeja e Tetovës ka shërbyer si seli mëmë (ashitanë) për shumë teqe të tjera në Kosovë e në Maqedoni.

Më 1780 pasoi ndërtimi i një teqeje bektashinjsh në Gjirokastër në kohën e Baba Asimit. Kjo teqe hodhi themelet e lëvizjes bektashiane në vetë Shqipërinë dhe mori rëndësi të veçantë në fund të shekullit XIX.

Ajo që duhet përmendur është se bektashizmi nuk është përkrahur vetëm nga shtresat e mesme dhe të ulta të poullsisë, por edhe nga kapedanët e prijësit e vendit, një ndër ta është edhe Pashai i Madh, Ali Pashë Tepelena. Shqiptarët qenë veçanërisht të prirur për të pranuar disa tipare të Bektashizmit, konkretisht tolerancën tradicionale dhe vlerësimin për fe të ndryshme, si dhe qëndrimin pa paragjykime ndaj bindjeve dhe praktikave të lidhura me to.

Madje disa venë re një vazhdimësi të disa praktikave të krishtera e para-të krishtera nën çadrën liberale të Bektashizmit. Për më tepër, bektashinjtë qenë të gatshëm të pranonin interesat dhe gjuhën vendëse, ndryshe nga myslimanët sunitë, të cilët e njëjtësonin veten kryesisht me kryeqytetin Osman dhe me gjuhën arabe.

Një pjesë e mirë e Shqipërisë jugore dhe e Epirit u kthye në bektashi në fillim nën ndikimin e Ali Pashë Tepelenës (1759-1822), i madhi e i tmerrshmi ‘Luan i Janinës,’ i cili edhe vetë ishte idhtar i këtij tarikati. Më 1826, katër vjet pas vdekjes së Ali Pashës, ky tarikat pati një rënie në Shqipëri, kur Sulltan Mahmudi II (sund. 1808-1839) i dha fund ekzistencës së trupës së jeniçerëve dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve bektashie në Perandorinë Osmane.

Megjithatë, bektashinjtë e morën veten përsëri gjatë periudhës së lëvizjes kombëtare shqiptare, Rilindjes, në fundin e shekullit XIX dhe, pa dyshim, është kjo lidhje me lëvizjen që solli popullaritetin e shpejtë të tyre. Shkalla e përqafimit të bektashizmit qe e tillë” sa që bektashinjtë erdhën e u formuan si një bashkësi fetare më vete dhe u bënë feja e katërt në Shqipëri.

Lidhur me, thënë kushtimisht, “bektashizimin” e shqiptarëve, në njërën nga këngët popullore shqiptare mes tjerash thuhet edhe kjo:

“Të keqen o Turballi

me dervishët që nxjerr ti

ç`i dërgon në Shqipëri

bën shqiptarët bektashi.”

E përveç Ali Pashës na del një tjetër figurë po aq e rëndësishme në “mbrojtje” të këtij besimi, i madhi Naim Frashëri, por çfarë thotë Frashëri për këtë fe? Konica.al ju jep disa detaje…

Në mbështetje të fakteve të shënuara dhe të dhënave të tjera për bektashizmin në Shqipëri, është i drejtë qëndrimi i përgjithshëm i studiuesit boshnjak Xhemal Qehajiq, kur thotë se:

Aspiratat nacionale të shqiptarëve jo vetëm që janë zhvilluar, por ato edhe kanë filluar nga celulat e bektashinjëve.”Burim i rëndësishëm informacioni për besimin e bektashinjve shqiptarë është Fletore e Bektashinjet, e shkruar nga njëri prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, Naim bej Frashërit (1846-1900).

Frashëri, i cili ishte autor veprash fetare, kombëtare e didaktike, që luajtën rol të jashtëzakonshëm për Rilindjen kombëtare shqiptare në periudhën e fundit të shekullit XIX, kishte shpresuar se besimi liberal bektashi, me të cilin ai ishte lidhur që në moshë të njomë në fshatin Frashër, një ditë do të përqafohej si fe e re e të gjithë shqiptarëve. Me që rrënjët i kishin si në Kuranin mysliman ashtu edhe në Biblën e krishterë, bektashinjtë kishin mundësi ta shpinin përpara çështjen e forcimit të bashkimit rreth tyre të njerëzve të ndarë nga fetë e ndryshme.

Naim Frashëri ishte idhtar i pavarësisë konfesionale të lëvizjes së bektashinjve shqiptarë nga selia qendrore, pir evi, në fshatin Haxhi Bektash Qoj (Haci Bektas Koy) të Anadollit dhe propozoi që në krye të lëvizjes të ishte një baba ose dede shqiptar.

Ai, gjithashtu, solli në përdorim terma shqip në vend të termave turqisht që përdoreshin më parë nga bektashinjtë shqiptarë: shq. atë në vend të turq. baba, dhe shq. gjysh në vend të turq. Dede, për t’i dhënë fesë bektashiane karakter kombëtar e për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët. Fletorja përmban një hyrje për besimin bektashi dhe dhjetë vjersha fetare, të cilat japin një tablo të rrallë të besimeve të këtij tarikati. Ajo fillon kështu:

“Bektashinjtë besojnë Zot’n e math e të vërtetë, Muhamet-Alinë, Hadixhen’e Fatimenë edhe Hasan e Hysenë. Të dymbëdhjet’ imamëtë qëjanë: Ali, Hasan, Hysen, Zejnel-Abidin, Muhamet-Bakir, Xhafer-Sadik, Musa-Qazim, Ali-Riza, Muhamet-Teki, Ali-Neki, Hasan-Asqeri, Muhamet-Mehdi.

Kanë gjithë at’Alinë dhe mëmë Fatimenë. Besojnë dhe gjithë të Mirëtë, qëjane’ tëpar’e të pastajmë. Se besojnë mirësinë dhe asaj i falenë. Pa si besonj’ e duanë këta ashtu dhe Musan’ e Merjemenë dhe Isan’ e shërbëtorët’ e tija. Të parë kanë Xhafer-Sa-diknë’ edhe plak Haxhi-Bektash- Velinë, q ‘ështe’ ng ‘ajo derë. Këta të gjithë kane’ thënë: “Bëj mir’ e mos bëj keq. ” Kësaj fjale i kanë prurë bese’ bektashinjtë. E vë’rteta dh ‘e drejta, edhe mëndja e urtësija dhe gjithë mirësitë mbretërojnë në kët’ udhë.

Bes’ e bektashinjve është udh’ e gjerë, që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Më nj’anë ka lulet’ e diturisë, m ‘anët tjatër të’ së vërtetësë. Pa dituri e pa të vërtetë’ dhe pa vëllazëri s ‘munt të bënetë njeriu bektashi i vërtetë. Ndaj bektashinjet gjithësija është’ vetë Perëndia”.

Pavarësisht nga një panteizëm dhe universalitet i tillë, besimi bektashian i Naim Frashërit ka një frymë kombëtare të theksuar: “Nukë vetëm në mest te’ tyre bektashinjtë, po dhe me gjithë njerëzine’ janë’ vëllezër ‘e shpirt. Duanë si shpirtin ‘e tyre dhe të tjerëtë, mysliman ‘e të krishterë, dhe shkojnë mir’e bukure’ me gjithë njerëzinë.

Po më shumë duane’ Mëmëdhenç edhe mëmëdhetarëtë, që kjo ështe’ m ‘e mire’ nga gjithë të miratë… Të’përpiqenë dit’e natëpër atëkomp q’i quan Ate’ epërgjërohetëpër ata, te’punojnë’ bashke’ me parësin’ e me pleqësinë për shpëtim të Shqipëris’ e të’ shqipëtarit për diturit epër qytetërit të’ Kombit e te’ Mëmëdheut të tyre; për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit’ e mbarësitë”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mrekullitë e bektashizmit dhe dëshmitë e Ali Pashë Tepelenës e Naim Frashërit
Mrekullitë e bektashizmit dhe dëshmitë e Ali Pashë Tepelenës e Naim Frashërit
https://4.bp.blogspot.com/-0gSBUYukouk/WpigKv8V8_I/AAAAAAAAC40/fh3JBAg2bhYQQ7eCIoksnlbh7fixPkkGACLcBGAs/s640/Bektashinjte-foto-e-vjeter-1-640x480.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-0gSBUYukouk/WpigKv8V8_I/AAAAAAAAC40/fh3JBAg2bhYQQ7eCIoksnlbh7fixPkkGACLcBGAs/s72-c/Bektashinjte-foto-e-vjeter-1-640x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mrekullite-e-bektashizmit-dhe-deshmite.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/mrekullite-e-bektashizmit-dhe-deshmite.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy