Pagesa që do përfitojnë të papunët për vijimin e kurseve profesionale

Punëkërkuesit e papunë që pranojnë të ndjekin kurset e formimit profesional do të trajtohen me një pagesë, e cila llogaritet të jetë në masën 50 të së ardhurës nga papunësia.

Për të përfituar këtë pagesë, ndjekësit e kursit profesional duhet të plotësojnë edhe kushtin që: gjatë kësaj periudhe nuk duhet të përfitojnë ndihmën ekonomike, ose pagesën e papunësisë.

Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria, saktësohet se pagesa jepet për ndjekjen vetëm të një kursi dhe do të mbulojë të gjithë kohëzgjatjen e tij.

“Punëkërkuesit e papunë do të mund të përfitojnë një herë të vetme nga ky program. Vendimi saktëson se në zyrën e punësimit ngrihet komisioni i vlerësimit, i përbërë nga të paktën, tre persona të cilët do të vlerësojnë rast pas rasti punëkërkuesit, të cilët do të marrin këtë pagesë sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren përkatëse”, shkruan Dita.

Pagesa kryhet nga zyra përkatëse e punësimit, pas dërgimit të një konfirmimi nga institucioni ofrues i kursit që pjesëmarrja në programin e formimit profesional është e rregullt.

“Drejtoritë rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit informojnë çdo muaj drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për personat që kanë përfituar nga programet e formimit profesional, shoqëruar me listën emërore dhe programin, nga i cili kanë përfituar, thuhet në vendim.

Në rastet kur vendbanimi i punëkërkuesit të papunë është mbi 2 km larg institucionit ofrues të kursit të formimit profesional, zyra e punësimit paguan një kosto mujore transporti, në masën e përcaktuar në kuadrin ligjor për tarifat e transportit të udhëtarëve.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit monitoron ecurinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, të cilat ia paraqet strukturës së ndihmës shtetërore në ministrinë përgjegjëse. Ky program fillon nga zbatimi që gjatë këtij viti dhe kohëzgjatja e tij do të jetë për 5 vite./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pagesa që do përfitojnë të papunët për vijimin e kurseve profesionale
Pagesa që do përfitojnë të papunët për vijimin e kurseve profesionale
https://4.bp.blogspot.com/-F5uqB7jNbt8/WrMlt_Gq95I/AAAAAAAAEyk/dzWJyAaPvrspzbgtH3LLIeqb-rxoWNmJACLcBGAs/s640/kurs-profesional-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-F5uqB7jNbt8/WrMlt_Gq95I/AAAAAAAAEyk/dzWJyAaPvrspzbgtH3LLIeqb-rxoWNmJACLcBGAs/s72-c/kurs-profesional-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pagesa-qe-do-perfitojne-te-papunet-per.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pagesa-qe-do-perfitojne-te-papunet-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy