Nëndetësja e frikshme ruse, që alarmoi Flotën e Gjashtë Amerikane kur bombardonte Serbinë për Kosovën

Nga Avis Gjyshja

Ne vitin 1999, gjate luftes per çlirimin e Kosoves, njera nga nendeteset nukleare ruse e cila do te kujtohet gjate per tragjedine e saj, pasi ishte futur ilegalisht nga ngushtica e Gjibraltarit, do te endej per rreth gjashte muaj ne erresiren e thellesive te Detit Mesdhe, ne ndjekje te Flotes se Gjashte Amerikane qe kishte ne perberjen e saj dhe aeroplan mbajtesen “Theodore Roosevelt” nga e cila niseshin avionet e NATO-s per bombardimin e Serbise. Dhe dihet qe per ruset asnje nga brigjet e Mesdheut nuk ishte aq i njohur sa brigjet e Shqiperise ku dhe mendohet se kjo nendetese fshihej here pas here.

Sipas gazetes “Pravda” te dates 16 Gusht 2012 ( http://www.pravdareport.com/…/16-08-20…/121899-kursk_nato-0/) po kjo nendetese, gjate kesaj kohe, kishte realizuar pese sulme konvencionale kunder objektivave konkrete.

Sherbimet sekrete te aleateve te NATO-s kuptuan se nje nendetese ruse e afte per te bere gjemen ishte futur ne Mesdhe.

Po cila ishte kjo nendetese e cila shkaktoi kaq alarm tek Flota e Gjashte Amerikane dhe angazhoi ne kerkim te saj te gjitha forcat anti – nendetese te vendeve antare te NATO-s ne Mesdhe?

Sherbimet e fshehta konfirmuan qe ishte Nendetesja Berthamore Ruse “Kursk”, e projektuar dhe e ndertuar per te shkaterruar cdo lloj mjeti apo grup mjetesh lundruese detare perfshi edhe aeroplanmbajteset. Ishte ajo nendetese qe me tragjedine e saj te mevoneshme do te terhiqte gjithe vemendjen e botes.

“Kursk” do te mbytej aksidentalisht me 12 Gusht te vitit 2000 ne ujrat e akullta te Detit Barents ne Oqeanin e Ngrire te Veriut duke mbajtur te bllokuar brenda saj, per nje kohe jo shume mire te percaktuar, deri sa vdiqen, nje pjese te efektivit te saj.

Cfare ishte Nendetesja Berthamore “Kursk”?

Nendetesja “K-141 Kursk” ishte krenaria e Marines Ruse. Si e dyta per nga madhesia pas nendeteseve planet shkaterruese Tajfun (me te medhate te ndertuara ndonjehere ne faqe te tokes), por me e re se ato, ishte arritja me e madhe e shkences se aplikuar ndonjehere tek nendeteset berthamore ruse. E projektuar si nje arme shkaterruese per aeroplanmbajteset dhe anije te tjera te fuqive shume te medha perfshi dhe grupet shoqeruese te tyre, kjo nendetese kishte filluar te ndertohej me 1990 ne Kantierin Ushtarak Detar te Severodvinsk ne veri te Rusise. “Kursk” u fut ne sherbim me 30 Dhjetor 1994.

Emri i saj ishte vene ne perkujtim te vend betejes me te madhe te mjeteve te blinduara ne histori; – betejes se famshme ruso – gjermane te Luftes se Dyte Boterore e cila filloi me 12 Korrik 1943, ne Prokhorovka, rajon prane qytetit rus Kursk dhe qe sic dihet pas humbjesh te jashtezakonshme jetesh njerezore e mjetesh te blinduara nga te dy palet perfundoi me fitoren e ruseve.

“Kursk” ishte nje nendetese Project 949A Anteye, Oscar II- Klas, me nente lokale, dy reaktore nukleare te modelit OK-650b dhe dy turbina avulli.

– 154 metra e gjate, komode e me palester brenda, dhoma te vecanta per oficeret, pavaresi qendrimi deri 4 muaj nen uje, shpejtesi lundrimi 32 nyje (59 km/h) nen uje dhe 16 nyje (30 km/h) mbi uje, me thellesi zhytje per aktivitet normal deri 420 m dhe thellesi sigurie limit deri 500 m, praktikisht pa kerkesa per rifurnizim me karburant berthamor (nevojitej vetem njehere ne 30 vjet) – kjo nendetese e afte te cante dhe akujt e Arktikut dhe e pakapeshme magnetikisht se bashku me armatimin e aftesite goditese ishte sigurisht krenaria e Flotes Ruse te asaj periudhe.

Per armatim kishte 24 cope raketa supersonike “P-700 Granit” me rreze te gjate veprimi e 20 km lartesi fluturimi, 24 silura dhe 8 aparate leshimi silurash e raketash.

Ne rast te nje lufte te mundeshme berthamore nendetesja ishte e afte qe te perdorte koka nukleare per te gjitha silurat dhe raketat e saj.

Baza Ushtarako Detare ku “K-141 Kursk” qendronte me se shumti ishte Vidyaevo, ne rajonin Murmansk Oblast te Rusise Veriore. Ndersa persa i perket historikut te aktivitetit te saj, e vetmja gje per tu mbajtur mend ishte inkursioni ne Detin Mesdhe….

Si ndodhi tragjedia e “Kursk”?

Ne kohen e tragjedise nendetesja “Kursk” ishte pjese e stervitjes me te madhe detare ruse te atij 10 vjecari te quajtur “Summer-X” e te organizuar ne detin Barents, pjese e Oqeanit te Ngrire ne veri te Rusise.

Ne te perfshiheshin dhe 30 anije te tjera luftarake si dhe kryqezori i famshem “Pyotr Velikiy” (Pjetri i madh) i cili ishte ne rolin e anijes flamurembajtese. Po ashtu merrnin pjese dhe kater nendetese te tjera te flotes ruse si dhe nje numer tjeter i madh avionesh e anijesh me te vogla.

Shume larg nga andej, stervitja asistohej nga dy nendetese berthamore amerikane te quajtura “USS Memphis” dhe “USS Toledo”.

– “Kursk” u mbyt ne detin Barents te Oqeanit Arktik, diten e shtune, me 12 Gusht 2000 duke marre me vehte dhe 118 jetet qe ishin brenda saj. Aparaturat regjistruan dy shperthime ne interval 2 minuta e 15 sekonda njeri pas tjetrit. Sipas regjistrimeve nga aparaturat sizmografike te Alaskes ne anen tjeter te botes, shperthimi i pare kishte forcen e nje termeti te shkalles 2.2 Rihter dhe i dyti 4.4 po te shkalles Rihter.

Marina ruse nuk e kuptoi menjehere se cfare ndodhi me “Kursk” dhe nuk pezulloi manovrat ushtarake per me shume se 6 ore nga momenti i incidentit. Per kete arsye dhe vendpercaktimi i nendeteses se mbytur ju mori ruseve rreth 16 ore jashtezakonisht shume te shtrejta per ate situate.

Amerikanet nisur nga regjistrimet e sizmografeve te Alaskes, te dhenat satelitore dhe aparaturat e dy nendeteseve qe monitoronin rajonin e kuptuan qe ne sekonden e pare se cfare ndodhi.

Konkluzionet e mevoneshme treguan se kur “Kursk” po ngarkonte nje torpedo HTP jo luftarake (pa koken eksploduese) per aresye te mungeses se trajnimit te duhur te efektivit per keto lloj silurash, nje rrjedhje nga nje saldim jo i mire i High Test Peroxide (HTP) (85 deri 95% koncentrim uje i oksigjenuar – kujtoni se uji i oksigjenuar qe shitet ne farmaci nuk kalon asnjehere 3% koncentrim) shkaktoi qe karburanti i silures (qe quhet kerosine) te shperthente duke cuar pastaj si rezultat i temperaturave shume te larta, ne shperthimin e dyte te 5 deri 7 kokave luftarake jo nukleare torpedosh (kete numur nuk e kam gjetur te percaktuar sakte ne asnje material qe kam pare/A.Gj) nje shperthim ekuvalent me fuqine shperthyese te dy deri ne tre ose me shume ton TNT. Ky shperthim shkaterroi gjithe pjesen e perparme te nendeteses deri ne lokalin e gjashte. Reaktoret berthamore ne lokalin e peste nuk u demtuan, gje qe ishte e vetmja mrekulli e kesaj tragjedie. Ajo cka ngeli nga nendetesja ra ne fund te detit, rreth 108 metra thelle dhe e vetmja rruge teorike per shpetim te pjeses se mbetur gjalle nga efektivi i nendeteses, ishte dalja nga sistemi i posacem i daljes ne rast avarie ne lokalin e nente. Cdo pjestar ekuipazhi ne nendetese kishte kostumin personal polumbar te daljes nga thellesia ne rast avarie. Por kjo dalje teorike mund te realizohej vetem me ndihme nga jashte…. Ndihme e cila ne fakt nuk erdhi kurre…

Per kater dite rresht ruset u perpoqen me mjete te ndryshme te ndihmonin te mbijetuarit ne nendetese por pa sukses. Teknikisht e oganizativisht te pa afte, ruset deshtuan ne te gjitha perpjekjet e tyre per te ofruar ndihme tek pjesa e mbetur gjalle e efektivit. Qeveria ruse per te mbuluar pa aftesite teknike e organizative manipuloi deri dhe kohen e deklaruar te aksidentit dhe refuzoi kategorisht ndihme prej qeverive te tjera. Vetem ne te pesten dite presidenti Putin autorizoi Marinen Ruse te pranonte ndihmen e ofruar angleze e norvegjeze. Ne diten e shtate per nga mbytja norvegjezet arriten te hapnin daljen shpetuese te lokalit te nente por ishte shume vone.

Lokali i nente dhe gjthe pjesa e ngelur e nendeteses nuk kishte me njeri te gjalle…..

Teorite konspirative

Ndersa shumica e eksperteve konkluduan qe shkaku i tragjedise ishte nje shperthim torpedoje, midis tyre kishte mosperputhje per menyren se si ndodhi. Per ruset ishte e pamundur ta mendonin se si u mbyt kaq lehte krenaria e nendeteseve ruse. Tragjedia krijoi vend per shume lloj teorish te ndryshme konspirative. Ne keto lloj teorish u perzje media dhe specialiste e autoritete ushtarake e politike te te gjitha paleve. Shume flisnin per prova e dokumenta qe nuk e pane kurre driten e publikimit. Nje teori thoshte qe shperthimi erdhi nga bombolat e ajrit te presionit te larte qe perdorej per cfryrjen e ballastit. Gazetat “Der Spiegel” “Berliner Zeitung” dhe “Sunday Times” deklaruan se zoterojne dokumenta qe nendetsja u godit gabimisht me rakete nga Kruizeri Luftarak Rus “Pyotr Velikiy “i cili merrte pjese ne keto manovra ne rolin e anijes flamur mbajtese. Te tjera teori lidheshin me terrorizmin cecen ose gabime njerezore. Teorite vazhdonin duke thene se “Kursk”, po provonte nje tip te ri torpedoje per te cilen perendimi nuk kishte mbrojtje. Te tjera teori thonin se nendetesja amerikane USS Memphis goditi “Kursk” e ca te tjere flisnin per nje incident me mina ujore.

Operacioni i deshtuar i shpetimit dhe ndihma nga jashte

Ministri rus i Mbrojtjes, Igor Sergeyev, i cili u detyrua te jepte doreheqjen pas kesaj katastrofe, nuk e informoi presidentin Putin deri ne oren 7 te mengjesit te dites se diele. Po te dielen, Komandanti i Flotes se Veriut Admirali Popov, megjithese ishte i mireinformuar per tragjedine tha para shtypit se stervitja ishte nje sukses shume i madh.

Por qe te dielen ne mengjes midis familjareve te anetareve te ekuipazhit te “Kursk” te cilet jetonin afer bazes ushtarake filluan te qarkullonin fjale se dicka nuk po shkonte mire. Familjaret e antareve te ekuipazhit mesyne Bazen Ushtarake te Vidyaevos, por atje nuk ishte askush qe mund te jepte nje pergjigje te drejteperdrejte per situaten….

Nderkohe ne rajonin e katastrofes megjithese me shume vonese kishin filluar operacionet e shpetimit. Anija shpetuese “Mikhail Rudnitsky” arriti ne rajonin e katastrofes ne 9:00 te mengjezit te dites se diel, date 13 Gusht 2010. Duke leshuar spirancen efektivi i saj raportoi se kishin kapur nje sinjal akustik SOS, (sinjali i fatkeqesise ne sistemin MORS). Me nje ngadalesi te pajustifikueshme e ardhur nga pa aftesia e ekuipazhit dhe teknika e pamirembajtur, ne oren 17:30 te dates 13 Gusht, anija shpetuese “Mikhail Rudnitsky” leshoi ne uje te paren nendetese te vogel shpetuese te quajtur “AS-34”. Ne oren 18:30 ne thellesine 100 m, “AS-34” raportoi qe u perplas me nje object dhe se ata shikonin nje helike anije e ca gjera te tjera. “AS-34” ishte demtuar nga goditja dhe nuk ishte me ne gjendje te vazhdonte procesin e shpetimit. Ne 22:40 ne uje u leshua nje tjeter nendetese e ketij lloji, “AS-32” por per nje informacion te gabuar te dhene nga anija komanduese “Pyotr Velikiy” ajo nuk pati mundesi te lokalizonte “Kursk”. Ekuipazhi i “Mikhail Rudnitsky” u perpoq te kontaktonte “Kursk” dhe menjehere sipas tyre degjuan nje tjeter sinjal SOS i cili ne analizat e mevoneshme u percaktua si nje ze me origjine biologjike (njerezor).

Te gjitha keto u raportuan tek anija komanduese “Petr Velikiy”.

“AS-32” u kthye pa rezultat ne siperfaqe ne oren 1:00 pas mesnate, date 14 Gusht 2010.

Nderkohe ne rajonin e katastrofes arriti dhe “Nikolay Chiker – SB 131”, nje tjeter anije shpetuese ruse. Me kamerat e saj te thellesise ajo pruri imazhet e para te katastrofes ne siperfaqe. Bashi i nendeteses (pjesa e perparme e saj) pothuaj i teri i shkaterruar, ishte ngulur rreth 22 metro thelle ne fundin gelqeror te detit Barents, periskopi ishte i ngritur (gje qe deshmonte se katastrofa kishte ndodhur ne thellesine e periskopit ne 20 ose me pak metra), dhe ajo qe kish ngelur nga nendetsja kishte rene ne fundin e oqeanit dhe ishte anuar 60 grade anash dhe rrreth 6-7 grade ne drejtimin gjatesor. Nuk dukeshin demtime ne pjesen e kicit dhe ne rajon nuk kishte rrezatim radioaktiv, gje qe deshmonte se he per he nuk kishim te benim me nje mega fatkeqesi nukleare.

Nderkohe “AS- 34” ishte riparuar dhe ne oren 5:00 te dites se hene date 14 gusht 2010 u rizhyt ne vazhdim te operacioneve shpetuese. Ne oren 06:50, “AS- 34”, gjeti nendetesen dhe filloi operacionin e lidhjes me sistemin e daljes ne rast avarie mbi lokalin e nente te nendeteses.

Por “AS- 34” ishte nje nendetese e vogel qe funksiononte vetem me bateri…dhe baterite jo mire te karikuara u shkarikuan duke detyruar ate te kthehej ne siperfaqe pa rezultat…

Nderkohe era filloi te ngrinte fuqine dhe operacioni i shpetimit me tekniken ruse nuk ishte me ne gjendje te vazhdonte.

Te marten “Mikhail Rudnitsky” provoi perseri e prap pa rezultat. Pastaj provuan te ulnin nje lloj aparature te komandueshme nga larg, ROV (Remotely Operated Vehicle) qe perseri deshtoi. Ne oren 20:00 u leshua poshte perseri “AS- 34” dhe prap u demtua. U riparua perseri dhe u rileshua ne uje ne oren 21:10 te dates 15 Gusht. Me 15 gusht ne rajonin e katastrofes mberriti nje tjeter anije – vinc, model “PK-7500” shume e fuqishme, e cila me fuqine dhe pajisjet e saj konsiderohej si mjaft me e pershtateshme per kete rast. Por as ajo nuk mundi te zbatonte dot planet e saj. Te merkurren me 16 Gusht nepermjet “AS- 34”, ruset u perpoqen dhe dy here te tjera te lidheshin me sistemin e daljes ne rast avarie te lokalit te nente, por perseri pa rezultat. Dhe perseri “AS- 34” u demtua. Ekuipazhi I “Mikhail Rudnitsky” vendosi te heqe pjese nga “AS-32” dhe me pjeset e saj te riparonte “AS- 34”.

Nderkohe Admirali Popov, 5 dite me vone, te ejten ne ora 12:00 raportonte ne Komanden e Pergjithshme se nuk ka pasur shperthim ne “Kursk”….

……………………..

Te gjitha perpjekjet deshtuan nderkohe qe Komanda e Larte e Marines ne Moske i tha medias se ekipet shpetuese kishin degjuar se te ngelurit gjalle ne nendetese godisnin nga brenda me mjete te forta duke dhene ne sistemin MORS sinjalin “SOS” dhe pas kesaj fjalen…”uje” … Askush edhe sot nuk eshte i sigurt se sa te verteta jane realisht keto informacione.

Me 17 Gusht presidenti Putin, shprese humbur e i zhgenjyer thelle nga mundesite e ruseve, pranoi oferten e qeverive Angleze dhe Norvegjeze per asistence. Me 19 Gusht,pra 7 dite pas katastrofes, rreth ores 8:00 te mbremjes mberriti ne rajonin e katastrofes anija shpetuese norvegjeze “Pioneer” e cila kishte nje nendetese te vogel shpetimi te prodhimit anglez ne bord. Te dielen me 20 Gusht norvegjianet ulen nje pajisje robotike tek nendetsja e mbytur duke qartesuar keshtu situaten rreth “Kursk”. Por ruset vune shume kufizime dhe midis te tjerave ndaluan zhytesit norvegjeze te thellesise te preknin sistemin e daljes ne rast avarie mbi lokalin e nente si dhe nje valvul kontrolli ajri te lidhur ne te. Kufizimet ruse ishin jashtezakonisht jo logjike dhe absolutisht penguese per procesin e shpetimit. Norvegjezet protestuan por me ne fund per te mos vonuar procesin e shpetimit, pranuan te benin vetem punet teknike duke krijuar mundesi per zhytesit ruse te inspektonin nendetesen nga brenda.

Me 21 gusht norvegjezet konfirmuan lajmin fatal se askush nuk ishte me gjalle ne Nendetesen “Kursk”.

Dhe vetem pas kesaj Shefi i Stafit te Flotes Ruse te Veriut Mikhail Motsak deklaroi ne publik qe nendetsja “Kursk” ishte mbytur dhe i gjithe efektivi kishte vdekur.

Me 22 Gusht presidenti Putin firmosi urdherin e shpalljes se dates 23 Gusht si dite zie kombetare per Federaten Ruse….

Refuzimi i ndihmes se huaj

Amerikanet u informuan me perpara se sa Kremlini per tragjedine e “Kursk”. Menjehere u vune ne dijeni Sekretari per Mbrojtjen, William Cohen dhe Keshilltari i Sigurise Kombetare te Shteteve te Bashkuara, Sandy Berger. Shtetet e Bashkuara njoftuan menjehere Angline, Francen, Gjermanine, Izraelin dhe Norvegjine te cilet ofruan ndihme te menjehereshme ne drejtim te Rusise dhe ne te njejten kohe, Shtetet e Bashkuara afruan dhe nje nga dy mjetet e sofistikuara te shpetimit ne thellesi qe dispononin, por ruset refuzuan. Ministri i Mbrojtjes Ruse Igor Sergejev i tha Ambasades Amerikane se ata ishin ne procesin e shpetimit te te mbijetuareve te aksidentit dhe nuk nevojitej ndihme.

Presidenti rus Vladimir Putin i cili ne kohen e incidentit ishte me pushime ne rezidencen Presidenciale ne Sochi te Detit te zi, u informua menjehere per tragjedine por raportuesit i thane atij qe nje manover shpetimi ishte ne process dhe se ata e kishin ne kontroll situaten.

Putin priti dhe pese dite te tjera para se te kthehej ne Moske nderkohe qe media dhe publiku rus, duke pare paaftesine e qeverise ruse per te menaxhuar situaten, ishin acaruar jashtezakonisht shume. Nje vit me vone Putin shprehu pendese per kete por u justifikua duke thene se ai kishte te njejtin nivel komunikimi si ne Sochi dhe ne Moske dhe asgje per fat te keq nuk do ndryshonte dot.

Vdekja e te mbijetuareve

Megjithe konkluzionet kontradiktore, Zevendes Admirali Vladislav Ilyin, udheheqesi i grupit investigues per tragjedine e “Kursk” deklaroi qe njerezit ne lokalin e nente te nendeteses mbijetuan deri tre dite nga momenti i incidentit.

Nga investigimi rezultoi qe nje numur i madh aparatesh regjenerimi te ajrit (kontenjere qe kane brenda oksid kaliumi, e qe thithin gazin karbonik dhe clirojne oksigjen) ishin prure ne lokalin e nente me qellim per te zgjatur mbijetesen e te mbledhurve aty deri ne nje nderhyrje shpetuese deshperimisht te pritur nga jashte. Nga analizat u konkludua qe dhe kjo pjese e mbijetuar e ekuipazhit kishte vdekur gjate ose pas momentit kur nje nga aparatet regjeneruese te ajrit kishte marre kontakt me ujin e kripur i cili gradualisht kishte filluar te hynte edhe ne lokalin e nente ne te cilin ishte grumbulluar pjesa e ngelur e fektivit. Dhe keshtu vdekja e atyre pak te mbeturve kishte ardhur perfundimisht nga asfiksia prej mungeses se oksigjenit.

Te 23 te mbijetuarit e ngelur pas shperthimeve, efektive qe sherbenin nga lokali i gjashte deri ne te nentin ishin mbledhur ne lokalin e nente i cili ishte i vetmi lokal ne pjesen e mbetur te nendeteses, qe afronte mundesine e daljes ne rast avarie. Duket qe Kapiten Leitnant Dmitri Kolesnikov, komandant i lokalit te turbinave kishte marre pergjegjesine e organizimit te perpjekjeve te fundit te te 23 te mbijetuareve te mbledhur ne lokalin e nente. Te bllokuar ne pjesen e mbrame te nje nendeteseje te mbytur e te rene ne fund te Oqeanit Arktik, kur elektriciteti po i linte, ne nje agoni te tmerrshme e ne pritje te vdekjes se sigurt se bashku me 22 shoke, Kapiten Leitnant Dimitri Kolesnikov prerpiqej te shkruante mesazhe qe do ti mberrinin botes muaj me vone. Kolesnikov kishte mundur te shkruante te pakten dy shenime qe u gjeten ne trupin e tij pas nxjerrjes se kufomave dhe vetem pak pjese te tyre ju afruan medias per here te pare e te fundit me 27 Tetor 2000.

Shenimi i pare ishte shkruar te shtunen, date 12 Gusht, ne oren 13:15, pra 1 ore e 45 minuta pas eksplozionit te dyte:

– “Eshte ora 13:15. I gjithe personeli nga lokalet gjashte, shtate dhe tete jane mbledhur ne lokalin e nente. Ndjehemi keq dhe te dobet nga gazi karbonik…. Presioni (atmosferik) ne lokal eshte duke u rritur. Nqse ne do te dilnim ne siperfaqe nuk do ti mbijetonim dot kompresionit. Nuk do te shkojme dot me shume se nje dite…”

I dyti dhe i fundit shenim, shume i veshtire per tu lexuar eshte bere po ate dite ne oren 15:15.

– ..”Eshte erret ketu per te shkruar, por po perpiqem me hamendje. Duket qe nuk ka me shanse, 10-20%. Le te shpresojme qe me se paku dikush do ta lexoje kete. Ketu eshte lista e personelit nga lokalet e tjera te cilet jane tani ne te nentin dhe do tentojne daljen…. Kolesnikov!”

Gazeta “Izvestia” raportonte me 26 Shkurt 2001 dhe per nje tjeter shenim qe gjetur ne trupin e Zevendes Komandantit te lokalit te gjashte Rashid Aryapov i cili shenonte se gjithkca ndodhi per nje gabim ne lokalin e silurave e te tjera. Por shenimi i Aryapov nuk u be kurre publik. Marina Ruse eshte munduar fort te fshehe te gjitha informacionet qe provojne per pamundesine e saj per kete process shpetimi te jashtezakonshem per nenujsat e ngelur brenda ne nendetese.

…. Mbas te gjithave…..

– 115 nenujsa, trupat e te cileve u identifikuan u varrosen ne Rusi. Tre nuk munden te gjendeshin….

Nje kryq i madh, me Krishtin e mberthyer ne te, u ul nga zhytesat ruse te thellesive ne fundin e detit Bahrents, pikerisht atje ku u mbyt “Kursk”.

Ndersa nxjerrja dhe transportimi i asaj qe kishte mbetur nga nendetesja “Kursk”, me i madhi qe ka ndodhur ndonjehere ne bote deri me sot dhe qe ne aspektin teknik ishte nje mrekulli inxhinierike, u be po nga te huajt. Ruset nuk mund ta benin dot, keshtu qe presidenti rus firmosi me kompanite hollandeze “Smit International” dhe “Mammoet” per nje kontrate prej 65 milion dollare amerikane vlere pune per nxjerrjen dhe transportimin e “Kursk” ne nje dok te thate ne brigjet e veriut.

Mbytja e nendeteses “Kursk”, e krenarise se Flotes Ruse, ishte nje ngjarje deshperimisht shkaterruese per Federaten Ruse.

Per dicka me shume se dy vjet pas tragjedise se “Kursk”, ruset munden te perfundojne nje top -secret investigim prej 133 volumesh lidhur me kete tragjedi. Por qeveria publikoi vetem 4 faqe permbledhese te natyres jo – sekrete lidhur me tragjedine. Sipas gazetes “Rossiyskaya” materiali konkludonte per “thyerje shokuese disipline, berje keq detyrash, mungesa dhe mirembajtje shume e keqe e teknikes,” si dhe “neglizhence, pa aftesi dhe drejtim i keq.” Raporti konkludonte gjithashtu qe operacioni i shpetimit ishte vonuar ne menyre te pajustifikueshme…

Kjo katastrofe tregoi kalbezimin e fodullekut Sovjetik qe akoma i mundonte ruset, pa aftesine e efektivave te keq paguara e te keq trajnuara dhe njeherazi pa mundesine ekonomike te Rusise per te perballuar nevojat e kesaj ushtrie te madhe e akoma te inspiruar me mentalitetin megalloman Sovjetik te luftes se ftohte.

Nga frika per ngjarje te tjera te kesaj natyre, raketat dhe silurat HTP u nxoren nga armatimi rus. Amerikanet kete e kishin bere qe shume kohe me pare.

………………..

Sot ne Rusi ka shume memoriale kushtuar “Kursk”. Ne enderren time duke menduar se ndonje dite do kem mundesine te vizitoj San Petersburgun e Rusise, si nje ish nenujes qe kam harxhuar nje pjese te mire te jetes time po ne nendetese ruse, krahas te tjerave, shpresoj te kem mundesine te vizitoj dhe ndonje nga memorialet e nendeteses “Kursk”.

Olga Kolesnikova, e veja e Dmitri Kolesnikov tregon se i shoqi para se ikte ne kete lundrim te fundit e pa kthim kishte nje parandjenje te thelle vdekjeje.

Pervec gjerave te tjera qe beri para se te nisej, ai shkroi dhe nje poezi me vargje te tilla:

“Dhe kur te vije koha te vdes,

Megjithese i ndjek keto mendime tutje,

Dua kohe te peshperis vetem nje gje

..- Te dua shume e dashura ime!”…./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nëndetësja e frikshme ruse, që alarmoi Flotën e Gjashtë Amerikane kur bombardonte Serbinë për Kosovën
Nëndetësja e frikshme ruse, që alarmoi Flotën e Gjashtë Amerikane kur bombardonte Serbinë për Kosovën
https://3.bp.blogspot.com/-uz6u1vZPkYo/WqxqfPZHu3I/AAAAAAAAENI/MGt5xjGvRI0Dob_Lu_iq16g_3WyxNHh6wCLcBGAs/s640/nendetese-1-e1521192549779.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-uz6u1vZPkYo/WqxqfPZHu3I/AAAAAAAAENI/MGt5xjGvRI0Dob_Lu_iq16g_3WyxNHh6wCLcBGAs/s72-c/nendetese-1-e1521192549779.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/nendetesja-e-frikshme-ruse-qe-alarmoi.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/nendetesja-e-frikshme-ruse-qe-alarmoi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy