Në fund të prillit planifikohet të formohet ushtria kosovare

Qeveria e Kosovës planifikon që në fund të muajit prill ta procedojë ligjin që ta transformojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Por, ende nuk e di mënyrën se si do ta realizojë këtë. Ushtria dështoi të bëhej vitin e kaluar pasi fuqishëm kundërshtohej nga ndërkombëtarët formimi i saj përmes ligjit. Ata insistonin që ushtria të bëhej vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese, ndonëse Lista Serbe vazhdon të jetë kundër saj. Por, gjatë vizitës në Kosovë, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Wess Mitchell tha se askush s’ka veto në sigurinë e Kosovës

Projektligji për Forcat e Armatosura është paraparë nga Qeveria e Kosovës që të procedohet në Kuvend me 30 prill të këtij viti. Megjithëse nuk është e qartë se si do të arrihen votat për ta shndërruar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Lista Serbe deri më tani vazhdimisht e ka bërë të ditur se ata nuk do ta japin votën e tyre për ushtrinë e Kosovës, ani pse e njëjta parashihet të jetë multientike.

Për Express, nga Qeveria e Kosovës thonë se gjithçka që ka të bëjë me FSK’në, ekzekutivi është duke biseduar me të gjitha palët, përfshirë edhe vendet mike.

“Për të gjitha temat që ndërlidhen me FSK-në, Qeveria është duke punuar ngushte me te gjitha palët duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, kanë thënë ata.

Sidoqoftë, në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi me ngulm insistonte që ushtria të bëhej sipas ligjit pasi përmes ndryshimeve kushtetuese ishte e pamundshme, ndërkombëtarët bënin thirrje që një veprim i tillë mos të ndodhte.

Megjithëse, nga Qeveria thonë për Express se kjo do të ndodh në kuadër te veprimeve te koordinuara dhe bashkërendimit dhe se në afatin optimal do te vendoset për mënyrën e transformimit te FSK-së.

Kohë më parë, Ambasadori amerikan, Greg Delawie, kishte paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse ushtria bëhej sipas ligjit dhe jo ndryshimeve kushtetuese. Pas shumë thirrjeve, Presidenti Thaçi ishte tërhequr nga nisma e tij.

Por, gjatë vizitës në Kosovë, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Wess Mitchell tha se askush s’ka veto në sigurinë e Kosovës. Të njëjtën porosi ai e dërgoi edhe në Beograd duke thënë se Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë dhe se kjo nuk përbën kërcënim për askënd.

Edhe pse e përsërisin vazhdimisht se Kosova shpejt do ta ketë ushtrinë e saj, zyrtarët në Prishtinë e saj, hezitojnë të japin afate për këtë.

Hashim Thaçi javën e kaluar gradoi disa gjeneralë dhe shtoi se kjo po bëhet në prag të formimit të ushtrisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në fund të prillit planifikohet të formohet ushtria kosovare
Në fund të prillit planifikohet të formohet ushtria kosovare
https://4.bp.blogspot.com/-KlqGyIK4YG0/WqsOjwzKHAI/AAAAAAAAEGw/qW2QVkbdXQgw8Yt5HoWQC5agh6R7hC-KgCLcBGAs/s640/FSK.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-KlqGyIK4YG0/WqsOjwzKHAI/AAAAAAAAEGw/qW2QVkbdXQgw8Yt5HoWQC5agh6R7hC-KgCLcBGAs/s72-c/FSK.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-fund-te-prillit-planifikohet-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-fund-te-prillit-planifikohet-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy