Në kërkim të së vërtetës në dosjet sekrete të Shqipërisë komuniste

Regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive, por vetëm tani disa shqiptarë po arrijnë të shohin dosjet e tyre dhe po zbulojnë se miq dhe të afërm i spiunuan ata te Sigurimi i Shtetit.Njëzet e shtatë vjet më parë, në shkurt 1991, Gentiana Sula ishte në një turmë prej mijëra shqiptarësh që rrëzuan statujën e diktatorit të vendit Enver Hoxha në sheshin qendror të kryeqytetit, Tiranë.

Në fillim të viteve 1990, ajo ishte pjesë e lëvizjes studentore që donte t’i jepte fund izolimit 45-vjeçar të imponuar në vend nga regjimi i stilit Stalinist të Hoxhës – dhe protestat e kësaj lëvizje çuan në demonstrata mbarëkombëtare dhe në rrëzimin e regjimit komunist.Por edhe pse Shqipëria e rrëzoi sundimin komunist rreth tre dekada më parë, procesi i trajtimit të abuzimeve të së kaluarës është ende në ditët e tij të para.

Sula tani drejton Autoritetin Shqiptar për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, një agjenci shtetërore e themeluar në vitin 2016 për të mbledhur arkivin e Shërbimit famëkeq Sekret të Sigurimit të kohës së komunizmit, për të deklasifikuar informacione dhe për t’u siguruar që ata që ishin viktima të regjimit, ose të afërm të tyre të kenë qasje në dosjet e tyre.

“Duhet të marrim kohë për të mësuar të vërtetën,” tha Sula. “Ne jetuam për dekada me radhë në një sistem abuziv.”

“Edhe ime bijë më pyet: ‘Mama, ia vlen vërtet të shkosh aq thellë?’, dhe unë i them se kemi nevojë të dimë se çfarë ka ndodhur,” shpjegoi ajo.Autoriteti u krijua pasi parlamenti shqiptar miratoi një ligj në maj 2015 për të hapur dosjet e policisë sekrete të kohës së komunizmit.

Autoritetit iu dha gjithashtu pushteti për të kontrolluar zyrtarë të partive politike dhe mbajtës të një posti publik për të parë nëse ata ishin bashkëpunëtorë të policisë gjatë asaj periudhe.Deri në shtator të vitit të kaluar, Autoriteti iu përgjigj më shumë se 600 kërkesave.”Ne jemi organizata që siguron qasje në informacione. Por ajo që kemi vënë re është se ka ende frikë. Të gjithë kanë dikë që është përndjekur dhe njerëzit kanë frikë se nuk e dinë se ç‘do të zbulojnë,” shpjegoi Sula.

“Spiuni te dera ngjitur”
Një memorial për të bugrosurit politikë të komunizmit.

Shqiptarët jetuan nën mbikëqyrje të vazhdueshme për rreth pesë dekada. Vetëm pak kilometra larg nga zyra e Sulës është shtëpia e ish-udhëheqësit komunist Hoxha, i cili drejtoi një regjim brutal që mori mijëra jetë.

Rreth 4,000 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur, përfshirë gjyshin e Sulës.Vila e Hoxhës, tani gjysmë e braktisur, ndodhet në lagjen Blloku, e cila nën sundimin e tij ruhej nga ushtarë dhe punonjës të Sigurimit, dhe vetëm anëtarët e lartë të partisë lejoheshin të jetonin atje.Sot në Bllok ndodhen kafene, dyqane dhe bare moderne që simbolizojnë Tiranën e re, por më parë ai ishte simbol i shtetit totalitar të Hoxhës, me kufijtë e tij të mbyllur dhe pothuajse asnjë shans për të ikur.

Nën diktaturën e tij, rreth 18,000 vetë u burgosën për arsye politike; rreth 6,000 vetë u ekzekutuan.Mekanizmi kryesor i Hoxhës për të kontrolluar jetët e shqiptarëve ishte sigurimi dhe rrjeti i tij mbikëqyrës. Sigurimi kishte rreth 15,000 bashkëpunëtorë, ndër të cilët 1,000 agjentë dhe 11,000 informatorë në të gjithë Shqipërinë.

Spiunët e tij ishin të shpërndarë nëpër Tiranë – në hotele, ambasada, zyra postare dhe madje edhe dyqane ushqimore.Miq dhe të afërm ishin gjithashtu të angazhuar si informatorë, siç zbuloi së fundmi Maks Velo, një arkitekt dhe piktor i njohur shqiptar.Velo u spiunua nga miku i tij, një tjetër piktor, siç zbuloi Velo kur pa dosjet e tij të sigurimit.

“Ishte tronditëse kur mësova se ai po i raportonte Sigurimit edhe bisedat tona për Picasso-n. S’ma merrte mendja kurrë se do të shkoja në burg bazuar në biseda të tilla,” tha ai për BIRN.Velo, i cili dizenjoi hotele, shkolla dhe parqe gjatë epokës së Hoxhës, u burgos në vitin 1978, pasi u akuzua nga zyrtarët komunistë për shprehje “tendencash moderne”.

Ai u dënua me dhjetë vjet burg dhe punë të rëndë, pasi u dënua për agjitacion dhe propagandë kundër sistemit. Velo u lirua në vitin 1986 dhe më pas u detyrua të punonte në një fabrikë deri në rënien e komunizmit.Këtë muaj, Autoriteti i siguroi atij një dosje të madhe prej 250 faqesh të dosjeve që Sigurimi kishte për të, pas të cilës ai vendosi të përmendte shumicën e njerëzve që e spiunuan atë.

“Kam përmendur rreth 20 prej tyre, arkitektët e vërtetë të shkatërrimit jo vetëm të jetës sime, por edhe të jetëve të familjes time. Për habinë time, deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka ardhur tek unë të më thotë: ‘Më vjen keq,’” tha ai.

Muzeu i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit

Në “Shtëpinë e gjetheve” tani ndodhet Muzeu i Përgjimeve Sekrete.
Edhe pse shumica e dosjeve mbeten të mbyllura dhe vetëm objektivave të mbikëqyrjes së fshehtë dhe familjeve të tyre u lejohet t’i shohin ato, autoritetet gjatë viteve të fundit kanë vendosur të shënojnë vendin më famëkeq të krimit komunist dhe kanë vënë në dispozicion disa nga dosjet atje – si ish-selia e Sigurimit.Ndërtesa, e quajtur “Shtëpia e gjetheve”, tani strehon Muzeun e Përgjimeve Sekrete, e cila përkujton viktimat e regjimit totalitar dhe tregon strategjitë brutale të përdorura për dekada me radhë nga ana e Sigurimit.

“Ky muze i kushtohet atyre njerëzve të pafajshëm që u spiunuan, arrestuan, përndoqën, dënuan dhe ekzekutuan gjatë regjimit komunist,” shkruhet në një tabelë në muze.Koleksioni i tij përfshin pajisjet e mbikëqyrjes që përdorte shërbimi sekret – radiot, telefonat dhe çipe të posaçme që vendoseshin nëpër rroba, çanta dhe dollapë.

Agjentët e Sigurimit quheshin ‘mikrofona të gjallë’, sepse ata mbanin me vete çipa gjatë gjithë kohës pasi gjenin agjentë inteligjence kudo, duke filluar nga dyqanet ushqimore, zyrat postare, hotelet dhe ambasadat.Në muze ka edhe pamje rreth armiqve të regjimit – që do të thotë kushdo në Shqipëri që ishte në ndonjë mënyrë kundër axhendës së komunistëve.Muzeu i Përgjimeve Sekrete po përpiqet të përpilojë një listë të atyre që u vranë dhe përndoqën gjatë 50 viteve të sundimit komunist.Por shumë njerëz në Shqipëri pretendojnë se të gjitha përpjekjet që qeveria po bën aktualisht kanë ardhur shumë vonë dhe nuk janë të sinqerta.

Çelo Hoxha, një historian dhe zv/drejtor i Institutit për Studimet e Krimeve Komuniste, tha se edhe pse legjislacioni i vitit 2015 mundësoi hapjen e dosjeve të shërbimit sekret, ai nuk shkoi aq larg.

“Ligji është në dobi vetëm të familjeve të personave që u persekutuan sepse ata janë të vetmit që mund t’i shohin dosjet, por jo publiku i gjerë,” tha ai.Instituti i tij, i cili ka qenë në krye të përpjekjeve shqiptare për t’u marrë me trashëgiminë komuniste, ka mbështetur miratimin e legjislacionit të lustracionit, në mënyrë që ndikimi i hapjes së dosjeve “mund të jetë më kuptimplotë për të gjithë shoqërinë”.

Ai propozoi që njerëzit e përfshirë në Sigurimin e Shtetit të asaj kohe të shkarkohen nga postet e tyre dhe të nxirren në gjyq. Kjo ide ka qarkulluar që nga fillimi i viteve 1990, por nuk është bërë kurrë ligj.Hoxha shprehet se edhe pse regjimi komunist u rrëzua në fillim të viteve 1990, njerëzit që punonin me Sigurimin mbetën në institucione shtetërore për një kohë të gjatë, duke penguar vendin që të ecë përpara me përpjekjet e tij për të siguruar dhënie llogarie për krimet e të kaluarës.Një numër i vogël njerëzish janë nxjerrë në gjyq për krimet e kohës së komunizmit, por shumica e tyre janë liruar nga akuzat ose janë liruar pasi kanë kryer një pjese të dënimit.

Pasi rezulton që nuk ka ndonjë gatishmëri zyrtare për të ngritur hetime të suksesshme, instituti i Hoxhës po përqendrohet në regjistrimin e viktimave të regjimit, edhe pse ai nuk ka hequr dorë ende nga përpjekjet për të sjellë lustracionin.Megjithatë, institucionet që përkujtojnë viktimat e regjimit komunist kanë kapacitete dhe burime të kufizuara. Duke qenë se tani ka kaluar shumë kohë, ato përballen gjithashtu me probleme sepse dëshmitarët po vdesin, ndërkohë që shumë viktima nuk jetuan mjaftueshëm gjatë për t’u njohur si të tillë ose për të marrë kompensime.Burgjet që ishin të shpërndarë në të gjithë vendin mbeten ende të pashënuar, ndërkohë që shumë familje janë ende në kërkim të të afërmve të tyre që u zhdukën.

Shumë njerëz shpresojnë se teknologjia e re dhe testimi i ADN-së, i cili nuk ishte i disponueshëm në fillim të viteve 1990, si dhe përpjekjet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, i cili së fundmi filloi të punojë në Shqipëri, do të ofrojnë një përparim në këtë aspekt.

Përballja me ‘të vërtetën e shëmtuar’

Një piramidë e ndërtuar në nder të Enver Hoxhës.Autoriteti për Dosjet Sekrete planifikon godina të reja për të mbajtur arkivat e mbledhura të Sigurimit. Por historianë si Hoxha paralajmërojnë se shumë prej këtyre dokumenteve janë shkatërruar nga vetë regjimi kohë më parë.Si Hoxha ashtu edhe Sula shpresojnë se puna me të rinjtë mund ta ndryshojë situatën. Në vitet e fundit, organizatat e tyre kanë mbajtur leksione, kanë drejtuar shkolla verore dhe kanë organizuar ture studimore për nxënës që kanë pak njohuri për abuzimet e së kaluarës.

“Kjo shoqëri ka ende nevojë të hapet,” shprehet Sula. “Ka mohim të vazhdueshëm dhe shoqëria është e ndarë, por ne duhet ta dimë të vërtetën, edhe nëse kjo kërkon kohë dhe është e dhimbshme”.
Velo, të cilin e spiunoi shoku i tij piktor, tha se procesi i përballjes me të vërtetën për të kaluarën është gjithashtu i rëndësishëm për shqiptarët e rinj.

“Një i ri duhet të kuptojë se nëse bën keq, do të vijë një ditë kur do të bëhesh përgjegjës për këtë. Ata duhet të mësojnë gjithashtu se mizoritë e komunizmit ishin të vërteta dhe të shohin tiparet e vërteta kriminale të regjimit,” shpjegoi ai.Ai shtoi se beson se ai ka bërë gjënë e duhur duke kërkuar të shohë dosjen e tij dhe më pas ka bërë publik emrat e informatorëve të Sigurimit.”Shoqëria jonë duhet të përballet me këtë të vërtetë të shëmtuar. Ne duhet t’i mbajmë të hapura gjërat dhe të mos fshihemi më,” tha ai./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në kërkim të së vërtetës në dosjet sekrete të Shqipërisë komuniste
Në kërkim të së vërtetës në dosjet sekrete të Shqipërisë komuniste
https://2.bp.blogspot.com/-6_9I1D1BdhU/Wpn7W-fFpEI/AAAAAAAAC6Y/p2aiisvPz08EJKvLUSvRVJVYrDvmhq9LgCLcBGAs/s640/enver-4.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-6_9I1D1BdhU/Wpn7W-fFpEI/AAAAAAAAC6Y/p2aiisvPz08EJKvLUSvRVJVYrDvmhq9LgCLcBGAs/s72-c/enver-4.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-kerkim-te-se-vertetes-ne-dosjet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-kerkim-te-se-vertetes-ne-dosjet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy