New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

, New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

Dikur ka qenë simboli i Prishtinës, por fatkeqësisht “Grand Hotel” që ndodhet në qendër të Prishtinës tanimë është buzë rrënimit edhe pse mban një pjesë të madhe të historisë.
Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka bërë një reportazh për “Grand Hotel” duke e konsideruar i hotelin më të keq në botë.
“Prishtina është rregullisht i masakruar nga komentet negative online. “I shpifur”, “një rrënim” dhe “horror absolut” janë disa nga komentet në rrjetet sociale që shtojnë se “ndoshta është hoteli më i keq ku kanë qenë”,- thuhet në fillim të reportazhit.

, New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

“Menaxherët nuk duken të shqetësuar nga kritikat masive online. Ata nuk marrin rezervime online dhe nuk kane akses ne internet. Hoteli i tyre nuk ka as e-mail. I trashëguar nga ish-Jugosllavia dhe nën pronësi shtetërore, Presidenti Hashim Thaçi përpiqet të gjejë diçka të mirë kur pyetet për këtë hotel. “Nuk mendoj se është hoteli më keq në botë sepse bota është shumë e madhe” – i ka thënë ai gazetarit Andreë Higgins.

, New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

Edhe menaxheri Rrahim Fazliu ka pranuar për median amerikane, se hoteli nuk e meriton rankimin me 5 yje të marrë në vitin 1978 kur u ndërtua. Gjithsesi ai këmbëngul se vetëm me pak “make up” ai mund të bëhet sërish “simbol suksesi”.

, New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

Menaxheri Rrahim Fazliu
“Tani vetëm 2 kate janë të hapura. Aty dhomat janë përgjithësisht të pastra dhe ku ofrohet me raste edhe ujë i ngrohtë. Stafi i paktë i mbetur përpiqet të jetë i sjellshëm dhe duken të turpëruar me pamjen ku ka përfunduar krenaria e tyre e dikurshme. “Ndoshta mund të ndërtojmë një “Trump Tower” atje” – sugjeron Hashim Thaçi.”,-vijon reportazhi i NYT.

, New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

“Në hotel mbetet ende si suvenir një dhomë e ndërtuar posaçërisht për Josip Broz Tito, udhëheqësin e Jugosllavisë. Hoteli u tentua të privatizohej në vitin 2006. Një kompani vendase pagoi 8 milionë euro duke premtuar të investonte 20 milionë euro të tjera, por ato nuk u paguan kurrë. Në 2012-ën Agjencia e Privatizimeve e anuloi shitjen dhe mbajti paratë e paguara.”,-citohet në reportazhin e prestigjiozes./ /ZgjohuShqiptar.info

, New York Times: Hoteli më i keq në botë ndodhet në qendër të Prishtinës (FOTO)

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button