“Na mbytën të paaftët, përvishni mëngët si ta bëni Himarën përsëri lulen e bukur”

Nga: Jani Prifti

Krahina Himarës, një nga më të bukurat në Shqipërinë tonë të dashur. Gabim që në reformën territoriale, lanë jashtë Dukatin, Brataj, Progonatin, Nivicën e Kurveleshin dhe çdo fshat tjetër të Himarës origjinale.

Mund të binjakëzohen, ashtu siç bëjnë në Evropë, dhe ti japin jetë të mirës. Sepse kemi male, që do të thotë borë, ski, zbritje me biçikleta, alpinizëm, restorante malore, gara me fuoristrada, pyjet që kanë vend sa të duash për tenda.

Kemi lumenj, kanionet e Nivicës, raftin që sa shumë turizëm mund të sillte, udhëtime me kuaj anës lumenjve. Kemi ullirin, vajin e ullirit, kemi portokalle e mandarina, rrush dhe mollë, ideale nga zona e Horë Vranishtit. Punishtet e pijeve nuk do ishin diçka e dëmshme, do sillnin punë sezonale.

Kemi mjaltin. Kemi bagëti sa të duash dhe mund të kishim dhe punishte djathi të bardhë me markën e çdo fshati si Pilur Himarë, Borsh Himarë, Kudhës Himarë, Fterrë Himarë, Çorraj Himarë, etj.

Ashtu siç bëjnë grekët dhe bullgarët, të cilët eksportojnë pa masë. Kemi Kalatë, rrënojat e kalave në çdo fshat të Himarës origjinale, ku nën themelet gjejmë që rrënjët janë akoma aty. Kemi detin, ku peshkimit ti mundësonim kushte, një port ideal, punishte për konserva. Kemi plazhe pa fund, ku të përqendroheshim tek kualiteti në ushqim, shërbim, pastërti.

Miniporte në çdo zonë bregdetare për udhëtarë, kazino në Dhërmi, Himarë, Borsh, Lukovë për biznesmenë të pasur vendas dhe të huaj. Rregullim të shtëpive karakteristike në çdo fshat të Bashkisë Himarë.

Kemi kengët, vallet, vlera botërore. Kemi peisazhet e Piqerasit, Nivicë Bubar etj, etj. S’kemi të aftë, ose ata të paktë i etiketojmë si të djathtë ( kulakë, ballistë), si të majtë (komunistë) dhe në vend që ti zgjedhim, i largojmë. Riciklojmë të paaftë. Ikin vitet dhe ku i kemi avokatët tanë, gjykatës, doktorët, menaxherët e turizmit, supervizorët, arkitektët, inxhinjerët, njohës të kulturave. Të parët asnjëherë nuk e bënë këtë gabim.

Përse na vijnë studentë evropianë, dhe na pastrojnë mbeturinat tona?! Përse çirren disa që jemi grekë dhe u shkojmë mbrapa?! Kemi njëfarë Stavri Marko që çfarë nuk thotë për të përçarë, jam grek thotë …… Ky është kushëri i të madhit Petro Marko, është nga fisi Bua. Stërnip i Gjin Buas, Theodhor Buas, Mërkur Buas dhe Pjetër Buas, shqiptarë me famë botërore dhe me kë tallet.

Nejse, të mendojmë se çfarë kemi dhe si ta bëjmë Himarën përsëri lulen e bukur. Të nderuar, kanë filluar……Të ndihmojmë dhe ne. 27-29 prill South outdoor Festival në Vuno……… Mos mungoni./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Na mbytën të paaftët, përvishni mëngët si ta bëni Himarën përsëri lulen e bukur”
“Na mbytën të paaftët, përvishni mëngët si ta bëni Himarën përsëri lulen e bukur”
https://4.bp.blogspot.com/-Ir4Fns3mKEo/WrhNwo0xiHI/AAAAAAAAFPo/JVBc9GbAC7YetAbhdqP-ztJEtrlxhdBlQCLcBGAs/s640/jani-11-696x463.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Ir4Fns3mKEo/WrhNwo0xiHI/AAAAAAAAFPo/JVBc9GbAC7YetAbhdqP-ztJEtrlxhdBlQCLcBGAs/s72-c/jani-11-696x463.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/na-mbyten-te-paaftet-pervishni-menget.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/na-mbyten-te-paaftet-pervishni-menget.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy