Nëse ora elektronike është mbrapa 6 min, faji është i Serbisë dhe Kosovës

Tensioni midis Kosovës dhe Serbisë ka çuar në një ndryshim të paprecedentë të rrjetit elektrik evropian: që nga janari, orët elektronike të zgjimit, orët e furrave elektrike dhe të sistemeve të ngrohjes kanë ngelur prapa pothuajse 6 minuta.

Titulli i komunikatës thotë: «Vazhdim i devijimit të frekuencës, që ka origjinën në Serbi / Kosovë, në rrjetin evropian të energjisë elektrike kontinentale». Substanca është shumë e thjeshtë: orët në të gjithë Evropën janë vonuar prej javësh; një fenomen i ngjashëm nuk kishte ndodhur kurrë më parë; dhe fajtori i kësaj u identifikuan përfundimisht.

Gjashtë minuta që mungojnë

Për të kuptuar se si një grindje politike midis dy vendeve – Serbisë dhe Kosovës – ka qenë në gjendje të arrijë në orën e zgjimit në dhomat tona, ndoshta është mirë të fillojmë nga fundi. Nga mesi i janarit, të gjitha orët elektronike funksionimi i të cilave varet drejtpërsëdrejti nga rrjeti i energjisë elektrike – ato të furrave me mikrovalë, për shembull; por edhe kohëmatësit që kontrollojnë radiatorët e ngrohjes; jo, për orët e kompjuterëve dhe smartfonëve – kanë tjetër sistem funksionimi. Për të qenë të saktë: në këto javë kanë ngelur prapa 6 minuta.

Sinkroni i humbur

Kush e zbuloi atë? Entsoe, që është organizata që përfaqëson operatorët e rrjeteve elektrike në 25 vende evropiane: nga Spanja në Turqi, nga Polonia deri në Holandë, duke kaluar edhe përmes Shqipërisë. Dhe që me durim shpjegon se si frekuenca e energjisë elektrike në Evropë është 50 Hertz; dhe se si kjo vlerë që ne të gjithë e konsiderojmë të qëndrueshme, në fakt është mesatarja. Nëse këto të dhëna mbeten brenda një “normë” të tolerancës, gjithçka funksionon si duhet. Pak javë më parë, megjithatë, Kosova nuk gjeneroi energjinë elektrike të nevojshme, dhe Serbia – e cila, sipas ligjit, do të ishte e detyruar të kompensojë ndonjë mungesë në Kosovë, për ta mbajtur sistemin të qëndrueshëm – nuk e bëri. Pse? Thjesht: sepse të dy vendet kanë një seri shumë të gjatë mosmarrëveshjesh të hapura që nga shkëputja e Kosovës, e cila u bë një dekadë më parë. Zinxhiri i paqëndrueshmërisë dhe i akuzave të kryqëzuara ka pasur efektin e tij edhe në ndryshimin e frekuencës së energjisë elektrike – dhe për këtë arsye të ngadalësimit të orëve të gjithë kontinentit. Dhe çështja është aq serioze sa një organ teknik si Entsoe kishte për të shkruar në deklaratën e tij se “një zgjidhje politike është urgjente”.

Çfarë duhet të bëni?

Devijimi i frekuencës, ndërkohë, u ndal të martën, siç raportoi për BBC-së zëdhënësi i Entsoe: Susanne Nies. E cila nënvizon megjithatë se është e nevojshme që energjia elektrike e pordhuar në tepricë të hidhet në sistem, në mënyrë që të rifitojë ekuilibrin e humbur. Pyetja, megjithatë, është: çfarë të bëjmë tani me orët tona të vonuara? Ka dy opsione: ose i lëvizni përpara me 6 minuta (por do të duhet të mbani mend që t’i ndryshoni sërisht ato, sapo të jetë rivendosur frekuenca e sistemit); ose vazhdoni ti lini mbrapa (për një kohë ende të vështirë për të vlerësuar: “do të duhen disa javë për t’u kthyer në normale”, thotë Entsoe), sepse sapo sistemi të kthehet në ekuilibër, orët do të rekuperojnë kohën e humbur./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nëse ora elektronike është mbrapa 6 min, faji është i Serbisë dhe Kosovës
Nëse ora elektronike është mbrapa 6 min, faji është i Serbisë dhe Kosovës
https://2.bp.blogspot.com/-rq1CPloBXcQ/WqSHK1IvhZI/AAAAAAAADnA/_edd8fk3Y9My6vJj8PSTv9_HNNH6GBY-ACLcBGAs/s640/sveglia.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-rq1CPloBXcQ/WqSHK1IvhZI/AAAAAAAADnA/_edd8fk3Y9My6vJj8PSTv9_HNNH6GBY-ACLcBGAs/s72-c/sveglia.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/nese-ora-elektronike-eshte-mbrapa-6-min.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/nese-ora-elektronike-eshte-mbrapa-6-min.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy